Presidenti Ilir Meta iu uron Natën e Kadrit të gjithë besimtarëve myslimanë. Në mesazhin e tij në “Facebook”, Meta thekson se kjo natë e bekuar, në të cilën zbriti Kurani, na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Urimi i Metës: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve! Bekimet…
Author: tirana
Në puntatën e sotme të “Përputhen” Stela dhe Armando debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Armando i tha materialiste dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga Stela. Ai i tregoi pasurinë, por konkurrentja ia bëri të qartë që nuk i intereson. Pjesë nga biseda mes tyre: Stela: Që kur ka filluar emisioni dhe deri tani ti më thua materialiste, materialiste Armando: Je, në sytë e mi je e tillë Stela: …do të thotë se ka diçka te ti, jo te unë. Mos e ke ti prioritet anën materiale? Armando: Të më falni, Arjan, Bora…të më falë publiku, të më falin të…
Sot është një ditë e veçantë për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe bashkëshorten e tij, Aurela. Çifti Basha feston sot përvjetorin e martesës dhe këtë ditë të shënuar në jetën e tyre, Lulzim dhe Aurela Basha kanë zgjedhur ta festojnë në Dhërmi. Ka qenë pikërisht Aurela Basha, e cila ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto buzë detit me bashkëshkortin e saj Lulzim Basha, ku të dy shfaqen tejet elegantë.
Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë. Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për poste, teksa zbuloi një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha, ku ky i fundit i kishte thënë se do të jetë sekretar i grupit parlamentar të PD, por që ai i ishte përgjigjur se nuk do poste, por vetëm të jetë anëtar i thjeshtë i partisë.…
Olti dhe Lindita duken gjithnjë e më afër pranë njëri-tjetrit. Ata drekuan në një restorant ku pinë edhe verën me gotat e personalizuara që Olti i kishte bërë dhuratë. Lindita kërkonte komplimente nga Olti duke e pyetur herë pas here se si i dukej. “Të dukem seksi?” pyeti Lindita. “Shumë,” i përgjigjet Olti. Megjithatë pasi pinë verën, filluan kapjet e duarve dhe Olti i vodhi edhe një puthje shkarazi në buzë Linditës.
Mjeku i njohur Halim Kosova, i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, të Nisida Tufës në “News 24”, tregoi takimin e bisedën e fundit që ka zhvilluar me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai tregoi se i ka bërë kryedemokratit një pyetje: “Ku e kam vendin unë në Partinë Demokratike?” Sipas mjekut Kosova, Basha i ka thënë që vendin e ka ngjitur me të tijin, por pyetjes se çfarë do të bëj aty, ai i ka thënë se do t’i përgjigjet më 25 prill. Në këtë moment, mjeku Halim Kosova thotë se i ka transmetuar Bashës, se…
Armina Mevlani duket se ka lindur për të bërë veç qejf. Së fundmi ajo ka rinisur pushimet së bashku me të dashurin e saj Shkëlzen Berisha. Ata po argëtohen në plazhin e Dhërmiut ku nuk kanë munguar edhe fotot provokuese.
Pas 4 muajsh larg vendlindjes, duke u trajtuar në një prej spitaleve të Milanos në Itali, ai është rikthyer në Shkodrën e tij të dashur. Ora Neës vendosi t’i bëjë një surprizë mjeshtrit në shtëpinë e tij. Gjithçka ndodhi pas një koncerti në kryeqytet, atje ku Bujar Qamili dyshon se u infektua dhe e kuptoi një ditë pasi mbërriti në Itali pranë familjes, ku ju shfaqen simptomat e para. Gjendja u agravua deri në pikën ku për disa javë ai kaloi në gjendje kome, në sfidën mes jetës dhe vdekjes, nga virusi Sars Cov 2. Sapo ka ardhur në Shkoder,…
“Qeveria ka marrë një vendim që turistët që sëmuren me Covid-19 gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi dhe shtrohen në spital, trajtimi do të mbulohet nga shteti” tha ajo. Testimi PCR për turistët që kthehen në vendin e tyre, do të kryhet normalisht në dy mënyra, njëra do të organizohet me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi dhe do të kryhet falas, ndërsa do të jenë në gjendje për të marrë tamponë dhe në laboratorë privatë.
Kandidatja fituese në radhët e PD në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, u ndal në një sërë çështjesh politike. Ajo komentoi festën e kryeministrit Edi Rama në drejtim të PD për bashkëqeverisje, marrëdhëniet mes LSI dhe PD pas zgjedhjeve, por edhe skenarit që vendi t’i nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme. Sa i përket propozimit të kryeministrit Edi Rama, Duma tha se ajo personalisht nuk do e pranonte kurrë, e shtoi se me opozitën mund të ulesh e të bisedojë në sektorë të veçanta siç janë ato që lidhen me…
Aktorja 46-vjeçare zgjodhi të pozojë veshur me bikini, si 20 vite me parë dhe vërtetoi se nuk ka humbur aspak nga hijeshia e saj. Në foton e postuar në faqen e saj, në Instagram, Eva Longoria shkruan se, edhe pse 20 vite vite më vonë, ajo e di që e kuqja është ngjyra e saj. Me rrobat e banjës me një shpatull, dhe me qëndrimin në majë të gishtave, artistja ka nxjerr në pah linjat e saj, që nuk njohin moshë. Evën e kemi njohur si Gabrielle Solis, në serialin “Shtëpiake të Dëshpëruara”, ku përveç aftësive së aktrimit, ajo dalloi…
Një i moshuar është mbytur në plazhin shqiptar këtë pasdite. Policia thekson se ka humbur jetën në det 78-vjeçari F. L., banues në Gjirokastër. Viktimë ka mbetur i moshuari Foto Labi, i cili dyshohet se ka pasur probleme kardiake dhe ka pësuar infrakt, duke u larë në det. Ai kishte shkuar në Shëngjin te goca e tij, që jetonte aty. Lezhë/Informacion paraprak Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç, banues në Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.