Author: tirana

Muzikanti Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë në fshehtësi të plotë. Por miqtë ia kanë nxjerrë sekretin, pasi kanë ndarë me njëri-tjetrin këtë lajm të bukur në jetën e Pirros, madje disa janë habitur, duke qenë se ai ndonjëherë e kishte shprehur hapur se nuk kishte plane për fëmijë tjetër, pas Anthonyt. Por ja që ‘kurrë mos thuaj kurrë’ vlen të përmendet dhe në rastin e kantautorit, i cili ka qenë shumë produktiv në muzikë, duke qenë se sapo ka publikuar krijimet e tij të albumit ‘Çelu’ të Elvana Gjatës. Ky titull i shkon përshtat edhe momentit…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel në Korçë me dy vajzat e saj, ku kanë vizituar së bashku Muzeun e Arsimit “Mësonjtorja e parë shqipe”. “E shfrytëzova këtë të diel të bukur për të sjellë Anën dhe Lunën në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, që të mësojnë më shumë për kontributin e çmuar dhe sakrificat e të parëve tanë për të mundësuar mësimin e gjuhës tonë të bukur shqipe si dhe edukimin kulturor e patriotik”, shkruan Kushi në Facebook.

Read More

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i skuadrave të moshës Redi Jupi dhe bashkëshortja e tij Vivian, e cila është dhe vajza e doktorit të njohur Mentor Petrela, folën sot tek “E Diela Shqiptare” për jetën e tyre private dhe si janë njohur. Ata janë takuar në Dhërmi, ishin një grup miqsh e shokësh që kishin shkuar për pushime dhe aty nisën shkëndijat e para. Ata e zyrtarizuan lidhjen shumë shpejt pas disa muajsh, ku Vivian ngeli shtatzënë me fëmijën e parë. Ajo studionte në Francë dhe ishte në vitin e fundit kur ngeli shtatzënë. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si…

Read More

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Selman Stermasi, ku një makinë ka përplasur një biçiklet ku si pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. Ndërkohë nga pamjet shihet momenti që drejtuesi i biçikletës ndodhet në rrugë dhe kalimtarët e rastit po i japin ndihmën e parë. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

Read More

Shoqëria civile së bashku me ish-të përndjekur politikë, aktivistë dhe intelektualë ka parashikuar në datën 12 Maj mbajtjen e një proteste në ambientete përballë kryeministrisë për plotësimin e kërkesave të ish-të përndjekurve politikë që u futën në grevën e urisë në Qafën e Barit. Grevë kjo e cila njoftohet se u mbyll pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pjesëmarrësve.

Read More

Një shtetas, mbi të cilin njihet vetëm pamja fizike, por jo identeti i vërtetë, është shpallur në këkrim policor për mashtrim. Duke u prezantuar me një identitet të rremë, si A.S., e duke treguar të dhëna false, sikur ai përfaqësonte një biznes të regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit, burri ia ka dalë mbanë të përvetësojë në një firmë tjetër biznesi, një frigorifer, një televizor dhe një lavatriçe. Me një sjellje biznesmeni dhe duke aktruar si person që nuk kishte asnjë problem financiar, i panjohuri është paraqitur në një biznes elektro-shtëpiakesh që ka selinë qendrore në rrugën “Siri Kodra” në…

Read More

Partia Demokartike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit, ku kërkon që në 9 qarqe të shpallen të pavlefshme zgjedhjet. Përfaqësuesit e PD-së pretendon se votat janë vjedhur me lekë, kërcënim si dhe përdorim të adiministratës. Teksa kanë dorëzuar dosjet në KQZ përfaqësuesit u shpreh se bëhet fjalë për prova që tregojnë qartë për atë çka e cilësojnë masakër elektorale. “Procesi i 25 prillit ishte masakër elektorale e kryer nga Rama , Doshi dhe Rakipi. Viktima ishin shqiptarët. PD e ka për detryrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë. Depozituam qindra prova dhe fakte…

Read More

Avokati Spartak Ngjela dha një intervistë ndryshe mbrëmjen e djeshme. Teksa zbuloi edhe arsyen se përse nuk është martuar ende, Ngjela u provokua nga personazhi i Gilbertit që luan rolin e ‘Fevziut, se nëse do të pranonte që të martohej me nënën e tij, se dhe ajo është beqare dhe ai kishte edhe lek. Përgjigjia e Ngjelës ishte direkt jo. “Po është nëna jote, jo. Intelekti trashëgohet nga nëna”, u përgjigj Ngjela.

Read More

Shumë shpejt do të nisë të vihet në aplikim shpërndarja e grantit prej 5 mijë eurosh për çdo familje emigrantësh që kthehet në Shqipëri për të investuar tek shtëpia e tyre në mënyrë që ta vërë atë në funksion të zhvillimit të agro-turizmit. Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi sot nga Rrajca se përpos infrastrukturës dhe ndërtimit të godinave qeveria ka përmbyllur investimin në rrjetin e ujit të pijshëm në mënyrë që kjo zonë të ketë një infrastrukturë komode për turistët. “Me parimin tonë qe nuk kemi asnjë ditë për të humbur dhe nuk kemi për pushim…

Read More

Ish-konkurrentët e Për’puthen, Melisa dhe Andi janë të ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”. Në studio nuk kanë munguar as përplasjet me Shqipe Hysenajn, e cila akuzoi Melisën se gjithçka e ka bërë për klikime. Mirëpo, çifti ua kanë mbyllur gojën të gjithëve, duke shkëmbyer një puthje të zjarrtë në mes të studios. Puthja është shoqëruar me duartrokitje të shumta në studio.

Read More

Nacionalistët e SNP të Nicola Sturgeon në Skoci shënuan fitoren e katërt elektorale radhazi, duke marrë 64 vota në parlament, vetëm një më pak nga sa nevojitej për shumicën absolute, dhe një më shumë sesa në zgjedhjet e 2016-tës. Separatistët synojnë tani t`i japin një tjetër shtysë të fortë kërkesës për referendumin e shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar, të refuzuar deri më tani nga qeveria e Boris Johnson. Rezultati zgjedhor në Skoci paralajmëron një konfrontim të drejtpërdrejtë me Johnsonin rreth një referendum të dytë të pavarësisë. “ Tani “nuk ka më asnjë justifikim demokratik për këdo që përpiqet të bllokojë…

Read More

Studimi i parë në botë për ilaçet që mundësojnë humbjen e peshës tregon që përdorimi i tyre nuk mund është efikas bazuar në provat aktuale. Studiuesit zbuluan se ndërsa disa pilula bimore dhe dietike që konsiderohen të rëndësishme në humbjen e peshës rezultuan të padobishme. At bënë thirrje për më shumë hulumtime mbi sigurinë e tyre. Shitja e pilulave dietike, pluhurave dhe lëngjeve që përmbajnë produkte bimore ose shtazore është rritur shumë kohët e fundit.Kompanitë prodhuese në të gjithnë botën u vlerësuan të kishin fitime me vlerë 41 miliardë dollarë vitin e kaluar. Rreth 20% e këtyre produkteve futen në…

Read More