Author: tirana

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar sot në qendrën e vaksinimit të ngritur në stadiumin ‘Arena kombëtare’, ku po vaksinohen personat mbi 80-vjeç. Rama bën të ditur se nesër do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund furnizimin me vaksinën AstraZeneca. “Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund,…

Read More

Autoritetet amerikane kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën më një dozë të vetme të Johnson & Johnson kundër Covid-19. Vaksina, e cila mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm, i bashkohet vaksinave Pfizer dhe Moderna të aprovuara më herët në SHBA. Një dozë e vetme e vaksinës Johnson&Johnson ofron një nivel mbrojtjeje të barabartë me 85% ndaj formave më të rënda të Covid-19. Johnson & Johnson’s është vaksina e parë me një dozë të vetme që licencohet, ndryshe nga të tjerët e aprovuar deri më tani që përfshijnë dy injeksione. Përveç kësaj, mund të ruhet në temperatura të frigoriferit, midis 2 dhe…

Read More

Një 57-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B., ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. 57-vjeçari nga banues në Tërrnave e Kosovës u arrestua me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Read More

Këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe, ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dhe një prej pyetjeve e ka bërë atë të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë peripecitë me të cilat është përballur vite më parë. Aurela shprehet se si fëmija më i madh në familje, i është dashur që të punojë fort për të arritur qëllimet që kishte. Madje, ka rrëfyer dhe një histori kur i është dashur të marrë borxh një shumë të konsiderueshme prej 15 milionë lekësh, por falë punës së palodhur ka arritur ta shlyejë dhe siç thekson ajo, të ecë…

Read More

Teksa një gazetar po raportonte ‘live’ kamerat kanë fiksuar pas krahëve të tij një aksident të frikshëm. Dy motoçikleta janë aksidentuar me njëra-tjetrën. Aksidenti është shkaktuar pasi njëri nga ata i ka prerë rrugën tjetrit. Nuk ka informacione për gjendjen e të aksidentuarve dhe vendndodhjen, por siç shihet në pamjet e publikuara nga LiveLeak, personat që u aksidentuan janë ngritur në këmbë. https://www.youtube.com/watch?v=V4O1-obJDDw&feature=emb_title

Read More

Lideri demokrat, Lulzim Basha deklaroi se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të hartohet kuadri ligjor i konsoliduar që i jep zgjidhje problemeve me pronat. Teksa prezantoi sot programin e pronave, kreu i PD-së tha se do të respektohen vendimet e formës së prerë administrative apo të dhëna nga gjykatat. Sipas Bashës, PD do t’i japë fund abuzimit me pronën në favor të një investimi publik. Mes të tjerash Basha tha se do të krijohet një agjencie ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private, e cila sipas tij do të bëjë dhe kontrollin antikorrupsion.…

Read More

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në Sukth. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot tek një nga problematikat më të mëdha që po shkakton sot vendin tonë dhe mbarë botën, pandemia e koronavirusit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha renditi një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se vendi ynë është i fundit në Europë sa i takon ndihmës ekonomike për shkak të pandemisë. “100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si renditet Shqipëria për ndihmën ndaj familjeve dhe bizneseve të prekura nga pandemia? Përgjigja: Paketa e ndihmës anti-covid e Shqipërisë është më e ulëta në Europë”, shkruan Basha në…

Read More

COVID-19 i ka marrë jetën nënës së deputetit socialist Besnik Baraj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti përmes një postimi në rrjete sociale. Ai shkruan se para se COVID-i të futej në shtëpinë e tij nuk mendonte si aktualisht, ndaj u kërkoi të gjithëve që të bëjnë kujdes maksimal për të mbrojtur të moshuarit. “Netëve, tek rrija pranë nënës, ku sasia e oksigjenit varionte nga 50% në 90%, e dëgjoja tek rënkonte: “Oh nëna ime!’’ Për të ishte ende e gjallë nëna e saj!!! Sot unë e humba nënën time, por duket nëna vdes kur vdesin dhe fëmijët…

Read More

Bullizmi është shndërruar në një fenomen tepër shqetësues jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Mbrëmjen e djeshme në programin e dashur për publikun, “Dua të të bëj të lumtur”, u trajtua historia e Paolës. Ajo është një vajzë adoleshente nga Lezha, e cila për 3 vite është dhunuar psikologjikisht nga shoqëria e saj. Ishte nëna e saj, e cila e kishte ftuar në studio që të rrëfenin historinë e tyre të dhimbshme. Liljana tregoi se si ishte njohur me babanë e vajzës, e më pas ishin martuar. Por pak kohë pas martesës, ai kishte filluar që të…

Read More

Politikani dhe veprimtari i njohur shqiptar Adem Demaçi ka humbur bashkëshorten si pasojë e infektimit nga COVID-19. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tyre, Shqiptar Demaçi përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. “Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja, Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë”, ka shkruar ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e disa pamjeve nga rilindja e Fushë-Krujës, e cila u godit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019. Rama shkruan se po ndërtohet një lagje rezidenciale, jo për të pasurit e vendit, por për njerëz të zakonshëm që në ditë të vështira qeveria që ai drejton nuk i la në asnjë moment vetëm. “MIRËMËNGJES dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm…

Read More