Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Etion Joka është filmuar duke blerë vota në Tiranë. Nga pamjet e publikuara nëpër mediat duket qartë se si kandidati i LSI u jep qytetarëve lekë për vota për zgjedhjet e 25 prillit. “Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, me anë të së cilës tregon rrugëtimin e tij që prej hyrjes në politikë dhe deri më sot. Në video shfaqen pamjet se si është transformuar Tirana gjatë viteve që ai ishte në drejtimin e saj, ndërsa pjesë e videos ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, si dhe nëna e tij e ndjerë Aneta Rama. Një nga gjërat qëbie në sy gjatë videos është rrëfimi i Linda Ramës, teksa flet për protestën e 21 janarit. “Një mbrëmje para protestës, Edi u njoftua nga agjenci serioze se kishte një plan për eleminimin fizik…
Analisti dhe gazetari Mero Baze ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje, ku drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu bën thirrje që të vritet kushdo që dyshohet se po blen vota. Baze thotë se duket që urdhri është i qartë dhe se këto janë struktura terroriste vrasëse që mund të përsërisin Elbasanin. “Ky është Xhelal Mziu drejtuesi politik i PD në Dibër i cili dëshmon me zë dhe figurë se PD ka ngritur një strukturë terroriste vrasëse. Urdhri është vrisni këdo që dyshoni. Mjafton një telefonatë dhe çdo i dyshuar do ta pësojë si Ai…
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, simpatizant i PS-së, vijojnë deklaratat e forta nga ane drejtuesve të PD. Së fundmi ka qenë drejtuesi politik i Lulzim Bashës në Qarkun Dibër, i cili ka shokuar me deklaratën e tij. Pas organizimit të incidentit të djeshëm bashkë me strukturat e PD në Maqellarë të Dibrës, sëbashku me kandidatin tjetër, Luan Haka, Xhelal Mziu ka bërë thirrje për vrasje. Ai garantoi militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke iu referuar të ndjerit Pjerin Xhuvani. “Kemi ngritur grupet…
Janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it por kohët e fundit kanë lindur dyshimet se po përjetojnë një krizë. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha marrin vëmendjen për çdo detaj të mundshëm dhe për rrjedhojë nuk iu shpëtojnë pyetjeve të ndjekësve për njëri-tjetrin. Por si qëndron e vërteta mes çiftit? Ka qenë blogerja, e cila iu është përgjigjur këtyre spekulimeve gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. Mevlani thotë se ka një arsye pse nuk poston shpesh foto me djalin e ish kryeministrit.
Java e 32-të e Serie A u mbyll me një super fitore të Napolit kundër Lazios në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Vendasit triumfuan me rezultatin 5-2 kundër lacialëve, duke u afruar akoma më shumë me zonën Champions. Napoletanët e filluan shumë mirë sfidën dhe vetëm pas 12 minutash e panë veten në avantazhin e dy golave. Dhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për skuadrën e Gattusos, ku Insigne shënoi golin e dytë personal falë një asisti të Elseid Hysajt. Mertens arriti të shënojë edhe golin e katërt për Napolin, por më pas u zgjua edhe Lazio duke shënuar dy…
Tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta përmes një video-mesazhi u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë atë që mendojnë se i përfaqëson dhe jo atë që i blen votën. “Ditën e diel kemi votimet. Unë do të shkoj të votoj e po ashtu të ftoj edhe ty të shkosh të votosh. Por, voto atë që ti mendon se të përfaqëson, jo atë që të blen votën apo atë që të kërcënon. #MoseshitVotën@LSorecaEU @USAmbAlbania @SwedeninAL @BlendiSalaj pic.twitter.com/ELlghmS02d— Dom Gjergj Meta (@DomGjergji) April 22, 2021
Një debat është zhvilluar mes gazetares Klodiana Lala dhe analistit Mustafa Nano në TPZ lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani. Pjesë nga biseda: Mustafa Nano: Që nga momenti që ndodhi kjo ngjarje, kam vënë re përpjekjet e shumë njerëzve, përfshirë edhe ty Klodi, për të kriminalizuar atë që ka humbur jetën. Për të heroizuar autorin e viktimës. I’u përmend biografia. Klodiana Lala: Do të ndërhyj këtu. Nuk është e vërtetë që po amnistoj vrasjen dhe po bëj hero Arbër Paplekën. Unë fola për karrierën e tij, për të kuptuar opinioni, që ky zotëria, në këndvështrimin tim,…
Dy oficerë policie kanë kërkuar falje pasi u kapën duke u puthur për 20 minuta në një park Incidenti i ndodhur në Blackburn, Lancashire Angli, përfshiu një oficer në detyrë dhe një oficere jo në orar të punës. Një dëshmitar i cili filmoi një pjesë të incidentit pretendoi se ata ishin duke u puthur për 20 minuta dhe ka kritikuar sjelljen e tyre. Policia e Lancashire thotë se oficerëve u është folur dhe kanë kërkuar falje për sjelljen e tyre. Një dëshmitar pretendoi se çifti fillimisht ishin në makinat e tyre dhe po flisnin me njëri-tjetrit, por më pas oficerja…
Ditën e sotme disa makina me simpatizantë të LSI kanë shkuar në Surrel pranë shtëpisë së Ramës duke i rënë borisë dhe duke thirrur ‘Rama ik’. Lidhur me këtë ka reaguar vetë kryeministri Rama. “Unë nuk e di pse qesh ti Fevzi, nuk e di pse e fute ti tani këtë apo ishte pjesa publicitare e LSI-së. Çfarë lidhje ka djali im 6 vjeç që t’i kalojë kjo auto-kolonë rreth shtëpisë dhe të dëgjojë klithma e britma për të atin. Kjo është Shqipëria që propozon Lulzim Basha me Kryemadhin”, shprehet Rama i indinjuar.
Gazetari Arjan Çani ka komentuar ngritjen e grupeve për mbrojtjen e votës. Çani tha në TPZ se kjo vjen sepse në Shqipëri nuk ka ardhur ende koha që zgjedhjet të bëhen pa të fortë. “Grupet për mbrojtjen e votës duken çmenduri. Në Shqipëri komisionerët janë bipartizanë. Pse mos të ketë edhe të fortë nga të dyja palët? Edi Rama në 2013 me kë erdhi në pushtet? Me të gjithë të fortët. Erdhën edhe në 21 janar këtu, rreth 200 vetë. Në Shqipëri ende nuk ka ardhur koha që zgjedhjet të bëhen pa të fortë. O do t’i pranojmë ca gjëra,…
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi, i cili ka pasaportë shqiptare dhe zotëron të drejtën e votës më 25 prill, ka deklaruar votën e tij për Partinë Socialiste. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka treguar hapur për cilën parti do të shkojë vota e tij. “Të dielën do të vij në Shqipëri për të votuar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama ka investuar në sport më shumë se çdo kryeministër tjetër i Shqipërisë”, tha De Biasi.