Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E papritur/ Lideri i opozitës Alexey Navalny transferohet në një burg jashtë Moskës

17:31 / February 26, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NAVALNY
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarësisht një kërkese për lirimin e tij nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i zotit Navalni, Vadim Kobzev nuk njoftoi menjëherë emrin e burgut ku u dërgua Navalni. Agjencitë ruse të lajmeve kanë njoftuar më parë se Navalni, i cili është mbajtur në një burg të sigurisë maksimale në Moskë, mund të dërgohej në një burg në Rusinë perëndimore.

Alexey Navalni, 44 vjeç, kundërshtari më i zëshëm i Presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar kur po kthehej nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjentë nervorë për të cilin ai e ka fajësuar Kremlinin. Autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë akuzën dhe e kanë akuzuar zotin Navalni për bashkëpunim me agjencitë perëndimore të zbulimit, pretendime që ai i ka quajtur qesharake.

Në fillim të këtij muaji, Navalni u dënua me 2.5 vjet burg për shkeljen e dënimit me kusht, ndërsa po shërohej në Gjermani. Dënimi ishte pjesë e akuzave për përvetësim parash të ngritura në 2014 që Navalni i ka quajtur të sajuara, dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) e ka quajtur të paligjshëm vendimin e gjykatës ruse për këtë çështje.

Arrestimi i Navalnit ka nxitur një valë protestash nga dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Rusinë. Autoritetet kanë arrestuar rreth 11,000 njerëz, shumë prej të cilëve u gjobitën ose u burgosën me nga shtatë deri në 15 ditë.

Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të liruar Navalnin dhe për të ndalur shtypjen e mbështetësve të tij.

Moska gjithashtu hodhi poshtë vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila citonte rrezikun për jetën e Navalnit në burg në thirrjen e saj për lirimin e tij nga qeveria ruse. Kremlini e ka quajtur kërkesën e gjykatës evropiane një ndërhyrje të paligjshme dhe “të papranueshme” në punët e brendshme të Rusisë.

Më parë këtë javë, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord të vendosnin sanksione të reja kundër zyrtarëve rusë të lidhur me burgimin e Navalnit.

Që nga arrestimi i Navalnit, zyrtarët rusë dhe mediat shtetërore të lajmeve janë përpjekur në mënyrë agresive ta diskreditojnë atë, një ndryshim nga taktika e mëparshme e injorimit të tij.

Disa nga kritikat kanë theksuar pikëpamjet anti-emigrantëve të shprehura vite më parë ndërsa popullariteti i tij po ngrihej.

Amnesty International këtë javë tërhoqi përcaktimin e Navalnit si “i burgosur i ndërgjegjes” për shkak të atyre pikëpamjeve. “Në të kaluarën, Navalni ka bërë komente, që mund të kishin arritur kufirin e mbështetjes së urrejtjes dhe që përbënin nxitje të diskriminimit, dhunës ose armiqësisë”, tha organizata të enjten.

Deklarata mohonte se vendimi ishte në përgjigje të presionit të jashtëm, por njoftimet e agjencive të lajmeve kanë sugjeruar se Amnesty International ishte objekt i një fushate të koordinuar për ta diskredituar atë.

“Këta nuk ishin aktivistë që vepruan në mënyrë të pavarur … ata ishin njerëz që dëshironin të shpifnin kundër Alexey Navalnit si kundërshtari më i shquar i zotit Putin”, tha Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i organizatës anti-korrupsion të Navalnit, të enjten në një konferencë me gazetarët.

Amnesty International tha se heqja dorë nga emërtimi i të burgosurit të ndërgjegjes nuk e ndryshon kërkesën e saj për lirimin e Navalnit.

“Nuk duhet të ketë konfuzion: Asgjë që Navalni ka thënë në të kaluarën nuk e justifikon burgosjen e tij aktuale, që është thjesht e motivuar politikisht. Navalni është ndaluar në mënyrë arbitrare për ushtrimin e të drejtës së tij të lirisë së shprehjes, dhe për këtë arsye, ne vazhdojmë të bëjmë fushatë për lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International./ VOA

Alexey Navalny
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.