76 vjet pas Ditës së Fitores – kapitullimit gjerman më 8 maj 194 – që i dha fund luftimeve fizike në Frontin Perëndimor në Luftën e Dytë Botërore – mbeten ende jo pak mite dhe ide të gabuara mbi atë luftë. “Time” pyeti historianin e Muzeut Kombëtar të Luftës së Dytë Botërore, Rob Sitino, se cilat janë mitet kryesore, me studimin e të cilave ai është marrë për shume vite. Si profesor i historisë ushtarake, Sitino është autor i 10 librave. Ja cilat janë sipas tij 5 mitet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore: Miti nr.1: Presidenti amerikan…
Author: tirana
I fundit nga këngëtarët “BIG” në garë për javën e tetë është Alban Ramosaj me këngën “Thikat e mia”. Frymëzimi për këtë këngë Ramosaj e ka marrë nga një udhëtim në Spanjë. Kantautor, producent, regjisor dhe krijues i shtëpisë filmike “RA Film House”. Gjysmëfinalist në spektaklet “The Voice of Albania 3” dhe “Dance with me 3”. “Opening act” i këngëtares Emeli Sande në turin e saj Europian në Shqipëri. Aktor në serialin “Love Likes Tirana” dhe imazh i brandeve të ndryshme botërore si D&G, Tarik Ediz etj. Ardit Gjebrea: Kënga jote në këtë festival titullohet… Alban Ramosaj: Thikat e mia.…
Këngëtarja e njohur, Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, pikërisht në ditën e nënës. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj emrin dhe gjininë e foshnjës me një postim të ndarë në rrjetet sociale. Në fotot e publikuar nga salla e operacionit ajo bën të ditur se dëshira e saj ka qenë të ketë një mashkull që do ta dojë gjithmonë. “Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem.Gëzuar Dita e Nënës!Proud Mom of Tian and Zen,”-…
Analisti i njohur Baton Haxhiu ka surprizuar me anë të një videomesazhi mikun e tij, moderatorin Blendi Fevziu. Baton Haxhiu tha se te Blendi ai vlerëson profesionalizmin, miqësinë dhe dashurinë e tij për të tjerët. “Jam krenar që të kam patur, të kam dhe do të të kem mik”, tha ai ndër të tjera. Blendi nuk i priste këto fjalë dhe mes emocioneve u shpreh se Batoni është nga ata miq të rrallë që sa herë ke nevojë për të ai është aty. Ndërkohë për rëndësinë e miqësisë në përgjithësi Fevziu tha se nuk e përshkruan dot me fjalë, por…
Edhe disa ditë do jemi zyrtarisht në sezonin turistik që mezi po e presim. Mirëpo, moderatori i “Kosheres” Bes Kallaku ka bërë një përmbledhje të turizmit në Shqipëri, në formë paralajmërimi për të gjithë ata që zgjedhin të relaksohen në jug. Përmes një monologu, ai ka vënë në dukje çmimet e shtrenjta nga ushqimet, shezllonet dhe deri te parkingu. Monologu i Bes Kallakut: Kur zbresim në jug, fillojmë me çmimet. Dhërmiu si në Monte Carlo. Leje Jala pastaj, Jala nuk preket me dorë. Në Jalë ti paguan edhe për prezencën tate. Fillon çmimi tani në Dhërmi, s’ka problem, një omletë…
Moderatori Blendi Fevziu ka rrëfyer detaje për jetën e tij tek emisioni “Dola te Ola”. Fevziu e nisi duke thënë se ka patur fatin të bëjë punën që gjithmonë ka ëndërruar. Duke u kthyer pas në kohë nëpërmjet fotove, ai tha se të dy prindërit e tij kishin studiuar për gjuhë shqipe dhe letërsi dhe për të birin nuk ishin dakord që ai të vazhdonte studimet për të njëjtin profesion. Gazetari rrëfeu se nga fëmijëria e hershme nuk kujtonte shumë detaje, por mesa i kishin treguar, tha se deri në moshën 6-vjeçare nuk ka qenë një fëmijë i qetë. Ndryshe…
