Dhjetë persona në paraburgim e Vlorës dyshohet se janë infektuar me koronavirus. Gazetari i ABC, Elton Nikaj raporton se të paraburgosurit kanë shfaqur simptoma të COVID-19 dhe pritet që t’u bëhet tamponi për të konfirmuar nëse janë infektuar. Sot në Shqipëri u regjistruan 494 raste të reja me koronavirus, një ulje e ndjeshme krahasuar me ditët e kaluara, ndërsa numri i viktimave vijon që të mbetet i lartë, 16 fatalitete në 24 orët e fundit./
Author: tirana
Opozita shqiptare synon njollosjen dhe kriminalizimin e parlamentit të ardhshëm, teksa ka përfshirë në lista kandidatë me rekorde kriminale, duke shembur kësisoj kauzën kryesore të saj, atë të dekriminalizimit. Pas Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, edhe Lulzim Basha ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë disa trafikantë droge dhe hajdutë. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë verifikuar formularët e kandidatëve të PD-së në 6 qarqe të vendit nga 12, konkretisht në Durrës, Dibër, Berat, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër. Në Durrës, Lulzim Basha ka kandiduar Rezart Tushën, i cili në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994. Sipas…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas postimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku vendosi flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës dhe e cilësoi Kosovën territor të Serbisë.Basha shkruan se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, ndërsa shton se deklarata të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë. Sipas tij, sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin. “Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin…
Facebook-u, dhe dy platformat e mediave sociale në pronësi të tij aktualisht janë jashtë funksionit. Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, si duket e kanë të pamundur që të marrin apo dërgojnë mesazhe. Instagrami është tërësisht jashtë funksionit.
Sa herë ju ka ndodhur të zhgënjeheni nga një person, megjithatë sërish të bini në grackën e tij? Nuk është diçka për t’u fshehur e as për të pasur turp, ndonjëherë ndjenjat apo situata të caktuara na bëjnë të dobët dhe lehtësisht të manipulueshëm para të tjerëve. Aq më tepër kur këta ‘’të tjerët’’ u përkasin 3 shenjave të mëposhtme të horoskopit, që njihen gjerësisht si shenjat më grindavece të horoskopit. Jo vetëm që ushqejnë shumë ligësi brenda tyre, por nuk hezitojnë aspak t’ju sulmojnë me qëllimin e vetëm për t’ju bërë keq. E dini cilat janë? Zbulojeni më poshtë:…
Kryeministri i Francës, Jean Castex mori dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca në një transmetim live në televizion, një lëvizje kjo për të rritur besimin e publikut te vaksinat. Ditën e sotme autoritetet franceze rinisën procesin e vaksinimit, i cili u pezullua për disa ditë për motive sigurie pas disa rasteve të raportuara me mpiksje gjaku. Pasi bëri vaksinën në spitalin e Saint-Mande në Paris, kryeministri Castex iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen masivisht për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve. Më vonë gjatë ditës së sotme pritet të vaksinohet dhe kryeministri britanik, Boris Johnson.
Sot ishte radha e Mevlanit për të rrëfyer sekretet e tij dhe shkeljet e rregullores së programit. Ai tha se disa herë është takuar me çunat jashtë dhe ka çuar disa herë më makinë Antonelën në shtëpi. Rrëfimi i Mevlanit: Jam takuar me disa çuna jashtë, me Ledianën më ka ardhur në spital, Antonelën e kam çuar disa herë në shtëpi dhe kemi folur disa herë në telefon. Arjani: Po Ledianën e ke takuar me mamin? Mevlani: Kurse Antonela, ka folur me babin një ditë. Antonela: Më tha qenke si kukull , mos hiq dorë.
Teksa u ndal tek programi i PD-së për sportin, Bash ka thënë se e di shumë mirë rëndësinë e kësaj fushe në procesin e formimit arsimor tek fëmijët. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili pëlqen basketbollin, kreu i Partisë Demokratike, Lulzi Basha ka zbuluar gjatë një takimi me intelektualë në Gjirokastër se kur ishte në moshën 10-11 vjeçare ka luajtur volejboll me ekipe zinxhirë të shkollës. “Edhe unë kam luajtur volejboll që në moshën 11 vjeç. Kam luajtur volejboll me ekipe zinxhir. Që 10 vjeç me klasë sportive volejbolli. E di vlerën e madhe që ka edukimi fizik. Sporti…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 494 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë,…
Kandidatja e PD në Tiranë, Anduena Qefalia ka hapur një llogari bankare ku i kërkon njerëzve që ta ndihmojnë me para që ajo të futet në parlament. Por ky veprim i saj nuk është pritur mirë nga qytetarët të cilët kanë komentuar në statusin e saj se si është e mundur që të kërkojë para për fushatë. “I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush…
Në të ardhmen, “Wikipedia” do të kërkojë pagesë nga kompanitë, jo nga përdoruesit, që duan të shfrytëzojnë shërbimet e saj, përfshirë gjigantët e teknologjisë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”. Sipas burimeve nga mediat amerikane, “Wikipedia” i cili është një fondacion jofitimprurës që menaxhon enciklopedinë falas dhe që sapo ka mbushur 20 vjeç, po krijon një shërbim të ri me pagesë të quajtur “Enterprise” që do të nisë të funksionojë brenda vitit 2021. Megjithatë detajet ende nuk dihen, shërbimi mund të jetë një lloj varianti i paguar për rastet kur do të përdoren për të integruar faqet dhe informacionin brenda shërbimeve të…
Mediat amerikane kanë hedhur sërish dyshime në lidhje me gjendjen shëndetësore të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është regjistruar së fundmi teksa rrëzohet 3 herë ndërsa ngjit shkallët e avionit presidenciale, fatmirësisht pa pësuar lëndime. Duket se presidentin amerikan e ka zënë “mallkimi” i homologut rus, Vladimir Putin, i cili një ditë më parë i uroi me ironi “shëndet të plotë”. Kjo nuk është hera e parë që Joe Biden “aksidentohet”, pasi vetëm disa muaj më parë përpara zgjedhjeve ai dëmtoi kaviljen ndërsa shëtiste.