Kthimi i qytetarëve nga rrethet në kryeqytet ka krijuar radhë kilometrike në autostradën Elbasan-Tiranë. Në trafikun e rënduar janë bllokuar qindra automjete, me qytetarët që duket se do të qëndrojnë për disa orë të bllokuar deri sa qarkullimi të normalizohet. Qytetarët duhet ta shmangin këtë aks, ndërkohë që pritet ndërhyrja e autoriteteve për normalizimin e situatës.
Author: tirana
Shqipëria ka bërë një paraqitje zhgënjyese në duelin e dytë për eleminatoret e botërorit “Katar 2022” kundër Anglisë. Sifda e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të “Tre Luanëve”, të cilët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren. I vetmi rast i artë për ekipin e drejtuar nga tekniki Edi Reja ishte ai i minutës së 13-të me Myrto Uzunin, i cili i vetëm përballë portierit e dërgoi topin mbi kuadrat. Nga një gol për çdo pjesë u mjaftoi anglezëve për të dal me pikët e plota nga kryeqyteti shqiptar. Në fillim bomberi i…
Aktori i njour Çun Lajçi është infektuar nga Covid 19. Është ai vetë që e ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale, ndërsa nuk i mungon ironia, jo vetëm përballë sëmundjes por edhe përballë shoqërisë. Ai shprehet se mirë do të jetë për nëse shpëton nga Covid, por mirë edhe për njerëzit që nuk do të detyrohen të vendosin buqta me lule dhe të zmadhojnë fotografinë e tij. “Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me…
Olti Curri, në një intervistë për Top Albania Radi, ka rrëfyer rreth eksperiencës së tij në muzikë, duke na zbuluar më shumë rreth temës së “Eurovizionit”. Curri, shprehet se nuk mund të shkruajë shumë tekste, thjesht mundohet të përzgjedhë disa këngëtarë, veçanërisht miqtë e tij. Teksi i këngës fituese “Karma”, kënduar nga Anxhela Peristeri, duket se ka qenë projekti i tij i dytë. Gjatë bisedës se kush do të përfaqësonte një juri më të mirë, ai u shpreh se sido të ishte vendimi, sërish do të kishte ankesa, madje shqiptarët nuk kursehen me paragjykimet. Por një grup i mirë jurie…
Shqipëria ka detyrën e vështirë të përballojë forcën e Anglisë sonte në “Air Albania”, pasi kjo e fundit ka shënuar edhe golin e dytë. Nga të gjitha përballjet zyrtare mes dy ekipeve, Shqipëria nuk ka fituar dhe barazuar asnjë herë, ndërsa britanikët kanë shënuar 4 fitore. Kuqezinjtë e kanë çuar topin në rrjet vetëm 1 herë, përballë 12 të kundërshtarëve. Si Shqipëria, ashtu edhe Anglia do të luajnë sot për të marrë vendin e parë në grupin I, ku renditen të dyja me nga 3 pikë. Polonia ka zënë vendin e tretë me 1 pikë, po aq sa Hungaria. Ndërsa…
Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë të ftuara dy shoqe që dikur kanë punuar në spital dhe kishin një miqësi të bukur. Në vitin 2014 Elsa i dha Shemsies dhe bashkëshortit të saj 5 milion Lekë dhe për vite me radhë nuk u kujtuan t’ja kthenin. Madje ata shitën shtëpinë në Tiranë dhe shkuan të jetonin në Vaqarr pasi ndërtuan një shtëpi private aty. Burri i Shemsies vdiq para një viti e gjysmë dhe ajo nuk e kishte njoftuar Elsën. Elsa i shkon tek shtëpia e vjetër dhe zbulon se janë larguar nga…
Disa futbollistë kanë surprizuar kreun e PD Lulzim Basha, duke i dhuruar bluzën kuqezi me numrin 9 ndërsa po luhet ndeshja Shqipëri-Angli. Bluza i është dhuruar Bashës nga ish-futbollisti kuqezi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me ta, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në Tiranë. Gjëja e parë që dua të them përpara ndeshjes është se lutemi për fitore dhe sido të jetë më 25 prill do të fitojë sporti shqiptar”, tha Basha. Bluza mban numrin 9 ashtu si edhe numri i PD në zgjedhjet e 25 prillit.
Anglia ka shënuar golin e parë në portën e kuqezinjve. Goli është shënuar në minutën e 38 nga Kane. Pas harkimit nga e majta, duke e çuar topin në cepin e portës. Në tentativën e parë, kapiteni i “3 luanëve” gjen rrugën e rrjetës Trajneri i Anglisë ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion, duke i besuar sulmin treshes, Stërling, Maunt dhe Kejn.
Sot, në rubrikën “Trotuar”, në emisionin “E Diell”, u diskutua nëse duhet të legalizohen shtëpitë publike në Shqipëri. Ish-konkurentja e”Për’puthen”, Ana Kauri u shpreh pro legalizimit të seksit, për të shmangur prostitucionin e paligjshëm dhe të pakontrolluar. Sipas Anës, seksi kundrejt pagesës duhet të miratohet sa më parë, madje deklaron se, nëse “një parti do të premtonte legalizimin e shtëpive publike, do ta votoja në zgjedhje”. “Më mirë ta pranojmë dhe të thyejmë këto tabu njëherë e mirë”, shtoi Ana. Shumica e të ftuarve, në këtë diskutim, u shprehën pro legalizmit të seksit, ndërsa Shqipe Hysenaj, u shpreh kategorikisht kundërt.…
Një vijë e mprehtë në det të hapur, si një çarje. Dhe një mur me onde deri në tre metra i lartë”. Këto janë efektet e dukshme të tërmetit që ndodhi në Detin Adriatik në pasditen e së shtunës. Tërmeti, me magnitudë 5.6, u ndje gjithashtu qartë në zonën e Foggia, veçanërisht në komunat e Gargano. Në përgjithësi, pasdite sot, Deti Adriatik u prek nga një valë e fortë sizmike, me rreth 40 lëkundje me madhësi të ndryshme (nga 2.1 në 4.1). Imazhet e publlikuara nga mediat italiane janë të Francesco Clemente, dhe u morën në bordin e një helikopter…
Në dy çadrat e ngritura në Sheshin “Skenberbej” priten që të bëhen afro 1000 vaksinime në ditë për moshat nga 70 deri në 79 vjeç. Të gjithë qytetarët që do të marrin dozën e parë, do të njoftohen pas një muaji po nga mjeku i familjes për dozën e dytë. Ndërkohë që ata qytetarë që nuk do të kenë mundësi për të bërë vaksinën në ditën e caktuar, do të njoftohen për një rezervim të dytë. Procesi i vaksinimin masiv u nis me ardhjen e vaksinës kineze në Shqipëri. Për ekspertët, kjo vaksinë është më e lehtë në përdorim. Edhe…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë, Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë, 11 raste në Durrës, 9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në…