Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bandat rumune të trafikut që blejnë minorene për t’i përdhunuar në Britani

21:58 / April 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostitucion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i mafias Radu Nicolae besonte se i kishte dëgjuar të gjitha më parë, kur shkoi për të biseduar me trafikantët në një nga burgjet më të ashpra të Rumanisë.

Por teksa dëgjonte historitë e tmerrit të trafikantëve të minoreneve si prostituta, apo kur prindërit dorëzonin bijat e tyre te tutorët për t’i shitur në Britani, edhe ai nuk e përmbante dot përçmimin.

“Ata i vihen vajzave të reja, sa më të reja, minorene,” thotë Radu në një intervistë me britaniken ‘Sun Online’.

“Unë i pyeta ‘përse i gjurmoni vajzat 14, 15 apo 16-vjeçare?’ Ata thanë se klientët paguajnë më shumë dhe kthehen më shpesh për vajza të reja. Një prej tyre më tha se kishte blerë një vajzë 15 vjeçare nga prindërit e saj, madje kishte paguar që babai ta sillte vetë në apartamentin e tij në Austri”.

Radu thotë më tej: “Ai kishte paguar 3,000 euro kur normalisht do të kishte paguar rreth 1,500 euro për një minorene, por ishte tepër e rrezikshme që ai të udhëtonte me vajzën”.

“Asaj nuk i pëlqente që po trafikohej, kështu që ishte më e sigurtë që babai i saj ta sillte përtej kufirit drejt destinacionit final, që ndoshta ishte Anglia”.

Nicolae shton më tej se ishte përpjekur të përgatitej psikologjikisht për bisedat me trafikantët e dënuar, por përsëri ishte shtangur.

“Dukej qartë që këta njerëz nuk kishin asnjë simpati për qeniet e tjera njerëzore. Ata trajtonin gratë si kafshë, si objekte nga të cilat të nxirrnin para, prandaj nuk besonin se kishte diçka të gabuar në atë që bënin”.

Investigimi i “TheSun” për trafikimin e minoreneve vjen pas një paralajëmrimi të Komisionit Evropian për rritje të shumëfishtë të nxjerrjes ilegale të të miturve nga vendi, në krahasim me shifrat e vitit 2016.

Ndërkohë bastisjet e policisë në Britani tregojnë se 86 përqind e grave që punojnë në bordello janë nga Rumania.

Industria e seksit në Britani është e mbushur me histori të vajzave të mitura rome që shesin trupin e tyre për para.

Ato trafikohen që të vogla dhe detyrohen të bëhen pjesë e industrisë së seksit nga banda të uritura për para, që i marrin atyre çdo qindarkë. Sipas llogaritjeve çdo prostitutë arkëton 500 deri në 700 paundë në natë nga disa klientë, dhe tutorët e tyre marrin rreth 12,500 paundë në muaj apo 135,000 paundë në vit nga një vajzë e vetme.

Vajzat e konsiderojnë veten e tyre “të përdala” teksa udhërohen me dhunë të dorëzojnë të gjitha paratë, te burrat që i kanë vjedhur ato nga familjet që kur ishin fëmijë.

Ndërsa në Rumani, ekspertët thonë se në lojë janë aq shumë para, sa trafikantët kanë korruptuar dhe zyrtarët e qeverisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.