Kreu i qeverisë Edi Rama pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare të hënën në Bruksel. Rama do të shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ku fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme. Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian. Dy prej çështjeve që pritet të diskutohen, do të jenë ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE dhe ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit. Sakaq, nuk dihet nëse në BE do të ketë ndonjë diskutim…
Author: tirana
Një 44-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi akuzohet për përndjekje. Sipas policisë i arrestuari është G.H. Ky person në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. H., 44 vjeç, sepse në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes, dhe ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.
Një nga pyetjet themelore për rikthimin në normalitet është kjo: a mbron vaksina vetëm personat e vaksinuar, apo edhe të tjerët nga transmetimi i virusit? Në një intervistë me gazetën BILD, themeluesi i kompanisë Biontech dhe heroi i vaksinës, Ugur Sahin e bën të qartë: “Numri i personave që janë pozitivë në testet PCR- dhe në këtë mënyrë janë infektues- ulet me 92 përqind pas vaksinimit”. Që do të thotë se personat e vaksinuar nuk janë më infektues. “Me këtë informacion, tani e dimë se mund ta kufizojmë pandeminë në mënyrë efektive nëse vaksinohen mjaftueshëm persona,” thotë Sahin. Ai i…
Nga JV Chamary – Forbes/ Koronavirusi u gdhend në kulturën popullore pasi virusi SARS-CoV-2,u përhap në të gjithë botën në 2020. Por a ishte i njohur koronavirusi para pandemisë Covid-19? Një mënyrë për të vlerësuar popullaritetin e fjalës është të kërkoni në Google. Më konkretisht ju mund të përdorni Ngram Viewer, një mjet që tregon grafikisht sesa shpesh një fjalë shfaqet në materialin e botuar nga 1800-2019. Mjeti kontrollon organin e literaturës që Google ka skanuar dhe arkivuar, i cili përfshin 8 milionë libra, informon abcnews.al. Grafikët më poshtë tregojnë rezultatet për “koronavirusin (et)” dhe dy termat shoqërues. Për krahasim,…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, na befasoi sot me postimet e fundit në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka treguar se i është nënshtruar një operacioni delikat në gju, pas dëmtimit të ligamenteve të tij. Për pesë javë, Dafina ka kaluar ditë të vështira teksa rikuperohej, ndërsa gjithçka e ka filmuar për t’ia treguar më pas mbështetësve të saj. Këngëtarja ka pasur gjithmonë pranë personat e saj të afërm, ndërsa Dj Geek ka qenë ditë e natë pranë Dafit, duke u kujdesur vazhdimisht për të. Tashmë, këngëtarja ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht është rikuperuar, për t’u rikthyer…
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ka bërë një deklaratë të fortë për Melisën, teksa u shpreh se do ta pështynte në fytyrë. “Konkurrentja që sot do ta pështyja në fytyrë është…”, i tha moderatorja. Fationi u përgjigj pa hezituar, duke thënë “Flokëkuqja”, pra Melisa. Pas kësaj deklarata Melisa ka reaguar me një video në Instastory ku shfaqet momenti kur ajo debatoi me Fationin kur ishin pjesë e “Përputhen” dhe me gjeste i tregoi se nuk merret më me të. Mesa duket e njëjta përgjigje vlen edhe sot për Fationin.
Ditën e sotme ka ndërruar jetë Smajl Veseli, babai i veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Sabit Veselit. Smajl Veseli po ashtu ishte xhaxhai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit. Vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të Smajl Veselit, përmes njoftimeve në Facebook. Varrimi i të ndjerit Smajl Veseli, do të bëhet në ora 12:00 në vendlindjen e tij, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Presioni i lartë i gjakut dhe problemet me nivele të larta të kolesterolit janë dy probleme shëndetësore që prekin një masë të madhe njerëzish. Ato mund të trajtohen edhe në shtëpi, me përbërës që gjenden në kuzhinën tuaj. Kjo recetë e këtij ilaçi natyral është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Rekomandohet të konsumohet për 7 ditë rresht për efekte të mrekullueshme. Përbërësit: -1 copë xhenxhefil -1 thelpi hudhër -1 lugë gjelle uthull molle -1 lugë çaji mjaltë -1 lugë gjelle lëng limoni Përgatitja: Qëroni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe vendosini në një blender. Më pas, shtoni në të edhe uthullën,…
Një ngjarje e pazakontë ka habitur efektivët e Policisë Rrugore të Durrësit, kur paraditen e sotme ata kanë ndaluar rastësisht për kontroll një mjet tip ‘Toyota’. Mjeti të cilin ata kishin ndaluar për kontroll, ka rezultuar se sapo ishte vjedhur në Shijak. “Sërbimet e Policisë Rrugore në DVP Durrës, kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”, me drejtues shtetasin F. S., për kontrroll dokumentacioni. Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P., i cili kishte bërë…
Në lidhje me masat kufizuese, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino u shpreh se ato mund të ndryshojnë në varësi të situatës. Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina që po aplikohet është Pfizer, ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër. Nuk kemi pasur raste të efekteve anësore të personave që kanë vaksinuar. Në dy ditët e para në Korçë do vaksionohen rreth 500 bluza të bardha dhe në…
Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Internal Medicine”. Konkluzioni ka dalë pas analizës së testeve të antitrupave për 3.2 milionë pacientë amerikanë, nga 1 janari deri më 23 gusht të vitit të kaluar. Deri tani ka pasur disa raste të dokumentuara të ri-infektimit që kanë ngritur shqetësimet se të mbijetuarit nuk fitojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar një infektim të dytë. Studimi jep një përgjigje lehtësuese, por ajo që mbetet e paqartë është se sa zgjat imuniteti dhe cili do të jetë ndikimi i varianteve. Studimi në fjalë është financuar nga qeveria amerikane dhe është…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagramin e tij diferencën e kontributit që duhet të paguajë një i punësuar me pagë mesatare sipas taksës së sheshtë dhe asaj progresive. Me anë të një ‘story’ kreu i ekzekutivit ka shtruar një pyetje në formë kuici në lidhje me detyrimet që duhet të paguajë një qytetar me pagë mesatare sipas taksimit progresiv dhe atij të sheshtë. “Me taksën e sheshtë një qytetar me pagë mesatare do paguante 5281 lekë në muaj, po me taksën progresive sa paguan sot?- pyet Rama. Në storyn pasardhës paraqitet edhe përgjigjja, me taksën progresive paguan 2965 lekë.…