Sërish numër i lartë i jetëve të humbura për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit janë regjistruar 847 raste të reja. Fatkeqësisht 20 pacientë të moshës nga 63 në 85 vjeç, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. SHIFRAT E PLOTA: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë…
Author: tirana
Kur jemi 51 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka renditur sipas tij dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Përmes një video në “Instastory”, Basha thekson se sipas Bankës Botërore, rreth 41.5% e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë. Postimi i plotë i Lulzim Bashës: 51 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Sa për qind e popullsisë jeton më pak se 5.5 dollarë në ditë? Përgjigja: 41.5% sipas Bankës Botërore.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë një gafë duke ngatërruar liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nga Gjirokastra, teksa fliste për personat që takoi gjatë vizitës tre ditore në Shqipëri, Kurti tha se kishte zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta. Kur erdhi çasti të përmendte Bashën, tha vetëm kreun e PDK-së, pa përmendur emrin. Nuk dime të themi nëse ky është një lapsus i Albin Kurtit, apo vërtet lideri i Vetëvendosjen nuk e di që Partia Demokratike në Shqipëri është PD dhe jo PDK.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua këtë të enjte në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Kreu i Shtetit, përmes një statusi në “Facebook”, falenderoi dy grupet e mëdha politike, që ofruan mbështetjen e tyre për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndër të tjera, presidenti Meta bëi thirrje shqiptarëve, që të mbrojnë me çdo çmim votën e lirë dhe të ndershme. Postimi i plotë i presidentit: Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë…
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Pritet një ditë e vërtetë pranverore me erëra të herëpashershme jugperëndimore. Të premten na pret mot i ngrohtë po në Shqipëri do të fillojnë të depërtojnë vranësira të cilat gradualisht do të përfshijnë tërë rajonin. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe erëra në disa rajone herë pas here të fuqishme nga jugperëndimi, por nuk pritet asgjë ekstreme. Pasdite vonë në veri të Shqipërisë dhe në ndonjë rajon në Dukagjin mund të ketë reshje të dobëta…
Tërmeti i 26 Nëntorit nuk kurseu as shtëpinë e Ismail Hasës, imamit që i shërben prej vitesh komunitetit të Farkës. Por, një vit më pas ai i gëzohet shtëpisë së re, të përfituar falë Programit të Rindërtimit. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi familjen e imamit të njohur në zonë dhe siguroi se qeveria po punon çdo ditë për të përballuar me dinjitet sfida, të cilat vende të tjera ende nuk i kanë kapërcyer. “Kaluam një sfidë shumë të madhe, por mesa duket ishim mjaftueshëm të pjekur si shoqëri për ta mbajtur këtë barrë. Them se e mbajtëm me dinjitet, sepse ka…
Pak orë pasi mjeku i njohur profesor Tritan Kalo deklaroi fundin e bashkëpunimit të tij me Komitetin e Ekspertëve ka ardhur dhe reagimi i parë nga qeveria. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto me prof..Kalon teksa shkruan se ka pasur një kafe pune mes tyre. Ajo thekson se ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve. MESAZHI I MANASTIRLIUT Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik…
Maraiah Carey publikoi pak kohë më parë librin e saj autobiografik “The meaning of Maraih Carey”, i cili është bërë shkak që artistja të paditet nga vëllai i saj, Morgan Carey. Vëlai i madhe e ka paditur këngëtaren me pretekstin se ajo ka shpifur për të në libër dhe se kjo gjë i ka shkaktuar shqetësime të mëdha emocionale. Ai është shprehur se Mariah ka gënjyer duke e cilësuar atë si një person të dhunshëm. Kështu në dokumentet e padisë, thuhet se shpifjet e shkruara në libër i kanë shkaktuar atij “ankth ekstrem” dhe “dëmtim serioz të reputacionit të tij”.…
Një helikopter ushtarak u rrëzua në Turqinë lindore ditën e sotme, duke vrarë nëntë ushtarë në bord dhe duke plagosur katër të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes. Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, në provincën Bitlis, kryesisht të populluar nga Kurdët. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin. Sipas ABCNews, helikopteri i tipit Cougar ishte në rrugën e tij për në Tatvan nga provinca afër Bingol kur u zhduk nga radari në 2:25 pasdite, tha ministria. Ushtarët e plagosur po evakuoheshin në spitale, shtoi ai. Vendndodhja është në një zonë ku trupat turke kanë luftuar militantët e…
Ditën e djeshme Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën dyshja e kanë prezantuar sot me gjithë botën. Elita dhe Gjiko kanë publikuar disa imazhe shumë të ëmbla nga materniteti, në të cilat shihen duke pozuar për herë të parë me më të voglën e familjes. Ata kanë zbuluar se vajzën e kanë pagëzuar me emrin Bota. Çifti kishin thënë muaj më parë se emrin e vajzës së tyre e kishin zbuluar prej kohësh dhe se do të ishte një emër unik. “Familja jonë u kompletua. Dje mbërriti…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë- Pejë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 9 të tjerë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ku janë përfshirë pesë automjete. “Në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”,- njoftoi policia.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në Neës24, se situata me koronavirusin në vend po shkon drejt përmirësimit, pasi sipas tij, ka pasur rënie të shifrave në ditët e para të marsit. Mes të tjerash, Brataj foli dhe për pacientët që kurohen në shtëpi dhe nuk pranojnë të shtrohen në spital, duke iu thënë se nëse gjendja e tyre përkeqësohet, duhet t’i drejtohen spitalit. Sipas tij, nuk është e rëndësishme që pacientit t’i vihen dy apo më shumë bombola oksigjeni në shtëpi, por ka shumë rëndësi mënyra se si jepet oksigjeni. Pjesë nga intervista: Qëndrojmë te…