Author: tirana

Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të fundit ka theksuar se Vlora është një ndër zonat më të trazuara para zgjedhjeve të 25 prillit, por fotoja në të cilën shfaqet kandidati i PS në Vlorë, Ilir Metaj dhe kreu i PD në këtë qytet, Genc Deromemaj, provon të kundërtën. Ajo që evidentohet është se pavarësisht garës politike për zgjedhjet parlamentare më 25 prill ata janë në paqe me njëri-tjetrin duke hedhur poshtë se në Vlorë ka trazira. Presidenti Meta në një deklaratë të fundit për shtyp bëri thirrje që qytetarët t’i mprehin sëpatat, lopatat e sfurqet për të dielën…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në “Real Story” në ‘News24’ se nëse PS-ja nuk merr shumicën në zgjedhjet e 25 prillit, ‘hallin’ do ia delegojë dikujt tjetër. Ndonëse Balla ia përsëriti edhe një herë pyetjen, Rama tha se nuk ecën me ‘sikur’. “Nëse PS nuk merr shumicën që mua bashkë me shqiptarët më duhet për ta çuar Shqipërinë në majën ku mund të ngjitet, por s’i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet që të fillojë të bëjë një proces nga halli, hallin do ia delegojë dikujt tjetër. PS nuk do mbarojë nëse mbaron karriera ime. PS do të vazhdojë.”,…

Read More

Një pikë për Interin kryesues, fiton Juventusi në Serie A, ndërsa Cagliari merr një trepikësh jetik në Friuli përballë Udineses vendase. Zikaltrit e Contes e mbyllën në barazim 1-1 takimin jashtë fushe me Spezian. Vendasit, tek të cilët Ardian Ismajli është kthyer në një titullar fiks, e filluan shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 12-të. Braziliani Diego Farias shënoi një gol të bukur, teksa në minutën e 39-të erdhi reagimi i ekipit që kryeson Serie A me Ivan Perisic. Romelu Lukaku dërgoi topin në rrjetë pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, por goli i bomberit belg…

Read More

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë të papritur nga selia e PD, ku ka folur lidhur me ngjarjen e sotme ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe katër të plagosur. Bardhi tha se autori i vrasjes Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi i tij, por pjesë e një strukture që ka ngritur PD për të mbrojtur votën. Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se ishte Klement Xhaferri ai që qëlloi i pari drejt strukturës së mbrojtjes së votës të PD dhe plagosi Emiljano Prengën dhe Pavlo Vuksanin, më pas ishte Paplekaj që qëlloi dhe…

Read More

Ka dalë nga burgu Gaetano Riina, vëllai i bosit mafioz Totò Riina. Kjo u vendos nga gjykata e mbikëqyrjes së Torinos, e cila urdhëroi arrestin në shtëpi me kërkesë të avokatëve të tij. Mediat italiane raportojnë se 88-vjeçari Gaetano Riina, ka pasur probleme serioze shëndetësore për disa kohë.

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje, për ditën e nesërme, e enjte 22 prill 2021. Dashi Nëse jetoni një marrëdhënie në ekuilibër, kushtojini vëmendje pasdites. Nga ana tjetër, çiftet e qëndrueshme do t’u duhet t’i kushtojnë vëmendje aspektit ekonomik. Në punë sot mund të ketë pak shpërqendrim. Demi Ata që janë në krizë ose që janë përballur kohët e fundit me një polemikë, tani duhet të shmangin konfliktet. Në punë, mos mendoni për punën sot. Binjakët Çdo diskutim ose një konfrontim i…

Read More

Pavarësisht përplasjeve të forta me kryeministrin Edi Rama, presidenti Ilir Meta i njeh disa cilësi pozitive kreu të qeverisë. Meta tha se Rama është ambicioz dhe energjik që sipas tij janë pozitive. “Edi Rama është ambicioz. Ka shumë energji dhe kjo është pozitive. Ka një problem të madh se është shumë i pabesë. Në politikë s’ka asnjë parim dhe natyrisht që ka energji negative, nuk i ka pozitive. Mbi të gjitha është kaq egoist dhe nuk ka asnjë keqardhje për çdo gjë që shkakton,” u shpreh Meta. I pyetur se çfarë do të bëjë kur të mos jetë më në…

Read More

Tre të rinj janë vënë në pranga pranë vendit ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Me një makinë luksoze ata kanë kundërshtuar forcat e rendit për të mos kaluar në vendin që konsiderohet ende skenë krimi. Të rinjtë akuzohen se kanë kundërshtuar efektivët e policisë së Elbasanit dhe janë futur në zonën e rrethuar me shirit në lagjen “5 maji”. Ata janë shoqëruar drejt Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Read More

Dështimi me Superligën i Milanit është shoqëruar sot me një dështim edhe në fushën e lojës, ku kuqezinjtë e Piolit janë mundur në mënyrë të papritur me përmbysje në minutat e fundit nga Sasuolo. Një humbje që peshon shumë në luftën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, pasi kuqezinjtë mund të kalohen shumë shpejt nga Atalanta e të kenë më afër shumë rivalë të tjerë direkt. Milani i rezistoi sulmeve të Sasuolos në fillim dhe pak nga pak rriti ritmin e lojës, duke gjetur golin e avantazhit me anë të Çalhanollu, i cili mposhti Konsiljin me…

Read More

Eksperti i mafias Radu Nicolae besonte se i kishte dëgjuar të gjitha më parë, kur shkoi për të biseduar me trafikantët në një nga burgjet më të ashpra të Rumanisë. Por teksa dëgjonte historitë e tmerrit të trafikantëve të minoreneve si prostituta, apo kur prindërit dorëzonin bijat e tyre te tutorët për t’i shitur në Britani, edhe ai nuk e përmbante dot përçmimin. “Ata i vihen vajzave të reja, sa më të reja, minorene,” thotë Radu në një intervistë me britaniken ‘Sun Online’. “Unë i pyeta ‘përse i gjurmoni vajzat 14, 15 apo 16-vjeçare?’ Ata thanë se klientët paguajnë më…

Read More

Kryeministri Edi Rama foli në “Real Story” në News24 për qëndrimin e maxhorancës kundrejt Presidentit të Republikës. Pas akuzave të shumta dhe sulmit ndaj Presidentit Meta, Rama tha se me përfundimin e procesit zgjedhor maxhoranca e sotme do të ulet dhe do të shikojë se çfarë do të bëjë. “Kush e vendosë këtë punën e zgjedhjeve. Ilir Meta? Ilir Meta që del dhe çorodit gjithë miletin me një përgjim të bërë në vitin 2017 të Artan Lames, ndërkohë që aty është fare e qartë që flitet për një boshllëk legjislacioni të krijuar si rezultat i ligjit të Saliut dhe faktikisht…

Read More

Ish- kryeministri , Sali Berisha ka folur për rolin e tij aktual në drejtimin e PD nisur edhe nga deklaratat e herëpashershme të kryeministrit Rama se ai është në fakt drejtuesi. Berisha u shpreh përpallë Ilva Tares se ai nuk ndikon në asnjë vendim të Bashës, përveçse kur ky i fundit i kërkon ndonjë këshillë. “Ai është i ndarë prej meje, ai është udhëheqësi i PD, por Rama siç mohon largimin e Berishës nga drejtimi i PD, ashtu mohon edhe atë që po i bën varrin politikisht. Unë nuk ndikoj në asnjë vendim përveçse kur kërkon këshillën time, të cilën…

Read More