Ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ka bërë një denoncim tronditës në lidhje me metodën e re që përdorin grupet kriminale për kultivimin e kanabisit në vend.
Hajdarmataj theksoi se tashmë kanabisi po mbillet në shtëpitë e barit të lokalizuara kryesisht në kryeqytet, por edhe në zonën e Krujës dhe Vlorës.
“Tani kemi dy momente. Në qoftë se deri sot është mbjellë lëndë narkotike në fshatrat e ndryshme të Shqipërisë ose në zona të ndryshme të Shqipërisë siç kemi lumin e Vlorës që dihet botërisht, kemi malet e Krujës, kemi Malësinë e Madhe, kemi edhe Tepelenën, Kurveleshin, malet e Elbasanit. Tani çfarë po ndodh? Sofistikimi që kanë bërë rrjetet kriminale ose sot ne në Tiranë po përdorim shpijat e barit siç quhen”, tha Hajdarmataj.
