Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se pas mjekëve dhe mësuesve, janë policët dhe gazetarët ata që do të vaksinohen me vaksinën anti-Covid. Deklaratën e bëri sot për “Klannews”. Kategoria e parë që nisi të vaksinohet në Shqipëri ishin mantelbardhët ndërsa tani janë mësuesit ata që po marrin vaksinën AstraZeneca, me 38.400 doza që erdhën në aeroport para pak ditëve. Për këtë të fundit ka pasur dilema, por EMA tha se është e sigurtë dhe efikase. Kështu, sapo të mbarojë fushata e vaksinimit për mësuesit, do të vazhdojë me gazetarët dhe policët, që janë po ashtu tepër të…
Author: tirana
Deputeti socialist Taulant Balla ka debatuar ashpër me gazetarin Bledian Koka, teksa ishin duke folur për sherrin në Elbasan mes biznesmenit Gjergj Luca dhe politikanit Luçiano Boçi. Në momentin që gazetari i tha të largoheh nga lokali i Lucës, Balla ikën nga emisioni dhe mbyll kamerën. Pjesë nga debati në Vizion Plus Bledian Koka: Ku ndodheni tani? Taulant Balla: Jam në zyrën time… Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themiTaulant Balla: Jo Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës. Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë…
Evropa po ecën shpejt drejt ndalimit të prodhimit dhe shitjes së makinave me benzinë dhe naftë deri në vitin 2030, duke lejuar vetëm vendosjen në treg të automjeteve elektrike dhe hibride pas kësaj date. Ndalimi evropian mund të përfshijë gjithashtu një shtrëngim të legjislacionit për ndotjen e ajrit, duke përjashtuar nga 2025 vetëm automjete me djegie që lëshojnë deri në 30 mg / km oksid azoti në atmosferë, nga 60 mg të përcaktuara për benzinë dhe 80 g për naftë. Ndërhyrjet e planifikuara synojnë gjithashtu uljen e kufijve të monoksidit të karbonit, duke i sjellë ato nga 1000 mg në…
Nëse e kishit këtë dyshim duke vëzhguar familjet e miqve, nuk ishit gabim: numri i lindjeve tëv fëmijëve binjakë është më i larti ndonjëherë. Sipas një analize të botuar në Riprodhimi Njerëzor, që nga vitet 1980 niveli i lindjeve binjake është rritur me një të tretën, nga 9 në 12 në 1.000: në botë sot, ka 1.6 milion binjakë – një fëmijë çdo 42 të lindur ndanin mitrën me të paktën një vëlla ose motër. Normat e binjakëve janë më të larta tani se sa kanë qenë ndonjëherë në 50 vjet. Ato janë ndoshta më të lartat ndonjëherë ”, komenton…
Vera është një kohë e mirë për aktivitete në natyrë dhe pushime, por gjithashtu sjell me vete disa rreziqe shëndetësore si djegia nga dielli, goditja nga nxehtësia, alergjitë, problemet e tretjes dhe infeksionet. Më poshtë janë disa masa paraprake të thjeshta që mund të merrni për të mbajtur larg këto probleme shëndetësore dhe për ta bërë verën më të sigurt dhe më të këndshme. Ne të gjithë e duam pirjen e ujit të ftohtë kur temperatura janë të larta dhe të padurueshme. Ndërsa kjo mund t’ju japë lehtësim të menjëhershëm nga nxehtësia përvëluese e verës, nuk është e mirë për…
Brisida Gjikondi është përplasur me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin lidhur me konfliktin e tij fizik me biznesmenin Gjergj Luca. Në një lidhje direkte në emisionin “Spotlight”, Gjikondi i ka kërkuar ish-deputetit që të kërkojë falje për dhunën, pasi po jep një shembull të keq për qytetarët. Ndërsa kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, tha se politikanët do të ishin në vijën e parë të përplasjeve. PJESË NGA BISEDA: Brisida Gjikondi: Më mirë lëri ato libra dhe dil kaçak në mal. Kur e bëni ju, çfarë bëjnë shqiptarët? Jeni në rrugë të gabuar. Nesër, pasnesër nuk derdhet gjaku…
Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri ka hedhur poshtë komentet se Dritan Leli është përjashtuar nga Partia Socialiste pas refuzimit të kandidurës si deputet. Ai thotë se të gjitha këto stisen nga kundërshtarët politik. ‘Dritan Leli refuzoi që të kandidonte. Kjo është një çështje që nuk ka pse të trajtohet. Nuk është më pjesë e fushatës. Ne tashmë jemi të fokusuar në fushatë. Dritan Leli nuk është përjashtuar nga Partia Socialiste. Nuk është fare e vërtetë. Ne jemi një ekip që kemi në fokus zgjedhjet e 25 prillit. Nuk duam që të merremi me këto debate që më shumë…
Drejtori i Doganës së Tiranës është shkarkuar nga detyra me urdhër të kreut të drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli. Juljan Mehaj është liruar nga detyra e drejtorit të doganës së kryeqytetit, duke u transferuar drejtor drejtorie pranë Drejtorisë së Kontrolleve të Akcizës dhe Paszhdoganimit. Motivi është lirimit nga detyra është bërë për shkak të mos përmbushjes së planit gjatë muajit shkurt. Mësohet se kjo drejtori kishte realizuar 95 për qind të planifikimit të të ardhurave. Në vend të tij është emëruar Petrit Koçiaj. Lëvizjet në këtë doganë vijnë rreth një muaj para zgjedhjeve.
