Një i ri shqiptar ka humbur jetën, teksa ngjitej për alpinizëm në malin Marmagna në Itali. Mediat italiane raportojnë se 19-vjeçari Marinel Senka jetonte në Pontremoli. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 , ndërsa lajmi i hidhur tronditi gjithë komunitetin e asaj zone. Po ashtu, mediat raportojnë se shqiptari ishte bashkë me 2 shokë të tjerë, të cilët ishin nisur nga Bosco di Corniglio, në zonën e Parmës, ndërsa ata fatmirësisht nuk u lënduan. Mësohet se viktima ra në një grykë, një distancë e shkurtër nga pika ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60-vjeçar. Ndërkohë që era…
Author: tirana
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si një nga kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Kollçaku prezanoti veten, duke përmendur eksperiencat e tij në karrierë ndërsa u premtoi se do t’u gjendet pranë qytetarëve. “Ajo që dua të ndaj me të gjithë është se vij siç u tha nga një familje e thjeshtë me 9 vëllezër dhe motra me prindër të thjeshtë, babai fermer dhe nëna karrociere. Që në fëmijëri kam mësuar se me punë dhe djersë arrihet gjithçka. Kam shërbyer me detyra të ndryshme brenda dhe jashtë…
Albana Hana, një prej kandidateve të prezantuara nga kryeministri Rama ditën e sotme, e pyetur mbi defektin e kreut të PS-së, ajo foli shumë drejtëpërdrejtë. Ajo i tha kryeministrit Rama se është arrogant ndërsa ai iu përgjigj që ajo që etikohet si e tillë, është drejtëpërdrejtësia. “Unë jam vajza e një prokurori të nderuar që s’jeton më, është ndarë nga jeta. Emri i atij është emri im. Do mundohem të çoj sa më lartë emrin e tij. Unë kam vënë re në marrëdhëniet me komunitetin ku jetoj, PS është e ndjeshme ndaj fëmijëve planprishës. Duhet të jetë më i kujdesshëm…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19 dhe është rikuperuar plotësisht. Këtë e dëshmon edhe ajo vetë me një postim në rrjete sociale teksa shfaqet duke ecur në Parkun “Rinia” të Elbasanit. “Një shëtitje në Parkun ‘Rinia’ Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim“, nënvizon Ministrja Kushi në publikim. Ndërkohë, ajo thekson rrezikun e virusit të pabesë dhe apelon për shumë vigjilencë nga të gjithë: “Ndjesë që…
Nis procesi i vaksinimit në qytetin e Korçës. Procesi i vaksinimit në këtë ditë të dytë do të vijojë përsëri me bluzat e bardha. Janë 500 doza që kanë mbërritur që prej ditës së djeshme në qytet ndërsa pjesa me e madhe e tyre do të aplikohet sot. Qendra e vaksinimit e ngritur në ish-shtëpinë e oficerëve brenda saj ka 7 pika ku sipas listave të përpiluara bluzat e bardha të qarkut do të vaksinohen me radhë. Aktualisht një numër i konsiderueshëm prej tyre po presin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.
Jasmina e “Përputhen” ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet e veshur me bluzën e Erlindit. Kjo është vënë re nga ndjekësit, por një tjetër detaj ka marrë të gjithë vëmendjen: komenti i Atdheut! “Anticovidi im”, i ka shkruar ai Jasminës, duke i habitur të gjithë. Kujtojmë se dhe konkurrentja komentoi ditën e djeshme në një foto të tij, duke e quajtur “i bukuri im”. Nuk dihet çfarë po ndodh mes dyshes, por këto komente po konfuzojnë rrjetin. Shumë prej ndjekësve janë të bindur që kjo është një lojë apo shaka, për inat të Sarës. Sara doli në…
Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, ka ironizuar krydemokratin Basha dhe premtimet e tij për zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook teksa mbjell një pemë dhe thotë se premton që do i japë çdo fermeri 5 mijë euro për 1 pemë të mbjellë. Së fundmi, Kulluri ka përmendur dhe logon e PD-së, ‘Shqipëria fiton’.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kandidatë për deputet të PS që kanë aplikuar në platformën ‘deputeti që duam’. 25 prilli Rama thotë se do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë përpara apo nëse sipas tij do të ngecin në gropën e asaj politike që çoi vendin në humnerë. “Edhe pak ditë na ndajnë nga zbritja në fushës e skuadrës tonë për ndeshjen e 25 Prillit. Është një ndeshje vendimtare për Shqipërinë në mes të një lufte botërore. Kjo ndeshje nëse do të vazhdojmë te ecim përpara apo të zhytemi përsëri. Ne kemi bërë shumë. Më shumë…
“Tirona, në zemrat tona Me jetë e me sllona E çmendur, sido të jesh, ti je e jona Tirona, ke ëndrrat tona, Jeton orët e vona E dehur, sido të jesh ti je e jona” Me jetë e me sllona E çmendur, sido të jesh, ti je e jona Tirona, ke ëndrrat tona, Jeton orët e vona E dehur, sido të jesh ti je e jona” Ndoshta është identifikimi më i mirë i Tiranës, i asaj që ndodh në qytetin e ëndrrave. Një qytet që pothuaj nuk fle kurrë, dimër – verë, qyteti që nuk mërzitet kurrë nga jeta e…
Zëra të shumtë kanë nisur të spekulojnë se Jurgen Klopp mund të largohet nga drejtimi i Liverpool në fund të sezonit. Pas plot 6 vitesh në krye të “The Reds”, trajneri gjerman duket se është në kërkim të një sfide të re dhe mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë. Mediat kanë nisur të spekulojnë edhe për pasuesin e mundshëm në stol të Jurgen Klopp dhe në Angli janë të sigurt që Liverpool do të marrë si trajner Steven Gerrard. Ish-kapiteni dhe ikona e “The Reds” po bën një punë fantastike si trajner i Rangers dhe duket se është…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shfrytëzuar një takim me gra të zonës së Paskuqanit, për t’iu përgjigjur deklaratave të bëra nga përfaqësues të PD. Bëhet fajlë për ish-deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili gjatë një takimi elektoral në Kamzë ka kërcënuar se kushdo që tenton të vjedhë votën do u presin gishtat. Spiropali nuk ia ka kursyer përgjigjen Nokës duke u shprehur se “Politikës që flet me gjuhën e dhunës, politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i ka ardhur fundi!” STATUSI I PLOTË Zemra mal nga takimi me…
Një ndër të ftuarit special mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ ishte aktori Gaz Paja. Moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të. Ajo i lexoi një letër në emër të vogëlushit të tij, Dardit. “I dashur babi, jam Dardi. Jam 15 muajsh falë teje dhe po rritem përditë duke ndjekur hapat e tu. Babi ty të njohin të gjithë, por jo siç të njoh unë. Sot do t’iu tregoj të gjithëve si është babi Gazi parë nga sytë e mi dhe ti je një hero. Të tjerët nuk e…