Author: tirana

Një qytetar nga Tirana ka kërkuar sot ndihmën e mediave, pasi nuk ka asnjë informacion për motrën e tij 40-vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin Infektiv, e sëmurë me COVID-19. Burri tregon se nuk ka asnjë kontakt me asnjë nga spitali dhe se prej dy ditësh nuk di asgjë për motrën, e cila kishte ardhur nga Greqia për humbjen e nënës dhe u infektua dhe vetë. “Sot s’kam kontaktuar fare. Tani i shkruaj mesazhe dhe nuk përgjigjet. Erdha për t’i dërguar disa gjëra. Shpresoj… Jo, jo absolutisht asnjë s’më ka telefonuar. E di se nga cili mjek ndiqet se më…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot historinë e një foshnje që ka lindur prematurë dhe që pas më shumë se 3 muajsh tashmë është gati të shkojë në shtëpi. Siç tregon Manastirliu, Roani ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”. “Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”. Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të…

Read More

Autorja e Përputhen, Olsa Muhameti zbuloi se Tea dhe Bearti do të jenë të ftuar specialë të dielën në “Prime”. Kjo ka habitur publikun, pasi vetëm pak kohë më parë Tea ç’nuk tha për Olsën. Në lidhje me këtë, opinionisti Meridian Ramçaj i ka thumbuar keq në rrjete sociale. “Pështy-lëpij, lëpij-pështy, pështy-lëpij dhe lëpij-pështy. Të dielë të mbarë”, ka shkruar ai në një status në Instastory. Më pas, Meridiani ka publikuar një video nga deklarata e mëparshme e Teas, ku akuzonte Olsën për mashtrime. “Boll vazhdove me mashtrime dhe manipulove situatën, boll më zhyte mua në humnerë akoma më tepër…

Read More

Kamomili, bima shekullore e qetësimit të mendjes dhe aromës së mirë. Lulet e bukura të kamomilit përveç aromës së tyre të mrekullueshme njihen edhe për vlerat e mira që kanë në organizëm. Zakonisht konsumohet në formën e çajit për të qetësuar trupin, mendjen apo inflamacionin. Ndryshe nga përdorimi i zakonshëm sot AgroWeb.org ju tregon si ta përdorni këtë çaj të mrekullueshëm edhe për flokët. Të njëjtën ndjesi të mirë që ju jep kur e konsumoni do t’i dhurojë edhe flokëve tuaj. Më poshtë gjeni të shpjeguar hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së maskës me kamomil dhe kos.…

Read More

520 shtëpi janë shkatërruar duke u bërë të pabanueshme nga tërmeti tragjik që goditi Greqinë pardje dhe që ka vijuar edhe në dy ditët e fundit me paslëkundje. Epiqendra është Elasona. 114 inxhinierë zbritën në terren për të kontrolluar shtëpitë, shkollat, qendrat dhe institucionet publike. Lëkundjet vijuan edhe mbrëmjen e sotme. Goditja e fundit ishte 3.7 e shkallës rihter me një thellësi prej 10 km dhe epiqendër 20 km në jugperëndim të Elasonës. Po ditën e sotme u regjistruan edhe 2 lëkundje, 4.2 dhe 4.3 rihter. Mundësia e një goditje të re në Elassona me të njëjtën madhësi si dje…

Read More

Astrologia më e njohur në botë, Susan Miller parashikoi zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri. Në intervistën e saj për “Vizioni i Pasdites” ditën e sotme, Miller u bazua te shenjat e horoskopit të tre favoritëve për të fituar këto zgjedhje. Ata ishin kryeministri Edi Rama nën shenjën e Gaforres, lideri i opozitës Basha nën shenjën e Binjakëve, dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila është në shenjën e Dashit. Miller tha për “Vizion Plus” se Lulzim Basha mund të jetë fituesi, duke qenë se shenja e tij do të ketë një fat më të mirë në këtë vit.…

Read More

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli thotë se vendi është në një situatë të vështirë ekonomike, dhe një nga arsyet është sepse opozita e braktisi vendin duke ikur nga parlamenti dhe duka ia lënë të gjitha pushtetet Edi Ramës. Ajo tha në emisionin “Spotlight” se çdokush që ka menduar se ish-kryeparlamentarja nuk do të reagonte, ka gabuar. E si gjithnjë, kritike me opozitën dhe kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e konsideroi frikacak dhe me mungesë besimi në vete. Topalli: Kthimi në pronarë të kryetarëve të politikës dhe monopolizimi i tyre më kanë bërë që dal më vete.…

Read More

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku e ftuar në “Radari Informativ”, ka komentuar fushatën e 25 prillit. Tabaku tha se PD ka pasur një proces ku kishte shumë emra të rinj të cilët kaluan procesin e vlerësimit dhe sipas saj arritën deri në fund. Sipas saj çdo përdorim emri nuk e ndryshon fatin e kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se sipas saj Partia Demokratike do të marrë në Tiranë 20 mandate. “Pasi dështoi me pandeminë dhe tërmetin mendon se me pak kozmetikë mund të kalojë situatë. Nuk ka asgjë që e shpëton Ramën. Çdo emër që të ketë mbrapa janë thjesht…

Read More

Analisti Armand Shkullaku ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” se një koalicion PS-PD pas zgjedhjeve të 25 prillit nuk është i pamundur. Ai tha se ky koalicion mund të bëhet vetëm nëse mazhornca dhe opozita do të siguronin nga 70 mandate, ndërsa shtoi se Rama thotë për Bashën se është një djalë i mirë. “Në politikë gjithçka ndodh, nuk mund të vëmë baste se asgjë nuk është e pamundur. Unë e shikoj si një lloj diversioni, janë zëra që dalin nga mazhoranca. Po të dëgjosh Ramën ai thotë se Basha është djalë i mirë, të këqijtë…

Read More

Moderatorja dhe biznesmenja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kishte si të mungonte një urim romantik nga ana e bashkëshortit, Ermal Mamaqit. Ky i fundit ka publikuar një video pranë saj në rrjete sociale, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më të ndjera. Ai shprehet se Ami është i vetmi njeri të cilin e lejon t’i kontrollojë humorin, lumturinë dhe jetën. “Njeriu i vetëm që i lejoj të më kontrollojë humorin, lumturinë, jetën…Gëzuar dashuri. Sa më shumë rritesh ti, aq më shumë kuptoj që do bëhem një…

Read More

Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Ragip Jashari, i cili është njëri nga bashkëluftëtarët e komandantit legjendar, Adem Jasharit, ka rrëfyer ekskluzivisht në Info Magazine në Klan Kosova, momentet si filluan luftimet. Ai ka thënë që gjatë asaj kohe, kishin pranuar edhe telefonata për shtim të forcave serbe, por të cilat nuk i kishin marrë shumë seriozisht.…

Read More

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Edmond Haxhinasto ka komentuar vendimin e socialistëve për të përfshirë në listën e kandidatëve shefen e Infektivit, Njada Çomo dhe inxhinieren e njohur, Luljeta Bozo. Në një lidhje direkte me edicionin qendror në Vizion Plus, Haxhinasto e konsideroi një lëvizje pozitive kandidaturën e Bozos në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Megjithatë, nga ana tjetër, ai e sheh dhe problematike përfshirjen në strukurat e Partisë Socialiste të disa personaliteteve që sipas tij, nuk kanë lidhje më këtë forcë. “Kjo ka dy aspekte. Nga njëra anë, pozitive që njerëz me integritet si Luljeta Bozo të kenë angazhime…

Read More