Author: tirana

Organizatat kriminale ashtu si homologët e tyre legjitimë kanë vuajtur pasojat e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Por mafia italiane ka hedhur bazat për rimëkëmbjen e madhe ekonomike që pritet të ndodhë përmes fondeve evropiane. Vitin e kaluar, kur vendet u bllokuan, mafia filloi të infiltronte kompanitë që kishin nevojë më shumë se kurrë përpara, duke u përpjekur për të mbledhur para nga fondi i rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian. Kjo është ajo që pretendon Maurizio Valone, studiuesi kryesor italian mbi krimin e organizuar, i cili ka folur për Bloomberg, përcjell abcnews.al. Grupet kriminale përfshirë Ndrangheta në rajonin jugor të Kalabrisë…

Read More

Këngëtari, Ermal Meta edhe këtë herë ia ka dal të bëjë krenar të gjithë shqiptarët. Ai u ngjit në skenën e Festivalit të Sanremo 2021 me këngën “Un milione di cose da dirti”, e cila është përcaktuar si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni. Ndërkohë sipas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para, bazuar në votat e publikut, këngëtari kryeson listën me 26 artistë. “I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore…

Read More

Pjesë e studios së Rudina Magjistarit u bë Tony Selimi përmes një lidhje me Skype dhe partneri i tij kardiolog Todorche Stamenov. Tony Selimi është një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i cili po korr sukses në Europë dhe SHBA dhe sot është bërë një ndër folësit më të rëndësishëm, motivues, trajner biznesi me famë ndërkombëtare. Ai ka prezantuar për herë të parë partnerin e tij me të cilin ka zyrtarizuar dashurinë në fejesë. Tony i cili jeton në Londër, ka rrëfyer se ai me partnerin kanë shumë dëshirë që të bëhën prindër të një fëmije dhe në…

Read More

Lëkundje tërmeti sërish në Shqipëri. Nuk ka ende informacione lidhur me magnitudën dhe epiqendrën e tërmetit. Ende nuk dihen detaje konkrete, por tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, ndërsa EMSC ka regjistruar një tërmet me magnitudë 6 në Greqi.

Read More

Një variant tjetër të Covid-19 është zbuluar ditën e sotme në Angli. Metro shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku ka thënë se janë gjetur 16 raste me mutacionin e quajtur VUI-202102/04. Ky mutacion momentalisht është nën studim nga shkencëtarët dhe se ai përmban një substancë E484K, për të cilët ata kanë deklaruar se është rezistent ndaj vaksinave. Ndërsa një lajm i mirë për këtë, mutacion është se nuk përmban substancën e N501Y, të gjetur në variantet më të rrezikshme të Covid. Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar…

Read More

Gurët në veshka dhe osteoporoza janë dy probleme shëndetësore serioze dhe mund të jenë të rrezikshëm për mirëqenien e një individi, prandaj është thelbësore të dihet nëse ekziston një lidhje e mundshme midis tyre. Sipas një studimi të ri të botuar në Journal of Bone and Mineral Research, njerëzit që kanë gurë në veshka janë të ndjeshëm ndaj osteoporozës ose thyerjes së kockave. Burrat e moshuar me gurë në veshka janë në rrezik më të lartë të osteoporozës Ekipi i studiuesve përdori të dhënat nga baza e të dhënave të Administrimit të Shëndetit të Veteranëve. Për studimin, ekipi analizoi më…

Read More

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e një ngarkese me vaksina të Astra-Zeneca që do të dërgoheshin në Australi. Mësohet se të bllokuara janë mbi 250 mijë doza, të cilat ishin prodhuar nga një strukturë e AstraZeneca në Itali. Deri tani bëhet me dije ky vendim i qeverisë italiane është mbështetur dhe nga Komisioni Evropian. Ky vendim i qeverisë italiane duket se është në përputhje me rregullat e reja të BE që nuk lejojnë eksportin e vaksinave kur një kompani nuk ka përmbushur detyrimet e saj ndaj unionit. Sipas rregullave kompania AstaZeneca duhet që të furnizojë vendet e BE me 40% të…

Read More

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë, për bashkëpunimin në fushën e arsimit është botuar në fletoren zyrtare më datën 2 mars. Marrëveshja është nënshkruar mes ministers së Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe ministrit turk të Arsimit Kombëtar Ziya Selçuk më 6 janar në Ankara në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe turqisht) e publikuar tashmë në fletoren zyrtare. Ajo që bie në sy nga marrëveshja e arritur është futja e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në…

Read More

Claudio Marchisio, ish-futbollist i Juventusit dhe përfaqësueses së Italisë, ka një pasion të madh për politikën. Në një intervistë dhënë, ai pranoi se do të dëshironte të merrej me diçka tjetër.Në muajt e ardhshëm, Torino do të duhet të zgjedhë Kryetarin Bashkisë dhe në qytet shumë po pyesin nëse ish-futbollisti do të vendosë të kandidojë. Nga Juventusi në politikë: Claudio Marchisio Kryetari i Bashkisë së Torinos? Claudio Marchisio tha se ai ishte një adhurues i madh i politikës dhe dëshiron të luajë një rol aktiv në të ardhmen. I lindur në Torino në vitin 1986, ai u largua nga futbolli…

Read More

Reperi i njohur në tregun shqiptar, Majk, është ndaluar nga policia. Ka qenë vetë reperi, që ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet se ai është duke diskutuar me policinë, ndërkohë që nuk dihet arsyeja se përse e kanë ndaluar. Mirëpo, nuk ka kaluar shumë kohë, pasi vetëm pas disa minutash, reperi e ka fshirë sërish foton. Deri më tani nuk dihet arsyeja, por kjo nuk është hera e parë që ai ndalohet nga policia.

Read More

Prej vitesh shqiptarët paguajnë shumë ekstreme parash për të emigruar drejt Anglisë, në mënyra të rrezikshme duke rrezikuar edhe jetën e tyre për një të ardhme më të mirë. Mësohet se të rinjtë futen në borxh vetë dhe familjen e tyre për të siguruar deri në 20 mijë euro për të emigruar në mënyrë ilegale. Endrra e 4 të rinjve të cilët kishin paguar për të emigruar drejt Britanisë është prerë në mes. Burimet bëjnë me dije se 4 të rinjt janë kapur nga policia në Holandë në portin “Europoort” pranë Rotterdamit, në një kamion me ushqim për qentë. Identiteti…

Read More

Një burrë i moshës 36 vjeç u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje, një dhunë e cila ka shpërthyer pas kërkesës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Shtetasi me inicialet R. S sipas një burimi policor të gazetës “Si” përfundoi në komisariatin numër katër pasi e shoqja, një 28-vjeçare këmbëngul se u rrah dhe u dhunua fizikisht nga partneri. Çifti u martua katër vite më parë – bën me dije policia – përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte të rënda gjatë martesës. Mosmarrëveshjet siç kuptohet nga denoncimi i 28-vjeçares, kanë nisur pas kërkesave të herëpashershme të…

Read More