Author: tirana

Kryedemokrati Lulzim Basha theksoi edhe një herë sot se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit dhe i quajti ato një masakër elektorale të lidhur me krimin. Pikërisht për këtë deklaratë, ka reaguar politikani Eduart Selami, i cili garoi përballë Bashës për kryetar të PD-së në vitin 2017. Selami e quajti këtë një vendim “jo demokratik” dhe “antishqiptar”. “Mosnjohja e zgjedhjeve një akt jo demokratik dhe antishqiptar”, shkruan Selami në Twitter.

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek. Takimi po zhvillohet në selinë e PS-së, ku në fokus të bisedimeve janë zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor.

Read More

Është dita e revolucionit të madh te Roma. Pasi njoftoi largimin e Paulo Fonseca në fund të sezonit, klubi verdhekuq dhuron suprizën e madhe. Duke nisur nga sezoni I ardhshëm në pankinë do të ulet Jose Mourinho. “Special One” kthehet në Serie A pas më shumë se një dekadë kur në vitin 2010 fitoi “tripletën” e famshme me Interin. Nuk bëhen të ditura detajet financiare, por duke njohur Mourinho, Roma duket se kërkon të nisë një projekt të rëndësishëm për të ardhmen

Read More

Në një revistë në radion “Heart Radio”, këngëtarja e njohur Pink ka rrëfyer eksperiencën që ka kaluar me Covid-19, në fillimet e kësaj pandemie, mars, 2020.Këngëtarja rrëfeu se gjendja shëndetësore ishte aq e keqe sa mendoi se do vdiste bashkë me djalin. “Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne. I thashë shoqes sime gjatë një bisede në telefon, dua t’i thuash Willow se sa shumë e desha. Ishte shumë, shumë e…

Read More

Enkelejd Alibeaj, i cili siguroi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, në një intervistë për rubrikën ‘Opinion’ ka zbuluar detaje nga ajo se çfarë pritet të ndodhë dot në orën 18:00 në mbledhjen e paralajmëruar në selinë blu. Në këtë mbledhje të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha do të marrin pjesë dhe kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e prillit. Alibeaj tha se do të diskutohet për abuzimet që janë bërë nga pushteti, në blerjen e votës, angazhimi i administratës në fushatë, por edhe tenderat e lëshuara në katër muajt e fundit, gjë e cila sipas tij,…

Read More

Gazetari i njohur dhe poeti Sebastiano Grasso, President i PEN Club-it italian, vazhdimisht boton shkrime, kritikë arti, për personalitete të njohura të letërsisë, të pikturës, të arkitekturës etj., kryesisht nga ata që i ka njohur dhe vetë, si për bashkatdhetarët nobelistë, Quasimodo e Montale; shkrimtarët nga Siçilia e tij, Leonardo Sciascia apo për poetë nga bota si: Rafael Alberti (Çmimi Nobel), Evgenij Jevtushenko, Adonis etj., etj., duke krijuar një galeri magjepsëse. Para disa ditësh, ai nxori në gazetën “Libertá” një shkrim-ese për shkrimtarin tonë, Visar Zhiti, dy faqe të plota, ku shkruan për jetën dhe veprën e tij, vlerësime dhe…

Read More

Pas dhënies së vendimit të fundit për grupin e Habilajve, ku u kërkua 63 vite burg, SPAK me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se është lëshuar urdhër për konfiskimin e pasurive të anëtarëve të grupit. Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë.Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal, ndërkohë që ndaj tyre ka dënim dhe nga gjykatat italiane. Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj…

Read More

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka shpërthyer ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës me të cilin kishte bërë aleancë. Ndoka ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja. “Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja”, tha Ndoka. Ai ka pasur kritika të ashpra për Bashën, duke thënë se nuk u bë asnjëherë lider i PD-së, edhe pse vetë aleatët u sakrifikuan që Basha të rritje. “Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë…

Read More

Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda kanë njoftuar të gjithë se do ndahen, në mënyrë të pjekur. Por të gjithë mendojnë, si do ndahet pasuria 127 billionë dollarë mes tyre? DailyMail shkruan se pasuria tyre përfshinë shtëpi në 5 shtete, makina, përfshirë një Porche 2 milionë dollarë, një koleksion arti, duke përfshirë 30 milionë dollarë libra dhe skica nga Leonardo Da Vinci. Sigurisht edhe anije private. Gjithashtu, çifti është pronar i 242,000 hektarë tokë bujqësore në 18 shtete të ndryshme në SHBA. Dailymail shkruan më tej se çifti gjithashtu kanë shkruar trashgiminë para se të vdesin, ku shkruhet se…

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2021” të NATO-s, që do të zhvillohen në Durrës. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, Flamur Arifaj. “Po mund ta konfirmojmë pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimet ‘Defender Europe 2021’ të cilat do të mbahen në 12 vende, e edhe në Kosovë, por me gjerësisht do te njoftoheni nesër dhe në ditët në vazhdim në lidhje me këto aktivitete”, deklaroi ai. Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se Defender Europe 2021″ është stërvitje e veçantë pasi…

Read More

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ndarë përmes nj ë postimi në rrjetet sociale lajmin e trishtë të ndarjes së parakohshme nga jeta të shefit të Komisariatit të Lushnjës Adrian Matani. Një atak kardiak i mori jetën në moshën 45-vjeçare Matanit. Braçe shkruan se kjo është një humbje e madhe. Postimi i plotë: LAMTUMIRE KOMISAR! TE QOFTE I LEHTE DHEU NE GJOKSIN QE BART GJITHE MERITAT E SHERBIMIT TEND NDAJ SHTETIT, LIGJIT, QYTETARIT! Une te jam mirenjohes pafund per sherbimin gjate nje viti e gjysem ne beteje me PANDEMINE; Pa ty, cdo mengjes ne raportim e ndarje detyrash per cilindo, kurre nuk…

Read More

Deputeti opozitar, Halit Valteri tha sot nga foltorja e Kuvendit, krydemokratin Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta se nuk duhet të kritikojnë qeverinë që ka marrë vota masivisht. Sipas Valterit, Basha punon vetëm për kunatin e tij ndërsa shton se e ka humbur besueshmërinë.Kujtojmë se Valteri ishte një nga kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë. “Është e paimagjinueshme të kritikosh një qeveri që është votuar masivisht. Dhe të mos distancohesh nga kampioni i korrupsionit në vend. Pas përvojës me opozitën kur shikojnë prapësitë e aleatit. Ajo që më shqetëson është se kush do luftojë për interesat e shqiptarëve. Ajo që…

Read More