Tensioni i gjakut duhet të jetë i ulët. Kështu e kërkon shëndeti i trurit dhe zemrës. Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se nëse tensioni i gjakut është pak më i lartë se sa duhet, mund të kthehet në një shkaktar të humbjes së kujtesës. Sipas studimit, nëse tensioni sistolik i gjakut është mbi 13, atëherë kur të arrijë në moshën 50 vjecare, gjasat që njeriu të preket nga skleroza rriten me 50 përqind. Lajmi i mirë është se ulja e tensionit në nivelet e 12 me 8, që konsiderohet normale, ul rrezikun e…
Author: tirana
Gratë shtatzënë dhe ato që ushqejnë foshnjet me gji mund të vaksinohen kundër Covid-19. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se deri tani studimet e kryera tek Pfizer dhe AstraZeneca kanë treguar se nuk ka asnjë efekt negativ. “Deri tani rekomandimet janë që edhe gratë shtatzënë duhet të kryejnë vaksinën anti-Covid, gjithmonë duke u këshilluar me mjekun gjinekolog. Po ashtu edhe për nënat që ushqejnë foshnjet me gji rekomandohet vaksinimi, pasi antitrupa që përfiton nëna gjatë vaksinimit i kalojnë edhe fëmijës përmes qumështit. Ato duhet të jenë pa temperaturë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”. Po në Shqipëri a…
Me një moment nga orët e punës së Marinës, Getoari na ka treguar se edhe ai gëzon të njëjtën miqësi me djemtë e ‘Klanifornia-s’ si partnerja e tij. “Me këta Kosovarët”, ka shkruar Selimi shoqëruar me disa emoji të qeshurash, duke treguar kështu se janë bërë 1 bashkë. E duket se kur Marina nis xhirimet, djemtë shijojnë kafen në ditë si këto plot diell e me temperatura vere. Visjani dhe Juli duken të qeshur në foto, ndërsa seriozitetin ia kanë lënë Getit, që në fakt është treguar përherë i kursyer në buzëqeshje dhe ne jemi mësuar ta shohim vetëm kështu…
Vijon të jetë i ulët numri i viktimave dhe të infektuarve me Covid në vend gjatë ditëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se dy pacientë nga Tirana të moshave 52-78 vjeç e kanë humbur betejën me virusin. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me koronavirus nga 2728 testime të kryera për të dyshuar si të prekur. Në orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të…
Dilaver Nela është një protestues i cili prej vitesh nuk i ka tradhëtuar kauzat e tij. 57 vjeçarin mund ta gjesh shpesh në rrugët e Tiranës me pankarta ku shpreh qëndrimet e tij. “Haber! Berisha thotë që Basha do të jetë në krye të PD, deri kur të mundë Ramën, do me thënë deri në shekullin…. 22 pikë!”, shkruan Nela në parullën e tij më të fundit.
Në vitin 1851, Nathaniel Hawthorne shkruajti se “lumturia vjen rastësisht. Nëse e bëjmë atë objekt të një kërkimi, kjo na çon në një kërkim të pashpresë dhe nuk arrihet kurrë”. Në thelb është një riformulim i “paradoksit të lumturisë” të filozofëve stoikë: për të arritur lumturinë, duhet të përpiqemi të mos e arrijmë atë. Studiues të ndryshëm janë përpjekur ta verifikojnë këtë thënie. Në vitin 2011, për shembull, disa studiues shkruajtën në revistën Emotion se në kushtet e stresit të ulët, dhënia vlerë lumturisë shoqërohej me disponim më të ulët, më pak mirëqenie dhe simptoma më të dukshme të depresionit.…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku paraqiten të dhënat që tregojnë moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në Kuvendin e ri deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë është nga radhët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo. Sipas të dhënave, 128 deputetë janë nën moshën 60 vjeç dhe 12 të tjerë nga mosha 61 në 79 vjeç. Sa i përket partive moshën më të re mesatare e ka LSI, e ndjekur nga PS, pastaj vjen PD dhe PSD.
Kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja specifikon, për “Top Talk”, cila është shkelja më e rëndë e presidentit, Ilir Meta, sipas tij. Sipas Manjës, fjalimet e Presidentit, që kishin për qëllim nxitjen e dhunës, janë shkelja më e rëndë dhe arsyeja më e fortë për të kërkuar shkarkimin. “Thirrjet për dhunë, për urrejtje, për përçarje dhe për konfrontim fizik, janë thirrje që formojnë elementët e veprës penale. Nëse do t’i kishte bërë dikush tjetër këto thirrje, sigurisht që do të kishte pasur referencë kallëzim në prokurori”. Manja shton se pavarësisht vendimit që do të marrë komisioni. Kjo procedurë është…
Një biznesmen i njohur grek, Dionysis Korfiatis u ekzekutua sot në ishullin Zakynthos. Në momentin që u qëllua për vdekje me 20 plumba biznesmeni ndodhej në një zyrë kontabiliteti, por autorët nuk i ka stepur asgjë duke e ekzekutuar në mes të ditës. Mediat greke kanë zbuluar aktivitetet e shumta të biznesmenit, por edhe një lidhje me shqiptarët. “Protothema” shkruan se biznesmeni 54-vjeçar disa vite më parë u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Patra, pasi armët dhe materiale të tjera të paligjshme në lidhje me aktivitetet e disa shqiptarëve të akuzuar për grabitje në ishullin…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku paraqiten të dhënat që tregojnë moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në Kuvendin e ri deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë është nga radhët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo. Sipas të dhënave, 128 deputetë janë nën moshën 60 vjeç dhe 12 të tjerë nga mosha 61 në 79 vjeç. Sa i përket partive moshën më të re mesatare e ka LSI, e ndjekur nga PS, pastaj vjen PD dhe PSD.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot katër projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio -Televizionit Shqiptar. Mësohet se me 92 vota pro, 1 kundër dhe 7 abstenim, Milena Selimi u emërua anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH, e cila është drejtore e COD, Qendra për Hapje dhe Dialog. Me 92 vota pro, 1 kundër dhe 8 abstenim, Thanas Goga emërohet anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH, i cili është profesor Komunikimi në Universitetin e Tiranës. Me 96 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenim analisti Gëzim Podgorica, ish-ambasador u emërua anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH. Ndërsa me…
Shpesh dëgjojmë të thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë për një femër, por nëse bien shtëllunga-shtëllunga mund të kthehen në burim stresi. Flokët e hollë dhe që këputen lehtë vijnë si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, gjendjes emocionale të paqëndrueshme, regjimit jo të shëndetshëm ushqimor dhe çrregullimeve hormonale. Fatmirësisht në ditët e sotme mund të gjeni një pafundësi trajtimesh, kurse gjyshet dhe mamatë tona gjenin gjithmonë zgjidhje tek bimët dhe produktet e konsumit të përditshëm. Një prej tyre është edhe qepa. Kjo perime, e pazëvendësueshme në kuzhinë, është e tillë edhe për kujdesin e flokëve. Ajo ndihmon…