Pak kohë më parë në “Përputhen” hyri një 28 vjeçar nga Maqedonia i quajtur Arsim Abdyli, baba i një vogëlushi 3 vjeç. Ai tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave, madje u duk se pati shumë kimi me Sarën. Megjithatë, në fund të puntatës së sotme, Arsimi u largua përfundimisht nga “Përputhen”. Ai tha se duhet të shkojë në Zvicër për të vizituar të birin. “Unë mora vendimin që të largohem nga emisioni. Kam një shkak privat që duhet ta rregulloj në Zvicër. Djalin duhet të shkoj ta vizitoj, ta shikoj. Kjo është arsyeja. Ata që janë prindër e kuptojnë”, tha ai.
Nga Pëllumb Kulla* Nuk mund të mos ishte një Tarifë që të dilte mbrojtës në qortimin që po i bëhet nostalgjisë enveriane të zonjës Luljeta Bozo, e cila ca ditë më parë tha se jeta e shqiptarëve nën diktaturën e Enver Hoxhës kishte më shumë të mira se sa të liga! Zonja që kryeson kandidaturat socialiste në Tiranë nuk u mjaftua p.sh të thoshte se ajo kohë kishte edhe të mira, gjë që mund ta them edhe unë. Ajo i vuri në balancë. Dhe të mirat sipas saj, predominonin ku e ku! Të gjithë kemi nostalgji për vitet e rinisë…
Ndodhem në një aparaturë skanimi, dhe jo pa qëllim. Përgjatë një viti pandemie, në luftë më Covid-19-tën, mjekë radiologë konstatojnë, se ka persona të cilët I ka mbërthyer një lloj manie me skanerin, ose skanermania. Kërkojnë të bëjnë skaner pa qenë nevoja, por mjekët thonë se nëse skaneri bëhet pa një arsye dhe pa rekomandimin e specialistit, atëherë rrezatim kthehet në rrezik për shëndetin e njeriut. Albana Shahini, Mjeke Radiologe: Shumë njerëz duke dëgjuar njëri-tjetrin apo nëpër media, janë të prirur t’i drejtohen bërjes së skanerit, sidomos në ditët e para të infektimit me Covid 19, dhe pasi konfirmohen pozitiv…
Në Afrikën Veriore kemi dy qendra ose vorbulla ciklonike aktive tani, ndërsa e treta më e dobët gjendet në Greqi. Dy vorbullat afrikane do të bashkohen dhe shndërrohen në një ciklon të fuqishëm mesdhetar duke u fuqizuar në ujërat e Mesdheut. Ky ciklon do të fuqizohet më së shumti në Detin Tiren, pastaj në Italinë jugore dhe Detin Jon ku pritet të përfshijë edhe jugun e Shqipërisë me rrebeshe dhe shtrëngata të fuqishme shiu. Pastaj cikloni pritet të fuqizohet edhe më shumë drejt, Greqisë, Turqisë e tutje në Detin e Zi dhe Azi. Fuqia e ciklonit do të tërheq ajrin…