Elisabeta Gjopalaj e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot ka ndërruar jetë.
Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shumë dëmtime, çka i sollën asaj edhe vdekjen.
Elizabeta Gjopalaj ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
