Ish- kryeministri , Sali Berisha ka folur për rolin e tij aktual në drejtimin e PD nisur edhe nga deklaratat e herëpashershme të kryeministrit Rama se ai është në fakt drejtuesi. Berisha u shpreh përpallë Ilva Tares se ai nuk ndikon në asnjë vendim të Bashës, përveçse kur ky i fundit i kërkon ndonjë këshillë.
“Ai është i ndarë prej meje, ai është udhëheqësi i PD, por Rama siç mohon largimin e Berishës nga drejtimi i PD, ashtu mohon edhe atë që po i bën varrin politikisht. Unë nuk ndikoj në asnjë vendim përveçse kur kërkon këshillën time, të cilën e merr ose jo për bazë. Kandidimi im në Tiranë ishte biseduar më parë dhe unë e bëra publike kur PD bëri publike emrat e listës”, tha Berisha.
Sipas tij, Rama njësoj siç mohon largimin e Berishës nga kreu i PD, ashtu mohon edhe fundin e tij politik nga Lulzim Basha.
