Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2490 shtetas që janë konstatuar…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bruksel, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të BE për integrimin e Shqipërisë dhe krizën e pandemisë së koronavirusit. Menjëherë pas konferencës për media me dy zyrtarët e lartë të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, kryeministri Rama ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet duke folur në telefon. Përbri fotos, Rama shkruan “Alo! Ca ka nai gjo anej? Bruksel”. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë Shtetëror për shfuqizimin “Për financat e qeverisjes vendore”. Në arsyetimin e saj, KLSH pretendoi se financat e qeverisjes vendore bien ndesh me logjikën e saj organike. Ndërkohë, në vendimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë të drejtë KLSH-së. Gjithashtu, Kushtetuesja bën me dije se do të shpallë vendimin final me arsyetimet e plota. Njoftimi i plotë: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 23.02.2021, çështjen me kërkues Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqëndruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor…
Nëntë persona kanë vdekur dhe 467 raste me COVID-19 janë konfirmuar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 467 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç),…
Kryeministri Edi Rama u ndal te blerja e votave në Shqipëri, gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel më dy zyrtarët e lartë të BE, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Teksa dy zyrtarët e BE kërkuan që Shqipëria të zbatojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke vënë theksin tek akuzat e shumta për blerje votash në vendin tonë, kryeministri Edi Rama tha se janë 20 persona nën hetim për këtë akuzë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se “Ka…
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar në Bruksel një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE, siç është Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se reforma në drejtësi po ecën mirë dhe Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Varhelyi tha ndihma e BE në Ballkan nuk ka mmunguar dhe nuk do të mungojë, pasi Europa dëshiron që të jetë faktor ndihmues në këtë rajon. Sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit, komisioneri tha se kanë porositur qeverinë dhe autoritetet që…
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka bërë detyrat për zhvillimin e konferencës së parë qeveritare, e ndërsa i ka kthyer një përgjigje kritikave të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria u la në harresë nga BE-së sa i përket vaksinave anti-COVID. “Kemi arritur ku duhet, vlerësimi që po u japim është se gjithçka është përmbushur për çeljen e konferencës së parë. Ne u mobilizuam menjëherë dhe sollëm mbështetje domethënëse për Ballkanin, për COVID-in, për mua mendoj që është kontributi ynë për rimëkëmbjen ekonomike pas CPVID, Europa do të që jetë pjesë e rimëkëmbjes në vendet e Ballkanit…
Prej kohësh ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka bërë thirrje për të pasur njerëz të pastër në listat zgjedhore. Këtë mesazh e dha sot edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Zëvendëspresidenti i Komisionit, Z. Josep Borrell. Borrell në konferencë me Ramën tha se, ‘listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet’. ‘Përpara se të hyjmë në hollësi. Së pari Shqipëria është partner kyç për bashkimin europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin…
Njerëzit natyrshëm plaken ndryshe dhe njerëzit me origjinë aziatike kanë mjaft reputacion se duken më të rinj se sa janë në të vërtetë. Statistikat tregojnë se gratë aziatike gëzojnë shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë gjithashtu. Për shembull, gati 1 në çdo 1.500 njerëz në Japoni janë mbi moshën 100 vjeç, dhe Kina ka një normë të ulët të kancerit të gjirit. Pra, cili është sekreti i tyre? Bright Side zbulon disa fakte që synojnë të zgjidhin misterin që qëndron pas paraqitjes rinore të njerëzve aziatikë. Strukturat e tyre më të gjera të kockave të fytyrës ulen.…
Noizy është padyshim një ndër emrat më të lakuar në shtypin rozë dhe më të kërkuarit në mbrëmjet muzikore. Reperi është aktiv prej vitesh me prurjet e reja muzikore, të cilat menjeherë bëhen ‘hite’. Mesa duket, Noizy nuk e ka ndërmend që të ndalet, pasi në një postim të tijin në rrjetin social Instagram, ai ka paralajmëruar diçka të re për të gjithë fansat e tij. Reperi ka njoftuar se së shpejti do të vijë albumi i tij më i ri, dhe ka treguar se kësaj rradhe do të jetë diçka madhështore. “Albumi i ri do të jetë i çmendur”,…
Tea dhe Bearti mbrëmjen e kaluar u shprehën përmes një bisede virtuale me ndjekësit e tyre se kanë vendosur që lidhjen e tyre ta shijojnë larg mediave. Ndërkohë, burime pranë revistës “Who” bëjnë të ditur se çiftin do ta shohim bashkë për herë të parë në ekran në programin ‘Dua të bëj të lumtur’. Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja pse ata do të jenë pjesë e këtij programi dhe se çfarë duan që të ndajnë me publikun, por është e sigurt që vëmendja dhe kurioziteti për këtë shfaqie të tyre të parë së bashku, do të jetë tejet…