DASHI E diela do të jetë një ditë pozitive, sepse më në fund e keni rikuperuar tokën pas një periudhe të vështirë. Prandaj shijoni një Pashkë në qetësi, në shoqërinë e të dashurit tuaj. Nëse jeni beqar, mund të jetë koha të riktheheni në rrugën e duhur dhe të kërkoni shpirtin binjak . Nëse, nga ana tjetër, jeni grindur me partnerin tuaj, sqarohuni dhe gjeni harmoninë. DEMI Do të jetë një ditë për ju në të cilën do të duhet të jepni gjithçka, sepse keni përgjegjësi të rëndësishme. Në ditët në vijim mund ta gjeni veten duke luftuar me dikë.…
Author: tirana
Shifra të larta infektimesh dhe humbjesh në njerëz nga koronavirusi. Në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe 12 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, kurse janë regjistruar edhe 777 raste të reja të infektuarave me këtë virus. “Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç),…
Rezarta Shkurta, ka zbuluar prej kohësh se po kujdeset për trupin e saj, duke u ushqyer sa më shëndetshëm. Në ndihmë i ka ardhur edhe mikja e saj, Aulona Musta, e rezultatet janë të dukshme. Ditën e sotme, Rezarta ka postuar një video në “Instagram”, ku shfaqet e mbuluar me një peshqir, të cilin në një moment e ul poshtë, duke treguar gjithë kurrizin. “Mos më dobëso më, se edhe për pak do dal pa peshqir fare”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon, duke i bërë tagg edhe Aulonës, e duke treguar se është mjaft e kënaqur me trupin e saj.…
Korça është simboli i ndryshimeve dhe punës së bërë nga Partia Socialistë në pushtet gjatë viteve të fundit. Kështu është shprehut drejtuesi politik i qarkut, niko Peleshi në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes 3 të qytetit. Për Peleshin ndryshimet janë të dukshme ndërsa sfida e radhës do të jetë punësimi i të rinjve përmes qendrës së inovacionit, si një bast i ri që do të fitohet sërish. Nga ana tjetër Peleshi, hodhi poshtë deklaratat e Bashës gjatë vizitës së tij në Korçë duke thënë se kreu i opozitës të mos ndezë qiri në Korçë por tek bulevardi “Dëshmorët…
Kardinali shqiptar Ernest Simon Troshani ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve. Në moshën 93-vjeçare, kardinali Troshani e cilëson festën e Pashkëve, ditën e fitores më të madhe. “Vëllezër e motra shqiptarë si çdo vjet erdhi dhe dita e kremtimit të festës më të madhe, të fitores më të madhe, dita e Pashkëve. Dita e Pashkëve synon ndarjen e historisë mes kohës së vetë dhe etapën e re plot dritë që është shpresa e të ngjallurit. Njeriu ka nevojë për shpresë, për amëshimin. Ju uroj Pashkë të lumtura, Krishi i ringjallur të përcjellë në zemrat e të gjithëve që…
Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, duke rrëzuar kështu propozimin e PD-së. PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD. Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale. “Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.
Akademiku i njohur, Artan Fuga teksa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama sot në Roskovec, nuk i ka kursyer ironitë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, duke marrë shkasë nga prezantimi i projekti i rilindjes urbane të Roskovecit nga ana e kryebashkiakes Majlinda Bufi, Fuga thekson se një përfaqësuese e pushtetit vendor nuk mund të përfshihet në fushatën elektorale. Mes të tjerash akademiku pohon se kryebashkiakja u shndërrua në një guidë turistike për kryeministrin Rama, i cili ndodhet sot në Roskovec, që e krahasoi mes ironisë si Budapesti. REAGIMI I FUGËS Mor por shoh këtë kryebashkiaken e kësaj qendre të…
Nuk ka kaluar një ditë që emri i saj nuk është përmendur në titujt e mediave rozë, por jo më kot. Nga lidhja e ndarja me Beartin, hapja e mbyllja e llogarisë në Instagram herë pas here e deri tek takimi i djeshëm misterioz me autoren e “Për’puthen” Olsa Muhameti, këto nuk kishin si ta mbanin Tea Trifonin larg vëmendjes së publikut. Por ish-konkurrentja e programit të dashurisë ka “thyer” sot heshtjen për të gjithë. Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory ajo i ka sqaruar “të gjitha”. Si fillim, Tea ka treguar se nuk do të rikthehet në Për’puthen.…
Tashmë që pranvera është duke ardhur, njerëzit me probleme me peshën nxitojnë të heqin disa kilogramë të tepërt. Ju shqetëson dhjami në zonën e barkut, por ju mungon vullneti i duhur për t’u ushtruar? Eksperti i dietës, Terri-Ann Nunns, ka zbuluar disa nga ushqimet që ju lehtësojnë punë me djegien e dhjamit në zonën e barkut 1. Drithërat Fibrat janë jetike që sistemi juaj tretës të punojë siç duhet. Ndryshimi më i lehtë që mund të bëni për të marrë më shumë fibra në dietën tuaj është zëvendësimi i karbohidrateve me ushqimet e grurit të si: buka e zezë, makaronat,…
Ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji ka ndodhur një aksident i rëndë ku janë përplasur tre eutomjete. Nga aksidenti i rëndë ka mbetur një person i plagosur. Sipas burimeve policore i plagosur është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmën e parë. Raportohet se personi i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Shumë shpejt lëvizja e lirë në unionin europian do të ndajë njerëzit jo vetëm midis atyre që janë vaksinuar ose jo, por edhe bazuar në llojin e dozave që kanë aplikuar. Plani i BE-së për të rikthyer udhëtimet përmes “pasaportës shëndetësore” do t’i vendosë shtetet përpara dilemës për të pranuar vaksinat kineze e ruse. Sipas unionit, çdo vend europian mund të lejojë që qytetarët të udhëtojnë pa tampon apo karantinim vetëm nëse paraqesin certifikatat e vaksinimit. Por me një kusht: këto të fundit duhet të jenë të aprovuara nga rregullatori europian i barnave (EMA). Ndryshe, zëre se nuk je vaksinuar.…
Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotmë në Fier ku ka inspektuar nga afër punimet në sheshin kryesor të Roskovecit. Rama ka parë nga afër punimet për goditën e re të Bashkisë, dhe teksa shoqëruesja i shpjegon historinë e një ndërtese, Rama i kthehet: “Mua më tregon ti, kujt ja tregon ti këtë” “Këtë shesh s’e ka as Kuvendi Gramozit, më pëlqen shumë. Këtu besoj mbushet plot me të rinj,” tha Rama. “E qave këtë Roskovecin, super transformim dhe plus kësaj, asnjë rrugë lidhëse mes fshatrave e pashtruar në Toskanën e Shqipërisë,” shtoi kreu i qeverisë.