Nisma Thurje del blof me kandidatin për qarkun e Dibrës i cili u prezantua në faqen e kësaj partie se do përfaqësonte shtresën e minatorëve. Ka qenë vetë Selim Lela i cili nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se vetëm mbrëmë mori vesh se do ishte kandidat ndërkohë që shton se Nisma Thurje ka keqpërdorur një foto të bërë nga ata gjatë një takimi për statusin e minatorit. “Mbrëmë kam marrë vesh që qenkam kandidat për deputet nga Nisma Thurje. U habita shumë, se Nismën Thurje e kam takuar për çështjen e statusit të minatorit. Ata më kanë bërë një…
Author: tirana
Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja. Përmes një postimi në Twitter, Kim ka renditur disa nga arritjet e SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku përmend sekuestrimin e mbi 70 milionë euro aseteve të botës së krimit. Ambasadorja thekson në postimin e saj se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. “Takim i mirë sot me shefin e SPAK-ut Arben Kraja. SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 € + milionë në asete të konfiskuara;…
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar tonet e larta të drejtuesve të opozitës dhe të presidentit Meta përmes një video të postuar në rrjetet sociale. Teksa shfaqen pamjet dhe deklaratat e Bashës, Berishës, Kryemadhit, Metës dhe Strazimirit nga një televizor i vjetër pranë një koshi plehrash, vjen makina e pastrimit e cila i merr. Veliaj shkruan se opozita le të mbajë fjalët, ndërsa mazhoranca shikon punën. “Ju mbani llafet, ne vazhdojmë punën! Shqipëria e Ardhmja Jonë #PS2021”, thekson Veliaj.
Kina është gati që t’i ofrojë vaksina kundër koronavirusit Shqipërisë. Pak ditë më parë qeveria shqiptare përmes një vendimi i hapi rrugën negocimit edhe për vaksinën kineze “Sinopharm” dhe atë ruse “Sputnik V”. Ambasada kineze shprehet e gatishme duke theksuar se “rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur” nëse dëshiron pala shqiptare. Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur. Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të…
Imunologu Gent Sulçebe ka deklaruar se deri në fund të qershorit të këtij viti, kryeqyteti ynë të ketë arritur pragun e imunizimit të kolektivit të tufës. Thënë ndryshe sipas tij, Tirana në fund të qershorit do të ketë arritur 75% të popullsisë të imunizuar, duke llogaritur bashkë edhe vaksinimet por edhe ata që do e kalojnë infektimin. Në një intervistë me Jonida Shehun në ABC, Sulçebe ka shtuar se për sa i përket të gjithë Shqipërisë, imunizimi i tufës pritet që të arrihet në dhjetor. “Nëse vazhdojmë me këtë ritëm. Flas për Tiranën, atëherë duke marrë parasysh vaksinimin, në dhjetor…
“Nëse komiteti i ekspertëve vendos fasha të reja orare, do të ketë mosbindje civile”, kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së Gert Bogdani. Sipas tij, fakti që drejtuesit e Komitetit Teknik po i kandidon në listat e veta, tregon që nuk ka qenë një komitet drejtues teknik, por politik “Me shumë mundësi do të ketë një mosbindje civile në këtë rast. Do të ketë ankimime në instancat përkatëse padiskutim dhe nuk ka arsye pse të ndodhë një gjë e tillë. Nëse do ta kishte mbyllur, mund ta kishte bërë kohë më parë. Këto që ka krijuar sot janë kot, sepse i…
Shefja e Infektivit, Najada Çomo e ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ është shprehur se është ende herët për relaksim të masave anti-Covid. Çomo thotë se nëse pyet një doktor që lufton me COVID-19 në spitale, nuk do i pëlqejë ky sugjerim. Sipas saj, nëse nuk ka ende trend ulës për shtrimet në spitalet COVID, s’mund të flitet ende për relaksim masash. PYETJA: A duhet të ketë në këtë moment relaksim masash?NAJADA ÇOMO: Nëse pyet një doktor spitali, a duhen liruar masat, nuk është e pëlqyeshme. Ne shohim pjesën më të rënduar që ekspozohen ndaj virusit. Është herët për të çliruar masat. Nëse do…
Shqipëria është një vend i vogël por gjithmonë ka nisma të mëdha nga njerëz të zakonshëm, të cilët sjellin ndryshime, si Dea Rrozhani.E reja e cila së bashku me dy bashkëmoshatare të saj ka krijuar aplikacionin “GjejZa” (të gjesh zë), i cili ka si qellim parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e grave për pavarësinë e tyre financiare. Historia e krijimit të aplikacionit “GjejZa” ka lindur me interesin e Deas ndaj teknologjisë dhe pjesëmarrjen e saj në një konkurs të tillë.Nisma dhe aplikacioni tashmë kanë marrë një njohje ndërkombëtare pasi Dea ka zhvilluar intervista edhe me blogje të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për deputet të Partisë SocialDemokrate.https://bfd4d827a2e59ee1029db15a5f9f9cd2.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html Në këtë mënyrë, Tom Doshi lejohet të garojë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit,. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD nën argumentin se kryetari i saj Tom Doshi është shpallur në listën e zezë amerikane: : Ne e kemi bërë qëndrimin tonë publik, që shkon në vijën e ditur tashmë, kur kandidati ka një vendim dëbimi, që barazohet me vendimin penal, se shumë vende e ka dëbimin si alternativ si burg apo një vepër penale dhe nga qëndrimet publike të vendeve që…
Tre oficerë të lartë të Policisë së Elbasanit po hetohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ata dyshohen se kanë sinjalizuar porositësit e dy vrasjeve të ndodhura në korrik të 2020-ës në këtë qytet. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për ABC News se bëhet fjalë për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt. Tre oficerët e policisë dyshohet se kanë marrë deri në 10 milionë lekë të reja për të informuar rreth fakteve që zbuloheshin gjatë hetimeve për këto krime. Aktualisht ata nuk janë më…
Partia Demokratike rrezikon të marrë mbrapsht për herë të dytë listat e kandidatëve për deputetë, pasi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka vendosur jo pak, por 78 kandidatë më tepër se çfarë e lejon ligji. Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji ka ironizuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se mosmarrëveshjet e tij me aleatët nuk mund të zgjidhen nga KQZ. Salianji gjithashtu ka kërkuar që KQZ të bëjë një hetim të shpejtë për dy kandidatët e PD që në media janë përfolur si të inkriminuar. “Sherri që mund të ketë Luli me aleatët…
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mësohet se Damzi është sjellë në Tiranë me helikopter për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, por nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar komplikacione në shëndet socialistit. Damzi është mjek në profesion dhe renditet i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës.