Një grua 112-vjeçe jeton në fshatin Ferras të Njësisë Administrative Kozare në qytetin e Kuçovës dhe fatmirësisht ende e fortë dhe aktive. Ajo quhet Qamile Marra dhe ka lindur në 19 Gusht 1909. Nënë Qamilja jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë. Ajo gëzon shëndet të mirë dhe për çudinë e të gjithëve vazhdon ende të bëj punët e shtëpisë e të kujdeset për kopshtin e gjënë e gjallë. Nënë Qamilja që dëgjon me pak vështirësi, tregon për News24 jetën e saj. Ajo e fillon nga martesa, shpërngulja…
Author: tirana
Tea dhe Bearti janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media dhe nga publiku. Dyshja publikojnë shpesh foto pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, ku nuk i kursejnë as dedikimet e dashurisë. Së fundmi, në rrjet po përflitet se Tea dhe Bearti janë fejuar. Këto aludime kanë nisur nga një video e publikuar nga ish-konkurrentja në Instastory. Ajo shfaqet me unazë fejese me diamant në gisht, duke marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësve. Kjo lë të kuptohet se është e vërtetë që çifti janë fejuar, ashtu siç u përfol pak kohë më parë, në fshehtësi të plotë.
Trajneri Edi Reja ka marrë lajme të mira këtë fundjavë nga futbolli Italian, pasi duket se për ndeshjet e marsit, do të ketë në dispozicion të plotë tre futbollistët të cilët ishin në dyshim për shkak të dëmtimeve që kishin pësuar së fundmi. Thomas Strakosha është kthyer plotësisht në gatishmëri për Lacion dhe u ul në pankinë gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ndërsa Hysaj dhe Kumbulla janë grumbulluar për ndeshjet e skuadrave përkatëse. Strakosha ishte ai që shqetësonte me shumë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar në gju e që kishte vënë në dyshim edhe nëse duhej të operohej apo…
Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Richter ka goditur ishullin e Zakinthos në Greqi ditën e sotme. Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra nga Gaitanio dhe 97 kilometra nga Patra, ndërsa thellësia ishte 8 kilometra. Ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme material, ndërkohë që kujtojmë se edhe disa muaj më parë Greqia u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm.
Titulli kampion në 100-vjetor ka vendosur padyshim emrin e Emanuel Egbo në historinë e klubit bardheblu. Por ai vendosi emrin e tij me germa të arta edhe në futbollin nigerian, për të cilin ai u bë rekordmeni i ri në disa kategori të rëndësishme. Egbo ishte trajneri i parë afrikan që fitoi një kampionat në Europë, ndërsa u bë njëkohësisht edhe trajneri i parë i këtij kontinenti që drejtoi në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, me paraqitje në këto turne që u vlerësuan nga të gjithë. Egbo nuk arriti që t’i afrohej ëndrrës së tij për të drejtuar…
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha do të firmosin marrëveshjen politike të bashkëpunimit pas zgjedhor në orën 10:00 ditën e nesërme. PD dhe LSI vendosën të dalin me dy lista në zgjedhje dhe jo në një koalicion. Marrëveshja do të firmoset në një prej hoteleve luksoze të Tiranës dhe jo në njërën prej selive të partive.
Tre punonjëse seksi janë filmuar poshtë Urës së Dajlanit të cilat janë parë duke lëvizur jashtë orës policore të vendosur nga qeveria për të parandaluar pandeminë e COVID-19. Përmes pamjeve ato përpiqen që të ndalojnë ndonjë makinë me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Gjatë pandemisë policia deklaron se për shkaqe ekonomike disa akse janë kthyer në vendet kur shumë shtetase ushtrojnë prostitucionin. Ura e Dajlanit është e njohur si vendi ku shumë vajza dalin për të ndaluar shoferë të ndryshëm dhe ushtruar prostitucion.
Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus. Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë. 7 nga ta po trajtohen në reaminacion dhe një prej tyre është i intubuar. Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.
Në Auckland të Zelandës së Re po vihet sërish masa e izolimit total në një periudhë kohore prej të paktën një jave, pasi është zbuluar një rasti i ri me COVID-19, ka bërë të ditur kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern. Mbyllja e re po ndodh pas gati dy javëve, kur për tri ditë qyteti me 1.7 milion banorë u izolua plotësisht. Kjo do të thotë që banorët do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, me përjashtim të shkuarjes në punë apo për të blerë ushqime. Shkollat dhe dyqanet që nuk konsiderohen esenciale do të mbyllen, kurse hyrje-daljet…
E keni pyetur veten ndonjëherë nëse romanca midis jush dhe partnerit tuaj është shkruar në yje? Në qoftë se besoni tek shenjat e horoskopit, atëherë duhet absolutisht të zbuloni se kush janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën për zgjedhjen e partnerit perfekt. Shenjat e diellit që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën në zodiak, referohen si polaritet, që do të thotë se nuk mund të jenë më të ndryshme – dhe pikërisht këtu qëndron potenciali për një pajtueshmëri afatgjatë dhe dinamike. Nëse të ‘kundërtat tërhiqen’, ja si zhytja në këtë klishe zbulon një mori të vërtetash astrologjike…
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin A. Ç., 19 vjeç, banues në Durrës dhe me pasagjer pronarin e mjetit, shtetasin S. K., 31 vjeç, lindur në Pirg, Korçë dhe banues në Durrës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive tip pistoletë, një krëhër me 8 fishekë. Në sendet personale të shtetasit S. K., u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Të arrestuarit janë Sandri Krasta dhe Armando Çallëku.
Për herë të parë mbi qiejt dhe ujërat territoriale shqiptare që nga lufta e Kosovës do të patrullojnë avionë e anije luftarake. Pjesë e planit janë 12 helikopterë shumërolësh, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse për forcat ushtarkake, 10 mjete detare përfshirë edhe anije luftarake, avionë transporti dhe personel mallrash. Flota ajrore ushtarake në këtë stërvitje zë një vend të veçantë ku në Rinas do të zbarkojnë: 10 avionë luftarakë F15, 2 avion F16, 2 avion F35, 3 avion KC-135, 7 helikopterë patrullim shpëtimi dhe një avion patrullimi, raporton Report tv. Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në periudhën 26…