Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur për familjen dhe dy fëmijët e saj, Naltën dhe Krenin në “Ftesë në 5”. Të dy fëmijët kanë marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin, por në fillim Nalta ishte shumë xheloze për Krenin, aq sa pretendonte ta linte në rrugë. Spiropali ka zbuluar se çfarë i thoshte vajza e vogël para se vëllai të vinte në jetë. “Në fillim unë i thosha që Nalta do të bëhesh me një shok të vogël. Ajo më thoshte do ta lidhim beben, do ta nxjerrim në rrugë, ça nuk thoshte se nuk donte konkurrencë.…
Author: tirana
Zv. Kryeministri Erion Braçe ka humbur mikun e tij në moshë të re. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se miku, shoku dhe fqinji i tij prej 19 vitesh nisi sot një rrugëtim të ri në një jetë tjetër me më shumë drejtësi e paqe rreth tij. Ai i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, dy fëmijëve dhe miqve të tij.
Orët e fundit shumë përdorues të aplikacioneve Facebook Messenger, Instagram dhe Facebook po përballen me probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve. Sipas platformës DownDetector problemet janë shfaqur fillimisht rreth orës 15:30 për të vazhduar deri më tani. Ky problem është në të gjithë botën, jo vetëm në një rajon specifik.Ende nuk ka një reagim nga Facebook se çfarë e ka shkaktuar këtë rënie të shërbimeve të platformës. Pas Messenger edhe dy aplikacionet e tjera, Instagram dhe WhatsApp, pjesë të Facebook kanë shfaqur vështirësi në funksionimin e tyre normal.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 Humvee, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada amerikane njofton se mjetet e blinduara mbërritën ditën e sotme në portin e Durrësit. “Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me…
Gjykata e Torinos ka lënë në burg 27-vjeçarin shqiptar që qëlloi 5 herë me thikë ish-të dashurën greke. Jetmir Kurtsmajlaj do të vijojë që të qëndrojë në qeli, pasi gjyqtari u shpreh se ekziston rrezikon që të përsërisë krimin. Mbrëmjen e së dielës shqiptari e sulmoi studenten greke fillimisht me grushte dhe shkelma dhe më pasi i nguli në trup thikën 5 herë. “Ekziston rrezik real dhe konkret që ai të përsëri veprimin nëse lirohet” tha gjyqtari. Jetmir Kurtsmajlaj tha dy ditë më parë se “Doja ta trembja, jo ta vrisja, nuk e bëra nga xhelozia”. Edhe nëna e studentes greke…
“Nëse Rama largohet sot Veliaj do të ishte sipas meje njeriu që do ta pasonte”. Kështu u shpreh sot analisti i njohur Mustafa Nano teksa u pyet për angazhimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në fushatën elektorale të Partisë Socialste. Nano tha se Veliaj ka rënë në sy për një numër veprash në Tiranë dhe se është evidentuar si figura e dytë e PS. Por, analisti vijoi më tej duke thë se “mendoj se Rama aty mund të jetë edhe më gjatë se mendohet”. Sipas tij nëse kryeministri Rama fiton një mandate të tretë do të vijojë të qëndrojë në PS për…
Dy vajza janë përleshur me njëra-tjetrën mesditën e e sotme. ngjarja është regjistruar në një shkollë në Vlorë. Siç shihet edhe nga pamjet, e publikuar nga Joq Albania, vajzat kapen nga flokët, ndërsa nuk mungojnë shuplakat, grushtat e shkelmat. Në pamjet shihet dhe një djalë që afrohet për t’i qetësuar gjakrat, por vajzat vazhdojnë të zihen sërish. Në sfond dëgjohen edhe të sharat mes të vajzave. Arsyeja e këtij sherri nuk dihet.
Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve, që të ruajnë çdo faturë të kurimit të COVID që nuk është rimbursuar nga qeveria. Gjatë një takimi që ka bërë më mjekët dhe infermierët është shprehur se pas 25 prillit, kur ai të vij në pushtet do ta bëjë këtë gjë përmes një skemë që po punon për të lehtësuar krizën ekonomike në familjet shqiptare. “Ruajini faturat e kurimit të COVID pasi qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka që në borxhin ku ju u ka mbytur kjo qeveri të mos jetë një gur në qafën tuaju por…
Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në zonën pranë Piramidës u ekzekutua 66-vjeçari Behar Sofia. Viktima Sofia konsiderohej si “1-shi” i trafikimit të heroinës dhe besohet se ka lidhje të forta me turkun Abduselam Turgut, të arrestuar disa vite më parë në Shqipëri. Në lidhje me këtë vrasje ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se kjo ngjarje është një larje hesapesh midis Ndragetës Italo-shqiptare dhe mafies turke për të dominuar trafikun e heroinës për në Europë. Postimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 21 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 986 raste të reja nga 3691 teste të kryera. Më konkretisht, qytetarët që kanë humbur jetën janë nga: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon këtë pasdite një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë në vend. Në fokus të diskutimeve është situata e rëndë e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Teksa vlerësoi mjekët për punën e bërë në këtë vit pandemie, Basha akuzoi qeverinë se ka keqmenaxhuar në mënyrë monstruoze situatën. “Dua ta them hapur, duke pasur parasysh çfarë qeverie kemi, heroizmi i çdo mjeku shqiptar është i pakrahasueshëm. Të kesh një qeveri që nuk çan kokën për asgjë. Të përpiqesh t’ia hedhësh fajin mjekëve është dyfish kriminale, e poshtër, cinike. Vetë e bëri vaksinën, sot…
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka njoftuar se zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, OSBE bën thirrje për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit.“Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR-it. Aplikoni për t’u bërë pjesë e stafit mbështetës të tij! Pozicionet e lira dhe mënyrën e aplikimit i gjeni në linkun e mëposhtëm. *Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të funksionojnë në mënyë të pavarur, sipas mandateve të tyre…