Mësohet se një orë para se të ndodhte masakra e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ose “Pipi”, një berber në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti, ka raportuar në polici për prezencën e personave të armatosur në këtë lagje. Berberi ka telefonuar sallën operative, duke treguar se kishte parë persona të armatosur dhe mund të kishte ngjarje kriminale. Për shkak se policia kishte marrë njoftim më parë nga berberi se në zonë kishte prezencë të personave me armë, në vendgjarje kanë shkuar zv/drejtori i policisë së Elbasanit dhe Drejtori i forcës së Posaçme si dhe një patrullë e…
Author: tirana
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Poro të Vlorës. Bëhet me dije se është qëlluar me armë në drejtim të një lokali. Deri më tani, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. ihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë që ende vijon puna e forcave të policisë për të zbuluar dinamikat e vrasjes së sotme në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, bëhet e ditur që dy nga të plagosurit e ngjarjes që po trondit opinionin publik janë transferuar në kryeqytet, në spitalin e Traumës. Dy personat janë nxjerr me barela dhe të mbuluar me çarçaf për mos t’u identifikuar para kamerave. Gjatë transportimit, të plagosurit ishin të vetëdijshëm dhe lëviznin gjymtyrët e sipërme. Njëri prej tyre, sipas burimeve, është dhëndri i viktimës, Eltjon Bodinaku, ndërsa tjetri është Emiljan Prenga.
Moderatorja e njohur, Dajana Shabani është befasuar ditën e sotme pasi ka marrë një mesazh publik nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo ka qenë e ftuar së bashku me të bijën, Marlen në emisionin “Abc e Pasdites” dhe dalja e tyre në ekran ishte plot me surpriza. Ish-partneri i Dajës i dedikoi një mesazh prekës, ku zbuloi se e kishte dashur shumë një fëmijë dhe Zoti e kishte bekuar me të, pavarësisht se nëna e saj Dajana nuk e kishte pritur shumë mirë lajmin e shtatzanisë. “Kur mami ka shkruar që ti Marlen je insistim i babit nuk ka gënjyer! Kërkova…
Elisabeta Gjopalaj e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot ka ndërruar jetë. Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shumë dëmtime, çka i sollën asaj edhe vdekjen. Elizabeta Gjopalaj ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë. Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka drejtuar gishtin nga PD për masakrën e Elbasanit. Pas vizitës tek efektivja e “Shqiponjave”, Balla u ndal për të dhënë një prononcim për mediat, duke shtuar se ditën e sotme në Elbasan demokratët kishin sjellë paramilitarë të armatosur. Sipas socialistit, këta të fundit kishin ushtruar terror për vota në qytet, më konkretisht në lagjen ku edhe ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit. “Provokime që përshkallëzohen. Kanë një autorësi, PD dhe presidentin. PD që nga ngjarja e ditës së verës. Ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit. Erdha në spital,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes në Elbasan dhe akuzave nga opozita dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Rama shkruan në “Twitter” se nuk duhet të humbasin qetësinë as durimin dhe as besimin se 25 prilli do sjellë bashkimin e shqiptarëve. “Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”, shkruan Rama.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nga 2584 testime, janë evidentuar 138 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë raportohet për 5 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë…
Ambasada Amerikane ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u qëllua për vdekje Pjerin Xhuvani. Ambasada bën thirrje që incidenti të hetohet sa më shpejt. Po ashtu, ambasada i bën thirrje presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha për vetëpërmbajtje. Njoftimi i Ambasadës Amerikane: Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën…
Fytyra ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm që të ruajë elasticitetin, sidomos pas moshës 25 vjeç kur fillojnë të shfaqen edhe rrudhat e para, pasi trupi prodhon më pak kolagjen. Megjithatë, nëse çdo darkë i respekton gjithmonë këto 5 rregulla, rininë do ta kesh më shumë vite me vete. Nëse do ta arrish këtë gjë, ja çfarë duhet të bësh çdo natë: Laje fytyrën mirë me detergjentin specifik për tipin tënd të lëkurës Nëse nuk e lan fytyrën në darkë, poret do të ngarkohen me papastërti dhe duke qenë të bllokuara, nuk i japin mundësi lëkurës të freskohet. Shpëlaje me…
Presidenti Ilir Meta po zhvillon sot një bashkëbisedim në Vlorë në lidhje me çështjen e banesave që preken në kuadër të projektit të rrugës Vlorë-Orikum. Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se Kadastra dhe IKMT kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin për banorët e kësaj zone, të cilëve iu janë prishur objekte padrejtësisht. “Kemi disa përfaqësuar këtu dhe avokatin. Kemi dhe zotin Dervishi, këshilltarin tim ligjor. Dhe zotin Blushi tashmë vlonjat, përveç se kolonjar. Pas kthimit në Tiranë realizova takim me zonjën Ballanca, ku i shpreha shqetësimet tuaja. Dhe i kërkova një hetim për këtë çështje. Në 30 mars…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka vizituar në spital efektiven e forcave “Shqiponja” që mbeti e plagosur gjatë konfliktit në Elbasan. Balla ka parë nga afër gjendjen e efektives Xhensila Sota, e cila ka marrë një plumb në këmbë. Fatmirësisht efektivja është jashtë rrezikut për jetën dhe sipas mjekëve gjendja e saj është e mirë. Sota, 27 vjeçe ishte rastësisht pranë vendit ku ndodhi konflikti që çoi në vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe ndërhyri për shuarjen e tij, teksa u qëllua me armë në këmbë.