Author: tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth, Durrës, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar. Një mjet tip “Renault” është përplasur me një mjet tip “Benz”. Si pasojë 4 persona janë plagosur dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit ndërkohë mësohet se shoferi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. NJOFTIMI “Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues…

Read More

Para pak ditëve, Fjoralba i njoftoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ishte riinfektuar nga Covid-19, rreth 7 muaj pasi u infektua për herë të parë. Ndaj, fëmijët, familjarët, miqtë dhe i dashuri, i kanë bërë asaj sot surprizën më të madhe. Dy shoqet e saj, moderatoret Nevina Shtylla dhe Argjira Spanca, së bashku me tre fëmijë, kanë qenë surpriza e parë. Momente shumë emocionuese u përcollën me videomesazhet, por ajo që e përloti moderatoren ishte mesazhi që gjyshërit e saj i kishin dërguar. Nevina dhe Argjira, zbuluan edhe një prej dëshirave më të mëdha të Fjoralbës; ajo është…

Read More

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 foli për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili la në fuqi masat ekzistuese kufizuese, ndonëse e enjtja shënoi një numër rekord viktimash, 21 humbje. Fico u shpreh se një ditë e vetme nuk vendos kapakun që na mori lumi. “U panë disa indikatorë, qëndrueshmëria e pozitivitetit të mostrës, ulja e numrit të të infektuarve për ditë, qëndrueshmëria e humbjes së jetës në periudha të caktuara. Këto vijnë si pasojë e masave të marra. Ne e ndjekim hap pas hapi situatën. Këto janë vendime shumë…

Read More

Ndërron jetë nga Covid19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës, i infektuar prej 2 javësh siç mëson “BalkanWeb” Ibrahim Nezha është efektivi i Policisë së burgut të Rrogozhinës që humbi jetën nga Covid19. Gazetari Kelment Baçi informon për News 24 se Nezha, 63 vjeç me banim në fshatin Kosova e Vogël në Lushnje ka humbur betejën me koronavirusin 2 javë pas infektimit. Në ditët e fundit Ai ishte duke u trajtuar tek Spitali Infektiv ndërsa dje u njoftua për ndarjen e tij nga jeta. Ibrahim Nexha prej më shumë se 20 vitesh ishte punonjës i Policisë në Burgun e Rrogozhinës ndërsa…

Read More

Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas shfaqet duke dhunuar një shtetase, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në lëvizje për identifikimin dhe shoqërimin e personit. Pas verifikimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin F. O., 55 vjeç, banues në Fier, pasi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia. Ky shtetas, në datë 26.02.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një…

Read More

Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Sevillës në kuadër të javës së 25-të në La Liga. Ousmane Dembele realizoi golin e parë në vitin 2021 në La Liga në minutën e 29-të. Në minutën e 86-të Messi vulosi fitoren e katalunasve, teksa realizoi golin e dytë për mysafirët. Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuptën e 53 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Atletico Madrid, i cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Read More

Një derë tjetër e hapur për pak minuta për kamerën e News 24 ishte edhe ajo e dhomës frigoriferike ku ruhen në temperatura ekstreme, -80 gradë celsius vaksinat kundër Covid 19. Moderatorja e emisionit “Kjo Javë” Nisida Tufa e shoqëruar nga drejtoresha e ISHP-së Albana Fico hynë për pak minuta brenda saj, të veshura me veshje speciale. Përmes kamerës së News24, publiku mund të shoh se si ruhen vaksinat brenda frigoriferit. Në pak sekonda të hapura, mundëm të numërojmë 8 kuti e brenda tyre vaksinat “Nuk mund të qëndrojmë përtej afateve”, u shpreh Fico për gazetaren Tufa. Ajo madje e…

Read More

Zv.kryeministri Erion Braçe ka shpërthyer ndaj kritikëve të cilët ia hedhin faj qeverisë që në lidhje me masat për parandalimin e koronavirusit. “Kur i mbyll thonë pse na mbyll! Kur nuk i mbyll thonë pse nuk na mbyll! Kur i mbyll thonë shkelje e tmerrshme e lirisë! Kur nuk i mbyll thonë po na merr jetën! Ndërkohe, as mbajnë maske, as lajnë duart, as mbajnë distancë! E kanë shenjë revolte ndaj qeverisë! Kaq dinë, kaq bëjnë.”- shkruan Braçe.

Read More

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bën thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatura me integritet për zgjedhjet në 25 prill. Teksa na ndajnë pak ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, përmes një postimi në rrjete sociale, Celibashi thotë se figurat që do zgjidhen duhet të plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. “Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret…

Read More

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, i ftuar në emisionit “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa foli për veprime antiligjore të vërejtura gjatë punës së tij në terren në Durrës, të kryera nga mazhoranca siç tha. Paloka u shpreh se ka prova dhe video, të cilat do t’i denoncojë edhe në SPAK. “Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 986 qytetarë me COVID-19. Nga krahu tjetër nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen 19 persona. Po ashtu saktësohet se janë shëruar 962 qytetarë. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe…

Read More

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të jetë ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas, mban titullin “Karma”, e cila do të prezantojë shtetin shqiptar në Festivalin Evropian. Së fundmi këngëtarja shqiptare ka publikuar në rrjetin e saj në Instagram një pjesë të videoklipit të kësaj kënge që pritet të lançohet së shpejti. Anxhela shihet e gjitha e veshur me të bardha, teksa këndon një pjesë të këngës “Karma”. Mund të themi se ajo duket kaq bukur në këtë videoklip dhe…

Read More