Studimi më i ri i Universitetit të Harvardit thotë se dhuna fizike ndaj fëmijëve dhe veçanërisht goditjet në kokë përveç traumës fizike dhe mendore që shkakton, ndikon në funksionimin dhe zhvillimin e trurit. Studimi, i botuar së fundmi në revistën Child Development, bazohet në studime ekzistuese që tregojnë rritjen e aktivitetit në zona të caktuara të trurit të fëmijëve që kanë përjetuar abuzim fizik si ndëshkim. Ekipi hulumtues zbuloi se fëmijët që u goditën kishin një përgjigje më të madhe nervore në shumë zona të korteksit paraballor (PFC). Këto zona të trurit i përgjigjen sinjaleve të kërcënimit dhe mund të…
Nga burimet zyrtare mësohet se Jorgo Kumaraku, i cili u arrestua sot pasi tentoi të grabiste një grua afër një bankomati, e cila është punonjëse në një agjenci sigurimesh, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge. Në vitin 2007 ai ka grabitur një kazino në Sarandë duke kërcënuar me pistoletë lodër punonjësen. Për këtë u dënua me 5 vite burg. Një vit më vonë në burg atij iu gjet një celular, madje dha deklaratë të rreme sikur celularin e kishte futur një polic i paraburgimit në Sarandë. Ai u dënua me 6 muaj burg.…
Rezi, 25 vjeçarja nga qyteti i Kuçovës ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare Kuçovës e cila ka treguar për periudhën më të errët të jetës së saj. Ajo ka rrëfyer se u martua që në moshën 18 vjeç me një djalë, ku më pas martesa u kthye në një mankth për të. Rezi: Pas një muaj e gjysmë ngela shtatzënë padashje dhe ndërkohë që ishte jashtë mitre. Nuk ishte funksionale ajo shtatzëni. Mos pranimi i bashkëshortit dhe i prindërve të tij, unë nuk munda të bëja dot abortin sepse dëshironin që…
Me rastin e 9 majit, ditës së Europës, Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh shprese për afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me familjen europiane. Nga Tamara, një prej zonave më të bukura turistike në veriun e vendit, Soreca tha se Unioni është donatori më i madh për Shqipërisë. Ai uron që të mbahet shpejt konferenca ndërqeveritare, e cila konfirmon nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE. “Të dashur miq, Sot është Dita e Evropës. Unë ndodhem këtu, në veri të Shqipërisë, për të nisur tri javë veprimtarish dhe takimesh që do të zhvillohen në…
Njeriu i momentit dhe një nga personat më të pasur në planet Elon Musk ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sindroma Asperger. Ai tha se e ka këtë sëmundje dhe është personi i parë që shfaqet me të tek Saturday Night Live. Asperger është një është një çrregullim neuro-zhvillimor i karakterizuar nga vështirësi të konsiderueshme në ndërveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal, së bashku me modelet e kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave. S’ka si të jetë ndryshe me Elon Musk, themeluesin e Tesla Motors dhe Space X i cili ka një pasuri prej 166 miliardë…
Djali i familjes Haliti hedh dyshimet nëse prindërit dhe gjyshja e tyre mund të jenë helmuar si pasojë e konsumimit të kërpudhave në Shqipëri. Djali i çiftit, Afrim dhe Ferzinaze Halitit, Hakiu ngre pikëpyetje se pas familjarëve çka qoi në ngordhjen e qenit që ishte me ta. Ai thotë se edhe nëna e tij ishte njohëse e mirë e kërpudhave, dhe nuk ishte hera e parë që ato i kishin mbledhur në Gjirin e Lalëzit, gjatë qëndrimit në apartamentin që ishte në pronësi të tyre. Megjithëkëtë, ai akuzon autoritetet shëndetësore në Manëz se neglizhuan trajtimin e tyre, pasi pa u…