Author: tirana

Një aksident ka ndodhur në Tiranë ku një automjet ka përplasur fëmijën 10 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’3 Dëshmorët’’ teksa fëmija është dërguar në spital. Sipas Policisë, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Arbana dhe Eduarti kanë zbuluar sot pse i kanë vendosur emrin Diell djalit të tyre. Çifti janë frymëzuar nga nëna e Eduartit, e cila e ka pasur emrin Diella. Eduarti ka publikuar disa foto të nënës së tij dhe ka shkruar: “Meqë qenka dita e nënës sot. Kjo është Diella, nëna ime kur ka qenë bloggere Instagrami në 1975” “Imazhi i ‘Karamela Zana’, ‘Bukës së misrit’, ‘i ranxhatës’, ‘i sapunit 5 leksh’ si dhe shumë markave të rrobave në vend”. Kujtojmë se në 7 maj Eduarti dhe Arbana festuan ditëlindjen e tyre në Milano.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se në Shqipëri tashmë është arritur kuota e 600 mijë vaksinimeve ndaj COVID-19. Rama ka vendosur një objektiv të rri për të arritur në 1 milion vaksinime në Shqipëri, ndërkohë që procesi vijon. Edhe Shqipëria si shumë vende hyn në sezon turistik teksa objektivi i parë i Ramës për 500 mijë vaksinime u tejkalua.

Read More

Para se të lidhni jetën me dikë gjithmonë duhet të keni parasysh që yjet mund të kenë planifikuar një fund të shëmtuar për ju dhe “fiksimin” tuaj të radhës. Nëse besoni te shenjat e horoskopit, atëherë do t’ju interesojë të dini me cilat shenja horoskopi nuk duhet të dilni. Dashi (21 Mars-19 Prill) Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj I dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim…

Read More

Kjo është 28-vjeçarja Anxhela Ibro,e cila u aksidentua sot në fshatin Vërtop të Poliçanit. Si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte, Ibro humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura në lumë, nga një lartësi rreth 15 metër. 28-vjeçarja Ibro mësohet se është punonjëse administrate në bashkinë e Poliçanit dhe një aktiviste e njohur e PS-së në këtë qytet. Në zgjedhjet paralamentare të zhvilluara në 25 prill 2021, Anxhela Ibro ishte zv/kryetare e KZAZ nr.67 në qytetin e Poliçanit. 28-vjeçarja Ibro është aksidentuar edhe disa vite më parë në dalje të qytetit të Poliçanit, ku humbi…

Read More

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës e mirënjohur si NASA ka kritikuar Kinën për raketën që i doli jashtë kontrollit dh rrëzimin e mbetjeve të saj në oqeanin indian. Administratori i NASA-s, Bill Nelson ka deklaruar se Kina qartësisht nuk po arrin të përmbushë standardet për të administruar mbetjet e saj hapësinore. Madje sipas tij, është kritike që Kina dhe gjithë kombet e tjera të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë. ‘’Kombet e hapësirës duhet të minimizojnë rreziqet për njerëzit dhe pronën në Tokë të rihyrjeve të objekteve hapësinore dhe të maksimizojnë transparencën në lidhje me ato operacione. Është e qartë…

Read More

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri duket se është gati për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin që do të zhvillohet nga 18 deri në 22 maj. Peristeri ka publikuar një foto me flamurin shqiptar mbi kokë, një bluzë me mbishkrimin ‘Karma’ dhe e ulur mbi një valixhe. Duket se ajo është gati për të udhëtuar drejt Holandës, teksa do të performojë me këngën ‘Karma’.

Read More

Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin që u bë nga persona të panjohur pranë kufirit me Serbinë ndaj anëtarëve të grupit “Kosova Mountain Club” në malet e Zubin Potokut. Osmani ka thënë se çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. “Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se ditët e fundit është vënë re një shtim i infektimeve, por edhe i shtrimeve ne spitalet rajonalë. “Këto 2-3 ditët e fundit ka një rritje te lehte, rreth 80-90 të infektuar në ditë, rritje të lehtë të shtrimeve në spital. 1-2 shtrime nga Tirana në Sanatorium dhe të tjerët kanë qenë në 3 spitale rajonalë Covid”. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar vetëm dy të shtruar në spitalet Covid në Tiranë. “24 orët e fundit ka qenë rreth 14 të shtruar dhe 21 vizita në banesë. Po ashtu numri i…

Read More

Ministria e Shëndetësisë tha sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1,952 testime, prej të cilave janë konfirmuar 57 infektime të reja. Po sot, betejën me koronavirusin e kanë fituar 963 pacientë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit një pacient kanë ndërruar jetë. NJOFTIMI: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.…

Read More

Dashi Diçka mund të lindë (një dashuri ose një miqësi) me shenjat e Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Edhe me shenjën e Binjakëve ka tërheqje por bëni kujdes me një Ujor. Në punë do të krijoni kontakte të reja të rëndësishme. Demi Sot Hëna është në shenjën tuaj, ju ndoshta do të merrni lajme të mira në dashuri nga data 13. Në punë nëse keni bërë një praktikë të gjatë tani mund të nënshkruani një kontratë afatgjatë. Binjakët Risi e kësaj dite është Afërdita në shenjën tuaj që sjell dashuri. Në punë një kohë e vështirë është kapërcyer tani mund të…

Read More