Author: tirana

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi po përballet me një sëmundje të rëndë, ndërsa pandemia ia ka bërë edhe më të vështirë betejën e saj. Ajo duhet të dalë jashtë Shqipërisë për t’u kuruar, por djali i saj ka treguar për News 24 se mjekët nuk e lejojnë pa bërë më parë vaksinën kundër koronavirusit. Ai thotë se shkrimtarja është operuar dhe i duhet të shkojë jashtë shtetit për një trajtim më të specializuar, por nëse nuk bën vaksinën, ajo rrezikohet edhe nga virusi vdekjeprurës. Prej disa javësh në vendin tonë ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit për mjekë, infermierët dhe personat…

Read More

Bankave dhe institucioneve finaciare jobanka iu është dërguar këtë javë për konsultim projektrregullorja e ndryshuar “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”. Rregullorja e ndryshuar përcakton konceptin e ri të normës efektive maksimale të interesit (NEI maksimal) duke u bazuar në mesataren e thjeshtë të normës efektive të interesit për kredinë konsumatore dhe duke i shtuar kësaj mesatareje një të një të tretën e saj, shkruan Monitor. Për shembull, nëse interesi mesatar për një produkt të kredisë konsumatore gjatë një tremujori të caktuar ka qenë 15%, NEI maksimal i vendosur nga Banka e Shqipërisë do të jetë 20%. Banka e Shqipërisë…

Read More

Short ferri për Milanin në raundin e 1/8-ave të Europa League. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United me ndeshjen e parë që do të luhet në Old Trafford të enjten e 11 marsit. Ajo mes Manchester United dhe Milanit është sfida më e fortë e këtij raundi në të cilin nuk mungojnë përballjet interesante. Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut për t’u përballur me grekët e Olympiacos me ndeshjen e parë që do të luhet në Athinë. Roma do të sfidojë ukrainasit e Shakthar Donetsk, ndërkohë që Tottenham do të ketë…

Read More

Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot fletën e votimit të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Në pikën dy të vendimit thuhet se fleta mund të ndryshojë përmasat në varësi të listave shumëemërore në çdo zonë zgjedhore. Vendimet janë marrë me shumicë votash të pesë anëtarëve të Komisioni Rregullator. Më herët, anëtarja e Komisionit rregullator në KQZ, Helga Vukaj kërkoi që kandidatët e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të identifikohen me emra dhe jo me numra.

Read More

Në kuadër të operacionit “Vergel” , agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë shpërbërë në qytetin Fuengirola (Malaga) një organizatë kriminale, me origjinë Italo-Shqiptare, të cilët merreshin me trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës dhe hashashit. Gjatë operacionit u sekuestruan 239 kilogram marijuanë të paketuar në vakum dhe shpërndarë në çanta dhe 60.5 kilogramë marijuanë. Ndërkohë që u arrestuan 8 persona, 5 prej të cilëve gjenden aktualisht në paraburgim. Aksioni policor, i quajtur Operacioni Vergel, filloi në fund të Janarit, kur agjentët e UDYCO nga Stacioni Lokal i Policisë Fuengirola mësuan për ekzistencën e kësaj organizate kriminale kushtuar trafikut të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID. Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Në 24 orët e fundit janë kryer 3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar…

Read More

Pas Ilir Metës edhe liderët e tjerë, kandidatët për deputetë dhe opinionbërës të opozitës kanë një dëshirë gjithmonë e më të madhe, që ti konsiderojnë zgjedhjet e 25 prillit si një referendum. Ajo që nuk dakordësohen publikisht të gjithë sëbashku, është pyetja: Kush është objekti i këtij referendumi? E shumta për të cilin bien në një mëndje, është përgjigja për vetëm për subjektin e tij: Edi Rama! E thënë kështu, kuptohet që të gjithë po gabojnë, sepse referendumet nuk bëhen për të rrëzuar një individ. Sepse mazhorancat, qeveritë e kryeministrat në demokracitë pluraliste, bien ose konfirmohen, përmes votimeve në zgjedhjet…

Read More

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarësisht një kërkese për lirimin e tij nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Avokati i zotit Navalni, Vadim Kobzev nuk njoftoi menjëherë emrin e burgut ku u dërgua Navalni. Agjencitë ruse të lajmeve kanë njoftuar më parë se Navalni, i cili është mbajtur në një burg të sigurisë maksimale në Moskë, mund të dërgohej në një burg në Rusinë perëndimore. Alexey Navalni, 44 vjeç, kundërshtari më i zëshëm i Presidentit rus…

Read More

Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës është rindërtuar pasi u shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e shkollës 9 vjeçare ku duket se ambienti është bërë gati për nxënësit dhe mësuesit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan: “Kjo është shkolla 9- vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës më e madhe, më e bukur edhe më e fortë. Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura e ku po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që…

Read More

Nga Klementina Cenkollari Kriza e pandemisë e ka kthyer vëmendjen e së gjithë botës nga shëndeti dhe shërbimet ndaj tij, si kurrë më parë në histori. Disa ilaçe ekzistuese mund të na ndihmojnë në përballimin e pandemisë së koronavirusit teksa presim që vaksina të jetë e aksesueshme për të gjithë. Por çmimet e larta nga kompanitë farmaceutike bëjnë që shumë prej qytetarëve të mos arrijnë të përfitojnë trajtimin e tyre. Trajtimi në shtëpi po u kushton pacientëve shqiptarë qindra mijëra lekë vetëm në një javë, duke i vënë seriozisht në vështirësi financiare. Kostot e trajtimit të Covid-19 mund të kushtojnë…

Read More

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t`u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi. “Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë parashikimin e saj për zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate. “Edi Rama paguan për të tjetërsuar dhe manipuluar opinionin publik. I dobëti do të shitet i fortë, sa më i fort të shitet, aq më i dobët është. Kandidatët e opozitës duhet të bëjnë 5 takime me nga 10 vetë në ditë, për 57 ditë, nga ora 6 e mëngjesit, në orën 10 të darkës, dhe do të kemi takuar deri në fund 810 mijë faktorë të takuar. Kjo përkthehet në 100 mandate”,…

Read More