Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai theksoi në emisionin “Ilva Now” se më 25 prill për votën preferenciale do të votojë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili në listën e PD-së mban numrin 5. “Unë vetë ndaloj tek 5. I vlerësoj të gjithë ata njerëz që kanë kontribuar për këtë vend. Po do bëj një kompromis, po votova vetë për 5, do t’u kërkoj të tjerëve të votojnë për 7. Unë kam dy njerëz në jetën time që i vlerësoj shumë. Njeri është Sabri Godo, i cili ka qenë…
Author: tirana
Mes shiut dhe entuziazmit të qytetarëve, kandidatja për deputete e PS në qarkun e Korçës, njëkohësisht Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Isai zhvilluan mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës në bashkinë Kolonjë. “Në këto 8 vite Partia Socialiste i ka dhënë provat dhe garancitë për mirëqeverisjen e Shqipërisë, duke kapërcyer me sukses vështirësitë e jashtëzakonshme që kapluan vendin”, tha Xhaçka në fjalën e saj. Sipas saj, për mandatin e tretë, Partia Socialiste ka një vizion transformues për të gjithë Shqipërinë, i cili do të fuqizojë ndjeshëm ekonominë dhe mirëqenien e vendit. “Do jemi…
Shoqata e Klubit të Basketbollit Tirana disa javë më parë afroi në skuadër serben Milica Daboviç, një lojtare me shumë eksperiencë. Daboviç për vite me radhë ka qenë edhe kapitene e kombëtares së Serbisë, ndërsa është një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar të basketbollit për femra, teksa në të shkuarën ka veshur fanellat e Flamurtarit dhe Vllaznisë. Përveç kualitetit në parket ku e ka ngritur dukshëm nivelin e SHKB Tiranës, lojtarja serbe është një prej basketbollisteve më seksi të kampionatit. 39-vjeçarja tërheq vëmendje me trupin e mbushur me tatuazhe, disa prej tyre madje pranë pjesëve intime. Ajo është gjithashtu…
Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka zbritur edhe tek personat nën 60 vjeç. Nëpër qendra shëndetësore po vaksinohen ata që kanë disa diagnoza, pra përzgjidhet nga mjeku i familjes. Madje jo domosdoshmërish duhet të jesh 55 vjeç apo 60, pasi nëse je i sëmurë kronik dhe je në moshë më të re mund të vaksinohesh. Por ndërkohë ka shumë pacientë të cilët nuk e njohin kush është mjeku i tyre i familjes apo ndiqen në sistemin shëndetësor jo publik dhe nuk kanë pasur ndonjëherë kontakt me mjekun e tyre të familjes. Në Shqipëri po kryhet një proces vaksinimi paralel,…
Gruaja e ambasadorit belg në Korenë e Jugut është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me shuplakë punonjësen e një dyqani, e cila e akuzon për vjedhje. Autoritetet deklaruan se Xiang Xueqiu, gruaja e ambasadorit belg Peter Lescouhier, ka shkuar më 9 prill në një dyqan ku ka provuar disa rroba. Më pas ajo largohet nga dyqani, ndërsa një punonjës i stafit e ndjek nga pas në rrugë pasi dyshonte se Xiang vodhi disa produkte. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë dhe të shpërndara gjerësisht në rrjete sociale, tregojnë se Xiang kthehet përsëri në dyqan dhe i…
Një muaj më parë Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë, ku solli në jetë vajzën e saj të cilën çifti e pagëzoi me emrin Gala. Sot është bërë plot një muaj nga ardhja në jetë e së voglës dhe Eliona ka postuar një foto ku i shtrëngon dorën vogëlushes, teksa bën dedikimin e ëmbël për të bijën. “1 muaj me ty! Muaji më i bukur dhe i lumtur i jetës sime! Nuk e di sa bosh paska qenë jeta ime përpara se të vije ti Gala ime!”, ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël.
Teksa u pyet në emisionin investigativ Fiks Fare se cilat ishin tre dëshirat që do të bënte, kryeministri Rama foli gjithë seriozitet duke përmendur shëndetin dhe zgjedhjet e 25 prillit. Rama: Nëse do ta bëja, do dëshiroja shëndet për familjen time, shëndet për të gjitha familjet shqiptare dhe do lutesha që 25 prilli të jetë fundi i atij mallkimi që i ka penguar shqiptarët sa herë kanë pasur momentin të ngrihet më lart. Ndërsa kur u pyet se nëse do të kishte vetëm një vaksinë dhe kujt do t’ia bënte, Ilir Metës apo Sali Berishës, kryeministri tha: Rama: Do i…
Në programin “Rudina” në Tv Klan ka qenë një çift mjaft i dashuruar me njëri-tjetrin, bëhet fjalë për Edi dhe Toni Gogun të cilët janë gjithmonë mbështetës të njëri-tjetrit në çdo drejtim. Edi dhe Toni Gogu janë të martuar prej 23 vitesh kanë tre fëmijë, Antonia 22 vjeç, Teo 20 vjeç dhe Timo 10 vjeç. Aktualisht Toni Gogu kandidon për deputet me Partinë Socialiste dhe është i 11-ti në listën e Tiranës, ndërsa Edi njihet për përralla për fëmijë ku ka botuar dy libra “Flutura Gazplotë” dhe “Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Ziko” dhe “Tuli Turtuli”. Ata gjatë e emisionit…
Prodhimet e dietës tradicionale britanike, si buka e bardhë dhe lëngu i frutave mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë identifikuar ushqime dhe pije që mund të jenë të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare dhe me rritjen e vdekshmërisë. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të jenë shumë më të ndërgjegjshëm sa i përket rrezikut që vjen nga sheqeri, i cili mund të çojë drejt rritjes së peshës dhe drejt problemeve të zemrës. “Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër faktorët kryesorë që çojnë drejt vdekjes dhe paaftësisë në Angli dhe një dietë e varfër është ajo, e…
Biznesmeni italian, Francesco Becchetti ka treguar se çfarë do të ndodh sipas tij nëse Shqipëria nuk do ti paguajë atij 110 milionë euro dëmshpërblim pas humbjes së gjyqit. Becchetti u shpreh se nëse Shqipëria nuk i paguan atij borxhin atëherë vendi jonë nuk do të mund të marrë dot më hua nga Banka Botërore.
Revolta e organizuar duke krijuara Superligën, nuk do të kalojë pa pasoja për Real Madrid dhe Juventusin, dy klubet pararojë të projektit të dështuar. Për këtë duket se janë të bindur në Itali, ku “La Gazzetta dello Sport” ka shpjeguar se UEFA po mendon një dënim shembullor për të dy klubet, edhe pse në teori ato do të paguanin fajet e lakmisë së Perez e Anjelit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet nesër për të diskutuar në mënyrë specifike se çfarë të bëjë me klubet pjesëmarrëse të revoltës. Si fillim do të rishikohen rregulloret për të vendosur aty klauzola…
Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve. Sa i përket thirrjes së Bashës për bashkëpunim vetëm nëse largohet nga Berisha dhe Kryemadhi, Rama me tone humori tha se nuk ka nevojë të mohojë askënd. Ndërsa kur u pyet cilën ministri do t’i jepte Lulzim Bashës, Rama tha, “Ministër shteti për relaksin”, ndërsa për Monika Kryemadhin tha: “Je në vete? Drejtorinë e përgjithshme të sherreve”. Devi: Si i kërkon fëmijës ta mohojë babain? Rama: Jo ta…