Kreu i delegacionit të BE në Shqipëri Luigi Soreca, në përfundim të takimit me kreun e KQZ, ndër të tjera tha se dhuna nuk duhet të tolerohet në mënyrë absolute. “Folëm për zgjedhjet e 25 prillit. Pikërisht komisioneri na tregoi për situatën deri më tash për gjithçka që duhet bërë për zgjedhjet. Na foli për votimin elektronik dhe për numërimin elektronik. Gjërat janë kuptuar tashmë dhe komisioneri ka besim se gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë në fakt edhe ndikimi i zgjedhësve për punën aq të mirë të komisionerëve. Ne…
Author: tirana
I ashpër ishte reagimi i kandidatit për deputet të PS, Lefter Koka ndaj presidentit Ilir Meta, pas akuzave që ky i fundit hodhi për të. Në rrjetet sociale, Koka tha se përsa kohë i shërbeu LSI, i siguroi aq vota sa as nuk e imagjinonte. Këto vota, sipas tij, tani do të shkojnë për PS. “Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohë! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa…
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, foli për media në fund të takimit me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Celibashi tha se në fokus të takimit me ambasadorët kanë qenë përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit. Mes të tjerash, kreu i KQZ theksoi se i ka informuar ambasadorët mbi të gjitha masat që ka marrë KQZ në kuadër të këtij procesi. “Takim shumë të mirë me ambasadoren Kim dhe amabsadorin Soreca në lidhje me përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit. I informova mbi gjithë masat që KQZ ka marrë në kuadër të këtij…
Media italiane njoftoi të enjten se një shqiptar 28-vjeçar, i cili ishte në kërkim për sulmin me kamion në vitin 2016 në qytetin francez të Nicës, ku humbën jetën 86 njerëz, është arrestuar në Italinë e jugut. Agjencia e lajmeve “LaPresse” tha se policia arrestoi të dyshuarin, të identifikuar si Endri Elezi, të mërkurën në Sparanise, rreth 40 kilometra në veri të Napolit. Elezi ishte në kërkim pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet franceze, si i dyshuar se i kishte siguruar armë autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel. Bouhlel u vra nga policia, pasi me një kamion u…
Pas disa javësh tensioni rreth një grumbullimi të trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka urdhëruar një numër njësish në zonë të kthehen në bazat e tyre, ndërsa të gjithë prisnin shpërthimin e luftës. BE vlerësoi këtë javë se më shumë se 100,000 ushtarë rusë ishin grumbulluar pranë kufirit dhe në Krime. Shoigu tha se njësitë në stërvitje do të ktheheshin në bazë. “Trupat kanë demonstruar aftësinë e tyre për të siguruar një mbrojtje të besueshme për vendin” tha ai, duke shtuar se kishte udhëzuar komandantët e njësive nga ushtria 58 dhe 41 si…
Të gjithë duan të konsumojnë kafe, duke e parë si ilaç për tu zgjuar nga gjumi dhe për të qenë energjikë. Një hulumtim vërtetoi se në vend të rrëfimeve të mëparshme false, kafeja mund të jetë shumë e dobishme për trupin dhe nuk ka rrezik me problemet shëndetësore të deklaruara më parë. Kafeja ka disa anë pozitive, si: E pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë; Kafeja përmban sasi të mëdha antioksidantësh si dhe lëndë ushqyese të ndryshme si Vitamina B2, B5, B1, B3, Folati, Mangani, Kaliumi, Magnezi dhe Fosfori. Është gjithashtu parandalim i shkëlqyeshëm i plakjes së parakohshme dhe kancerit.…
Kur na ndajnë më pak se tre ditë nga dita e votimit për zgjedhjen e parlamentit të ri, ambasadorët intensifikojnë takimet me krerët e institucioneve shqiptare. Ambasadori i BE Luigi Soreca dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë përfunduar takimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Në fokus të diskutimeve ishte procesi zgjedhor.
Gjithçka është gati për takimin përmbyllës të PS sot në orën 18:00 në Tiranë. Ajo që spikat është skenografia e veçantë e zgjedhur. Mijëra karrige janë vendosur në sheshin “Skënderbej” duke formuar trëndafilin si simbol të PS dhe ku në qendër është një podium rrethor ku do të ngjiten folësit me radhë.“Jemi gati! Voto 12 PS”, shkruan Veliaj në facebook krahas videos së postuar. Jemi gati! ❤️🌹🇦🇱 #voto12ps🌹 pic.twitter.com/zeb8ngdqgT— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) April 22, 2021
Ermal Mamaqi ka vendosur që të braktisë PD dhe të mbështesë në zgjedhjet e 25 prillit Partinë Socialiste. Përmes një postimi në facebook, Mamaqi ka rrëfyer për herë të parë dhe një histori se si kandidati socialist Toni Gogu e ka ndihmuar në momentet më delikate të jetës së tij.Është pikërisht kandidati socialist që paguante pa e treguar emrin e tij leksionet për kitarë të Ermal Mamaqit kur ky ishte i varfër, duke ia shtruar rrugën drejt artit dhe suksesit.Postimi i plotë:Ky është Toni. Toni Gogu. E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam…
Sa i brishtë është ende Ballkani Perëndimor si rajon, akoma me prirje destabilizimi për shkak të plagëve ende të hapura nga e kaluara, të cilat tani politikisht korrekt quhen “çështje të hapura bilaterale”, e dëshmuan informatat për një tekst, i cili për shkak të karakterit jozyrtar, nuk mund të quhet as dokument, madje as paper. I ashtuquajturi “non- paper”, pa kokë dhe pa firma poshtë, iu atribua nga mediat kryeministrit slloven Janez Jansa. Teksti propozon “përfundimin e shpërbërjes së Jugosllavisë” apo spostimin “përfundimtar” të kufijve në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të krijimit të një Bosnje Hercegovine të fragmentuar por “të…
Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja. Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh. AgroWeb.org ju liston më poshtë të gjitha vlerat dhe përfitimet nga konsumimi i lëngut të domates herët në mëngjes. Përse duhet nisur dita me lëng domateje? Antioksidantët Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar. Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat. Nëse…
Femrat zënë pjesën më të madhe të vendeve të punës në administratë. Nga deklarimi i të dhënave për 5502 punonjës janë nxjerrë edhe disa prej treguesve kryesorë të lidhur me moshën mesatare dhe gjininë. “Në institucionet e vetëqeverisjes vendore, në vitin 2020, jemi drejt një balance gjinore, me një tendencë të lehtë në rritje drejt gjinisë femërore, që paraqitet në shifrën prej 54% të nëpunësve civilë dhe gjinia mashkullore në nivelin prej 46 %. Mosha mesatare e femrave është 39 vjeç dhe e meshkujve është 43 vjeç, ndërsa e nëpunësve civilë është 41 vjeç” thuhet në raportin e Komsionerit për…