Author: tirana

Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë bërë një gjest shumë të bukur përpara fillimit të ndeshjes kundër Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë kanë dalë në nxehje të veshur me fanella të Arjan Salës, heroit që shpëtoi disa jetë njerëzish në zjarrin që ra në magazinën e një qendre tregtare. Le magnifique hommage pour Arjan SALA 🙏🕊️ pic.twitter.com/YEuCiVaIB7— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 28, 2021

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë nesër lidhur me numrin e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas projektvendimit të KQZ-së, në total janë afro 3 milionë 588 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa do të prodhohen mbi 3 milionë e 660 mijë fletë votimi. Gjatë mbledhjes së nesërme KQZ do hedhë dhe shortin për caktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Sipas projektvendimit të KQZ-së, anëtari i tretë i GNV-ve i takon PS-së, ndërsa i katërti do përcaktohet me short mes LSI dhe PDIU-së.

Read More

Një shqiptar në Milano të Italisë ka përfunduar në prangat e policisë pasi dhunonte gruan e vet. 51-vjeçari dhunonte gruan në pranë të djalit të tyre 13-vjeçar. Por duket se ky i fundit nuk e ka duruar sjelljen e të atit, të cilin e ka denoncuar në polici. Djali telefonoi policinë për të kërkuar ndihmë, në kohën kur babai i tij ishte duke dhunuar nënën. Nga ana e saj, gruaja ka treguar në polici se për 20 vjet i është nënshtruar dhunës psikologjike dhe fizike nga partneri i saj, të cilin nuk e kishte raportuar nga frika e hakmarrjes.

Read More

Luka Modriç ka shkruar historinë me fanellën e Kroacisë. Mesfushori i Realit të Madridit është futbollisti me më shumë paraqitje në fanellën e Kombëtares. Rekordi u arrit pas fitores në shifrat 1-0 kundër Qipros për kualifikueset e Botërorit. Më herët ishte Darijo Srna që e mbante vendin e parë, për t’ia lënë stafetën mesfushorit që do të vazhdojë të paraqitet për Kroacinë. E për këtë rast të veçantë shokët te Kombëtarja e kanë surprizuar duke e duartrokitur gjatë Modric, që nuk i mbajtur emocionet për të shpërthyer në lot.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kombinat ditën e sotme .E teksa ka mbajtur fjalën e tij Rama nuk ka lënë pa përmendur kreun e PD, Lulzim Bashën apo dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Rama tha se me takimet elektorale Basha ka treguar se nuk respekton dot jetën e njerëzve të tij më të ngushtë, ndërsa për Krymadhin tha se ajo nuk mund të vazhdojë rindërtimin, pasi di vetëm të ndërtojë shtëpi me shumë banjo. “Kush Luli? Ti thoja unë Belindës të bëjmë një të fortë në Kombinat, pa distanca të ndërtonim një qendër…

Read More

Edi Reja vazhdon të mos ketë një formacion të qëndrueshëm për kombëtaren shqiptare dhe në ndeshjen e sotme kundër Anglisë, ka bërë përsëri ndryshime në rreshtimin e kuqezinjve. Trajneri ka vendosur të hedhë në fushë 5 emra të rinj në krahasim me sfidën ndaj Andorrës, duke prekur praktikisht çdo repart. Kështu në mbrojtje është Veseli që rreshtohet në qendër, në vend të Kumbullës së dëmtuar, por edhe Memolla në krah në vend të Lenjanit i cili ishte autori i golit ndaj Andorrës. Në mesfushë, Memushaj e Gjasula ulen në stol, për t’i bërë vend Laçit, teksa shtohet një forcë në…

Read More

Nisma për shpalljen e Arjan Salës “Dëshmor i Atdheut” ende nuk ka marrë formë zyrtare, për shkak të pritjes së ekspertizës. Ditën e shtunë kur është bërë edhe ceremonia mortore në familjen Sala, përfaqësues të qeverisë kanë mbërritur për t’u konsultuar me familjarët për të vendosur se ku do të prehet trupi i të ndjerit. Familjarët nuk kanë pranuar që pa pasur një shkresë zyrtare për vlerësimin e aktit heroik të Arjan Salës, që të prehet në varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”. Mësohet se është marrë vendimi prej tyre që të prehet pranë eshtrave të të afërmve. Dyert e banesës…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Vitaliteti sigurisht që nuk mungon. Marsi është në shenjën tuaj dhe ky është një simbol i pasionit tuaj të madh, evolucionit të madh dhe agresionit tuaj që shpesh u impononi gjërave tuaja dhe njerëzve përreth jush. Demi Nëse duhet të diskutoni diçka, do të ishte mirë të përfitonit nga nesër dhe ditët në vijim për t’i bërë gjërat të qarta, veçanërisht nga pikëpamja e biznesit, ku shumë pikëpyetje janë shfaqur ditët e fundit. Binjakët Zakonisht…

Read More

I ftuari i kësaj radhe në emisionin “Expuls” ka qenë këngëtari i njohur, Mandi Nishtulla. Gjatë intervistës, Mandi është shprehur i revoltuar dhe ka shpërthyer për faktin se nuk e vlerësojnë pasi është me ngjyrë. Ai tregon se edhe pse është artist që të gjithë e duan, nuk është dekoruar. Gjithashtu këngëtari shtoi se nëse ai do ti futej politikës do të kishte mbështetjen e shumë personave. “Unë nuk dua vetë t’i futem politikës, se pasha zotin e madh gjysmë milioni jevgj e gabel vinë mbrapa meje”,- u shpreh ai. Presidenti me pare ka dekoruar kengetarin tjeter te tallavase Ylli…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pyetur nëse ka mundësi bashkëpunimi mes partisë që ajo drejton dhe Edi Ramës, e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë. Në një intervistë të dhënë për ‘abc’, Kryemadhi ka theksuar se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, që ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, është tradhti kombëtare. “Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin…

Read More

Dr. Ina Pichugina, Shefja e Qendrës së të Ushqyerit të Institutit të Kërkimeve Shkencore Klinike në Provincën e Moskës, njoftoi se vitaminat janë e rëndësishme për trupin dhe për ngadalësimin e plakjes. Në një intervistë televizive, Pichugina vëren se shumë nga proceset e trupit varen nga vitamina К. “Vitamina K bën pjesë në grupin e vitaminave që treten në yndyrë. Efekti kryesor i saj është sinteza e proteinave të gjakut, pasi kontribuon në mpiksjen e gjakut. Kur një enë gjaku dëmtohet për ndonjë arsye, formohet një mpiksje në atë vend për të ndaluar gjakderdhje “, thotë ajo. Kjo vitaminë është…

Read More

Shfrytëzimi i jashtëligjshëm qendrave të masazhit për ushtrim prostitucioni është raportuar vazhdimisht në Shqipëri. Këtë herë, është ish-konkurentja e “Për’puthen”, Shiqpe Hysenaj që tregon një histori të saj. E Ftuar në “E Diell”, Shqipja thotë se të punonte si masazhatore ka qenë pasion për të. “Doja të studioja për të pasur këtë punë, por gjërat shkuan si shkuan dhe studioja marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë, vendosa të shkoj në një qendër masazhi dhe të filloja punë, që të mësoja dhe profesionin”. Por, siç thotë Shiqpja, gjërat nuk shkuan ashtu si mendonte. “Pranuan që unë të punoja, edhe pse nuk e dija profesionin…

Read More