Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta rrëzon ligjin “Për karrierën në FA”: Përmirësoni trajtimin financiar të ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi

17:03 / February 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t`u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar”,- theksohet në arsyet e kthimit të këtij ligji.

“Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit:.

Presidenti kërkon më tej që “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë”.

FA Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.