Author: tirana

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se SHBA do të bashkëpunojë me Shqipërinë me aleatë dhe partnerë për të ardhmen dhe interesat e vendit. Gjithashtu Kim shkruan se Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin e qëndrueshëm ndërkombëtar, ndërsa shton se nuk mund të thyhen rregullat dhe marrëdhëniet që e bëjnë botën ashtu siç duhet të jetë. “Nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë këtë botë të punojmë ashtu siç dëshirojmë. SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë e partnerë për…

Read More

Drejtoria e përgjithshme e policisë u ka kërkuar të gjithë strukturave në vend që të organizojnë dhe të nxjerrin në terren grupe efektivësh për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në ambiente të hapura dhe të mbyllura, gjatë ditëve të festave. Po ashtu, është kërkuar që të shtohet kontrollet, në lokale, bare dhe restorante, duke njoftuar pronarët për të mos lejuar grumbullimet. Sipas këtij urdhri, policisë do t’i lindë e drejta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar organizime të tilla gjatë këtyre dy ditëve, 7 dhe 8 mars. Kjo për shkak se më parë, këto festa kanë pasur grumbullime…

Read More

Për’Puthen ditën e sotme nisi me një shumëllojshmëri ndjenjash veprimesh nga treshja e famshme Antonela-Mevlan-Lediana. Në fillim Lediana u shpreh se ishte penduar që kishte qëndruar aq e ftohtë me Mevlanin dhe shkoi i dhuroi një puthje në mes të studios. Më pas Mevlani i dhuron një tufë me lule Antonelës duke shkaktuar një mërzitje shumë të madhe për vajzën tjetër. Lediana tha se ndihej shumë e tepërt në studio dhe vendos që të largohet.

Read More

Kryeministri Edi Rama, ndodhet për një vizitë në Bari të Italisë, ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kryeministri Rama theksoi se gjysmë milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali. Ai tha më tej se në të gjithë territorin italian, janë 50 mijë sipërmarrje të krijuara nga shqiptarë, si dhe mijëra të rinj që studiojnë në universitetet përtej Adriatikut. Po ashtu, ai i kërkoi ministrit Luigi njohjen e patentave shqiptare, duke shtuar se ato kanë ngecur në…

Read More

Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të një video në “Facebook” ka dërguar një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë. Meta thekson se më datë 25 prill, do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, “nuk ka rëndësi se kush voton, por numërojmë ne”. Postimi i presidentit Ilir Meta: Më 25 prill do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe nuk do të jetë parimi ‘stalinist’, sipas të cilit nuk ka rëndësi se kush voton, por numërojmë ne. T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në…

Read More

Mbase pyetjeve se sa paguheni apo sa koncerte keni pasur këngëtarët i bëjnë zakonisht ‘skip’, por Greta Koçi ka vendosur t’u përgjigjet. E pyetur se sa është shuma që fiton në koncerte dhe sa të tilla ka pasur pas pandemisë, Greta ka pohuar që artistët shqiptarë nuk marrin atë që meritojnë, duke u ankuar publikisht. ‘0 lekë. Përsa i përket pagesës këto gjëra edhe nuk tregohen, por të garantoj që artistët shqiptarë kurrë nuk marrin atë që meritojnë sepse në Shqipëri nuk ka te drejtë autori dhe asnjë nuk vlerësohet”, ka thënë Greta, duke lënë të kuptohet se për të…

Read More

Drilon Çupi, specialist i mjekësisë dhe urgjencës në Gjermani që ndodhet në vijën e parë të rrezikut në betejën me koronavirusin në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC u shpreh se protokollet e mjekimit anti-covid në Shqipëri duhet të ndryshohen. “Në përcaktimin e protokolleve ka pasur konfuzion. Protokolli i Shqipërisë ka nevojë urgjente për ndryshim dhe update. Protokolli duhet të hartohet nga ekspertët. Duhet një rifreskim për trajtimin ambulator dhe spitalor” tha ai. Më tej, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë, por vetëm të huazojë në rregull. “Shqipëria nuk pritet që të…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Besnik Baraj ka lajmëruar largimin nga politika. “Vendosa të mos plotësoj formularin për deputet. Largimi im bëhet, për t’u krijuar hapësira të rinjve në PS”, është shprehur Baraj. Besnik Baraj nënvizoi se i uron suksese Partisë Socialiste shumë suksese, në prag të zgjedhjeve. Përmes një shkrimi, Baraj shpjegon se përse ka vendosur të largohet nga politika. Fundi i një kapitulli Fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë të varfër e të revoltuar, por nuk mungonte idealizmi, ndershmëria dhe profesionalizmi. Këto tipare i gjeta të spikatura në mjaft kolegë të PS, bile nuk mungonin edhe…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në…

Read More

Mjeku Ilir Allkja ka publikuar një denoncim të një qytetareje në profilin e tij në Facebook, e cila në një status tregon peripecitë që ka kaluar pasi i shoqi ishte infektuar me Covid-19. Krah një fotoje ku duket një bisedë që flet për një takim të sajin me Çomon, zonja e quajtur Saimira Shaska Durmishi shkruan se një ditë para se t’i vdiste i shoqi, Arjani, ka qenë Çomo ajo që ia ka transferuar në pavionin e saj, me argumentin se do ta kishte ‘nën kontroll’. Ajo shton më tej se tre infermiere ek anë shoqëruar në zyrën e Çomos…

Read More

Mëngjesin e së premtes është dhënë lajmi për ndarjen nga jeta të kuzhinieres së njohur Fikrije Ukelli, ose siç quhej ndryshe, Ceka. Ajo la pas një karrierë mjaft të suksesshme në emisionin e gatimit në mediat kosovare “Diçka po zihet” duke u ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Ngushëllimet për ikjen nga jeta të kuzhinieres së njohur kanë shprehur shumë emra të skenës dhe ekranit, ndër ta edhe kolegia e saj dhe njëkohësisht nëna e reperit të njohur, Ledri Vula. Xheraldina Vula, e cili për shumë vite drejtoi emisionin “Diçka po zihet”, ku Ceka ishte protagoniste, së fundmi postoi në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në tokën italiane, në kudër të vizitës dy ditore për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të marsit 1991. Mësohet se kryeministri Rama ka zbritur në Bari, ku është pritur nga Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe kryerari i Bashkisë, Michele Emiliano. Vetë kryeministri shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, ministrja e arsimit Evis Kushi, dhe deputeti Fate Velaj. Dy ditë më parë, mediat italiane zbardhën axhendën e kryeministrit Rama do të ndjekë kryeminisitri Edi Rama në datat 5 dhe 6 mars gjatë vizitës zyrtare. Në kuadër…

Read More