Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki. Shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë. Ai ka një plagë me armë zjarri. Shqiptari, po sipas medieve greke u qëllua nga një makinë. Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit. Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i…
Author: tirana
Zëvendëministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e pyetur në lidhje me apelin e mjekëve për mbylljen e transportit publik dhe shkollave, thotë se se Ministria e Arsimit ka vepruar sipas skenarit përkatës në bazë të indikatorëve të pandemisë, ndërsa sa i takon transportit ajo tha se administratorët e tij duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat. “Mjekët kanë paraqitur momentet ku kemi grumbullime masive në shkolla, në transportin urban apo ambiente të tjera në bare e restorante. Për shkollën është skenari i Ministrisë së Arsimit. Mbi gjithçka qëndron shëndeti dhe arsimi është i kufizuar sipas skenarëve përkatëse. Nuk është përgjegjësia vetëm…
Janë publikuar pamje nga aksidenti që ka ndodhur pak më parë në Rrugën e Kombit, ku si pasojë ka humbur jetën njëri nga drejtuesit e mjeteve. Siç shihet në foto në aksident janë përfshirë tre makina, ku këto të fundit janë bërë copash.
Partnerja e aktorit të njohur të humorit, Gaz Pajës, ka ndarë sot një lajm të hidhur me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Gjyshi i saj ka ndërruar jetë, ndërsa Ira tregon se ai ishte një person i shtrenjtë për të. Sigurisht që partnerja e aktorit është hidhëruar pamasë për këtë humbje, teksa shkruan krahas fotos me të fjalët që s’ia tha dot para se të ndërronte jetë. View this post on Instagram A post shared by Ira•seferi (@iraseferi)
Ekspertët amerikanë besojnë se varianti kalifornian i koronavirusit është jo vetëm më infektues se të gjitha mutacionet e tjera deri tani, por sipas tyre ai gjithashtu mund të jetë deri në 11 herë më vdekjeprurës. Varianti `djallëzor`, sick e kanë quajtur mjekët atje, mund të dobësojë edhe efikasitetin e vaksinave. Duket se ky mutacion, I pagëzuar si B.1.427/B.1.429 është diktuar në Kaliforni për herë të parë këtë dimër. Deri tani, nuk është zbuluar ndonjë rast I tij ne Mbretërinë e Bashkuar, por është gjetur sakaq në Danimarkë, Australi, Meksikë dhe Tajvan. Ekipi zbuloi se “B.1.427 / B.1.429” është shndërruar në…
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se Fieri ishte qyteti që kishte pozitivitetin më të lartë javën e kaluar dhe në rast se do aplikohej testimi masiv me testet e shpejta, të gjitha ato do i kryente pikërisht në këtë qytet. Përkthyer në shifra, ai theksoi se për rreth 9000 teste të paktën gjysma e tyre do të dilnin pozitivë. “Javën e kaluar Tirana kishte një pozitivitet testit rreth 15%, Fieri e kishte 65.7%. Në Fier për çdo tre testime, dy na dalin pozitive. Nëse do testonim 9160 teste nesër do i bënim në Fier, atje kemi problemin më të madh. Të…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël se qeveria ka arritur të sigurojë një sasi të madhe vaksinash, ndërsa u shpreh se më vonë detajet do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se duhet rritur vigjilenca për ruajtjen e masave dhe mbajtjen e maskave. “Apeli im është të respektojmë masat. Dua t’i bëj një apel qytetarëve të Elbasanit. Duhet të rrisim vigjilencën. Kemi një lloj hallakatje në mbajtjen e maskës dhe distancës. Është e vetmja mundësi që ta mbajmë armikun nën kontroll. Falë…
Ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ka bërë një denoncim tronditës në lidhje me metodën e re që përdorin grupet kriminale për kultivimin e kanabisit në vend. Hajdarmataj theksoi se tashmë kanabisi po mbillet në shtëpitë e barit të lokalizuara kryesisht në kryeqytet, por edhe në zonën e Krujës dhe Vlorës. “Tani kemi dy momente. Në qoftë se deri sot është mbjellë lëndë narkotike në fshatrat e ndryshme të Shqipërisë ose në zona të ndryshme të Shqipërisë siç kemi lumin e Vlorës që dihet botërisht, kemi malet e…
Silvio Berlusconi e ka kaluar më parë COVID-19, ndërkohë që tanimë e ka radhën për të luftuar me virusin një tjetër emër i madh i futbollit italian. Krahu i djathtë i ish-presidentit të Milanit, Adriano Galliani, ka dalë pozitiv dhe është izoluar, sikurse raporton klubi i Monzës, ku dyshja e famshme dhe e suksesshme e kuqezinjve po kontribuojnë për momentin. “AC Monza komunikon se Adriano Galliano ka dalë pozitiv në testit të fundit që ka bërë për COVID-19. Administratori i deleguar, në përputhje me rregulloret shëndetësore në fuqi, është izoluar në shtëpi menjëherë”, shkruhet në deklaratën e klubit të Serie…
Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit ë prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nuk pret që të marrë kandidaturën nga Partia Demokratike, por shprehet se fillimisht do i japë asaj kontributin e tij. Vetëm 21-vjeç, ai thotë se për të është ende herët për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë edhe pse baza e propozoi dhe se nuk do që të përfitojë nga emri i babait, por gjithçka ta arrijë vetë. Gjatë intervistës, Glauku komenton edhe deklaratën e Jozefina Topallit, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë do të kishte një…
Kancelarja gjermani Angela Merkel ka refuzuar të marrë vaksinën e AstraZenecës. Standart shkruan se vaksina e AstraZenecës dhe Universitetit të Oksfordit është e sigurtë dhe efektive për personat nën 65 vjeç, por për të tjetër nuk është aprovuar. Ajo në fjalën e saj mori shembull veten dhe tha se nuk i përket grupit të përsnave që mund të marrin vaksinës e AstraZenecës pasi është 66 vjeçe. “Unë jam 66 vjeç dhe nuk i përkas grupit te rekomanduar për AstraZeneca-n. Por ajo është një vaksinë e besueshme, e sigurt dhe efikase, e aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe në Gjermani…
Një aksident automobilistik është regjistruar në Elbasan para pak minutash. Dy mjete janë përplasur mes tyre në vendin e njohur “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo”. Një mjet tip Mercedes që drejtohej nga një vajzë është përplasur me një mjet tip fuoristradë.Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia me të cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip fuoristrade. Fatmirësisht nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa dy drejtuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.Tronditje ka pësuar vajza e cila sipas burimeve nga vendngjarja thuhet se është shtatzënë çka ka bërë që edhe ambulanca të mbërrijë…