Author: tirana

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kërkon 5200 persona të cilët do të përdorin pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve. Partitë po përplasen, pasi PS thotë se kjo nuk duhet bërë nga komisionerët politikë, ndërsa PD e sheh me rezervë zgjidhjen e Ilirjan Celibashit që këtë shërbim ta zgjidhë përmes një tenderi. Po ku do të gjenden ata? Ideja e parë, është që një prej komisionerëve të trajnohet dhe ta përdorë pajisjen, por Partia Socialiste, është kundër. Përfaqësuesit e saj, i thanë ABC se detyrat e komisionerëve janë të qarta në Kodin Zgjedhor dhe përdorimi i kësaj makine nuk është detyrë…

Read More

Që pas daljes nga reality show “Big Brother”, Gerta Shino ka mbetur një nga vajzat më të komentuara në media e në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë një lajm shumë të hidhur me ndjekësit. Gerta ka treguar se me datë 14 shkurt ka zbuluar se ishte 5 javëshe shtatzënë, por fatkeqësisht e ka humbur fëmijën. Ajo ka rrëfyer se bebja e saj ndodhej jashtë mitre dhe nëse nuk e hiqte rrezikonte jetën. “Unë isha shtatzënë por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse…

Read More

Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Mat të Burrelit ka tronditur jo vetëm komunitetin atje, por gjithë vendin. Viktimat nga covid-19 gjatë ditëve të fundit kanë qenë të larta. Dje 21 ndërsa sot 20, mes të cilëve janë dhe dy vëllezër matianë. Viktimat janë Fatmir Domi, 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç. Nuk ka informacion nëse ata kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese apo jo, megjithatë ikja e tyre ka lënë pas shumë dhimbje tek familjarët dhe të afërmit. Stafi i Newsbomb i shpreh familjes Domi ngushëllimet e sinqerta.

Read More

Boiken Abazi, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë, ka mbledhur firmat e nevojshme që i duhen një kandidati të pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 Prill.Pas mbledhjes së firmave, Abazi i ka dorëzuar në Komision Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje do të vazhdojë të mbledhë firmat për dy kandidatët e tjerë, liaz Shehun në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër “Dorëzohen 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga…

Read More

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se nuk e ka marrë ende vaksinën e koronavirusit. Gjatë një interviste për një gazetë gjermane, kancelarja thekson: “Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca”. Duke u ndaluar tek vaksina “Biontech”, kancelarja thekson se edhe kjo vaksinë është e pranuar dhe ajo do të jepet për të moshuarit dhe më pas për kategoritë që punojë dhe që nuk mund të ruajnë distancën sociale. Ndonëse shumë krerë të qeverive janë vaksinuar për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim.…

Read More

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman është detyruar sot të ndërpresë konferencën e shtypit para ndeshjes së skuadrës së tij me Sevilla në kampionatin spanjoll, prej një gjakdedhjeje të papritur nga hunda. Teksa fliste me shtypin, Koeman shihej që fshinte gjakun që i dilte nga hunda, diçka që u përsërit disa herë derisa u vendos ndërprerja e konferencës dhe largimi i tij. Mediat thonin se kjo është hera e dytë që 57 vjecari Koeman preket nga i njëjti problem javët e fundit, dhe tifozët e Barcelonës kanë shprehur shqetësim. Megjithatë klubi katalanas konfirmoi se Koeman ndjehet mirë dhe thane se gjendja…

Read More

Mevlani e nisi “PërPuthen” sot me një koment për dy vajzat për të cilat ai ka shprehur një pëlqim, Ledianën dhe Antonelën. Mevlanit i ra në sy veshja e tyre, njëra e veshur me të verdha dhe tjetra me të kuqe. “Ndriçojnë nuset e mia sot”, tha Mevlani, duke nxitur edhe komente. Debati: Mevlani: ndriçojnë nuset e mia sot. Lediana: Për ça e ke këtë, apo për të përmirësuar situatën e djeshme Antonela: Unë nuk jam nusja e askujt Mevlani: Po shiko si jeni veshur, po ju bëj kompliment Arjan Konomi: Mevlan, ta ndalon ligji, nuk mund të kesh dy…

Read More

Mendojmë se keni gatuar të paktën një herë në jetën tuaj makarona, sepse pas vezës së skuqur është ushqimi më i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur. Dhe nëse jeni një njeri normal si të gjithë ne, me siguri keni ndjekur këto hapa: keni mbushur një tenxhere me ujë, keni pritur sa të vlojë, i keni hedhur pak kripë, pastaj makaronat dhe keni pritur sa të bëhen mjaftueshëm të buta sa për t’i ngrënë. Por fatkeqësisht, të gjitha njohuritë tona në kulinari rezultuan një gënjeshtër! Ja si bëhen makaronat ideale. Hapi i parë:Harroni gjithçka që dini dhe rrëmbeni një tigan në vend të një tenxhereje. Hapi i dytë:Vendosni makaronat në tigan. (Po, përpara ujit.) Hapi i tretë:Hidhni ujë të ftohtë (që…

Read More

3330 persona te prekur nga koronavirusi janë trajtuar në spitalet Covid 1, 3 dhe 4 që nga 9 marsi deri në 31 dhjetor të vitit 2020. Mjekët e kanë marrë në analizë të gjitha problemet që këta të sëmurë kanë shfaqur e për pasojë kanë dalë në përfundimin që Covid-19 prek të gjitha organet, duke shkaktuar 62 lloje komplikacionesh në organizëm. “Në të sëmurët tanë me Covid-19 konstatuam prekje e të gjithë sistemeve të organizimit, dalluam 62 shfaqje sindrom klinike biokimik. Është sëmundje me karakter të sistemit që mund të prekë çdo sistem të organizmit”. Ajo që zë vendin e…

Read More

Karafilat janë sythat e lules së pemëve të familjes Myrtaceae. Me emrin shkencor Syzgium aromaticum, kjo bimë është e lokalizuar në ishujt Malaku në Indonezi. Rritet gjithashtu në pjesën tjetër të Indonezisë, Bangladesh, Indi, Pakistan, Tanzani, Sri Lanka, Madagaskar dhe Zanzibar. Si bimë, karafili përmban me shumicë benefite si më poshtë: Elementet ushqyes Karfili është i pasur me vitamina dhe minerale. Sipas Nutrition and You, kjo bimë përmban vitamina A,B,C,E dhe K. Vitamina A promovon shëndetin e syve dhe të indeve e qelizave. Vitamina B përmirëson funksionet neurologjike të cilat mbulojnë të menduarit, të mësuarit dhe kujtesën. Vitamina C njihet…

Read More

Kërcënimi më i madh për mbijetesën e njerëzimit mund të mos jetë një asteroid apo ndryshimi i klimës. Ndëshkimi i njerëzimit mund të fshihet tek burrat. Shanna Swan, një epidemiologe mjedisore dhe riprodhuese në Shkollën e Mjekësisë të Icahn në Mount Sinai në New York, paralajmëron se numri i spermatozoideve po bie në të gjithë globin, dhe deri në 2045 mesatarja e numrit të spermës mesatare të njeriut mund të jetë afër zeros. Swan dhe bashkëautorja Stacey Colino kanë shkruar një libër që paralajmëron krizën e pjellorisë, me titullin: “Numërimi i mbrapshtë! Si bota jonë moderne po kërcënon numërimin e spermatozoideve,…

Read More