Author: tirana

Qeveria shqiptare ka nisur një përpjekje të re për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të mbetur në Siri. Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi është duke zhvilluar një vizitë në Liban. Qëllimi kësaj vizite lidhet me krijimin e kushteve për të marrë nga kampet Al Hol dhe Roj të të gjithë grave dhe fëmijëve shqiptarë. Vajtja e ministrit Çuçi mësohet se është kërkuar nga kryeministri Edi Rama. Burimet janë të rezervuara të tregojnë se kush e shoqëron në Liban ministrin Çuçi dhe cilët janë…

Read More

Epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet se Shqipëria po arrin skenarin më të keq nga pandemia e COVID-19 . Mjeku shprehet se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë por edhe të dhënave të përditësuara, vendi ynë është në nivelin më të lartë të transmetimit komunitar të koronavirusit. “Ne jemi në transmetim komunitar të nivelit më të lartë, ai C4 sipas OBSH. Po t’i merrni indikatorët tonë ne jemi qartësisht në transmetim komunitar sipas skenarit më të keq të mundshëm. Jemi relativisht qëndrueshëm po skenari është ky” thotë për A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Read More

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman përmes një postimi në Twitter ka lëshuar një mesazh për klasën politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai kërkon që kandidatët në zgjedhje të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, por edhe të mos kenë lidhje me njerëz të përfshirë në to. Mesazhi i tij vjen pas mesazheve të përsëritura nga ambasadorja Yuri Kim për politikën shqiptare. STATUSI I PLOTË Afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit po afrohet shpejt. Palët duhet të sigurojnë që kandidatët që duan…

Read More

Prokuroria Speciale ka treguar masat që janë marrë deri më tani për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit në Kosovë. Sipas Insajder, mësohet se deri më tani janë bllokuar 600 mijë euro si dhe janë sekuestruar katër vetura, vlera e të cilave është rreth 100 mijë euro. Lajmi është bërë i ditur, përmes një komunikimi për mediat të prokurorisë, ku gjithashtu është treguar se janë bllokuar 34 llogari bankare të bizneseve në të cilat janë transferuar parat nga i dyshuari Kadri Shala pronar i (LDA Group Sh.p,k). Ndërkohë është bërë kërkesa te autoritetet e Turqisë, lidhur me…

Read More

“Pengu i madh nëse mund ta them janë vitet kur humbi kinemaja këtu dhe nuk pati produktivitet dhe vlera dramaturgjike. Humbi kinemaja, u shua në moshën e pjekurisë profesionale më të e përt, ku priten vepra të mëdha. I shikojmë filmat amerikanë ku kinemaja është industri, lëvizjet e aktorit nga roli në rol pa bërë ndonjë shenjë barazimi dhe krahasimi ata luajnë deri në shuarje të jetës. Ndërsa ne na u shua arti përpara se të mbarojë jeta. Kam bërë role por jo në kontiuinitet por sa shumë do ishin rolet e mija dhe të kolegëve të mi nëse do…

Read More

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përfshirjen edhe të ushtrisë në procesin e vaksinimit anti-Covid. Nga qyteti i Beratit, kreu i qeverisë tha se periudha e pranverës me shumë gjasa do të jetë shumë intensive për sa i takon procesit të vaksinimit dhe kërkoi edhe bashkëpunimin e studentëve të infermierisë. Sipas Ramës, “duhet të përgatitemi për një rrjet kapilar jo vetëm qendrash shëndetësore”. “Shpresoj shumë që në ditët në vijim pa u bërë ditët javë të tëra të kemi lajme të mira për rritjen e sasive dhe shtrirjen intensive të vaksinimit ndërkohë Ndërkohë që duhet të përgatitemi për një rrjet kapilar jo…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbardhur në një postim në twitter takimin e zhvilluar sot me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. “Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me ambasadoren e ShBA-ve, znj Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë amerikan, për të përshpejtuar zhvillimim ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe fuqizuar luftën kundpr krimit dhe korrupsionit.”- shkruan Basha. Më herët, ambasadorja amerikan shkroi në një postim në twitter se për takimin e zhvilluar me kryedemokratin Basha, ku njoftonte se ishte informuar për programin zgjedhor të PD-së dhe aleatëve teksa ka…

Read More

RENEA ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në kompleksin “Arbëria” në qytetin e Laçit. Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se gjatë kontrollit, janë gjetur sende të paligjshme në këtë kompleks. Kontrolli ende nuk ka përfunduar, por është në proces. Këto kontrolle bëhen, kryesisht për të zbardhur më shumë për vrasjen e Shkëlzen Kastrati. Mësohet se nga kontrollet nga RENEA në Laç, gjendet një pistoletë në një kasolle. Arma e gjetur e gjetur në kasollen afër kompleksit është tip ‘Glock’. Disa persona janë shoqëruar ditën e sotme për vrasjen e bujshme të ndodhur disa ditë më parë. Ngjarja e ndodhur në…

Read More

Veç personelit shëndetësor, dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 janë duke e marrë edhe personat mbi 90 vjeç. Mjekja e familjes, njëherazi drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në kryeqytet, Bruna Shiroka, sqaron hap pas hapi të gjithë procesin, që nga përzgjedhja e personave, njoftimi i tyre e deri te caktimi i datës për kryerjen e vaksinës. Doktoreshë, prej së dielës ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç. Si po kontaktohen? A ka një radhë edhe brenda kësaj kategorie apo po njoftohen të gjithë ata që janë mbi këtë fashë? Ditën e diel qendrat shëndetësore u udhëzuan…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 437 raste të reja me koronavirus dhe 5 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 437 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast…

Read More

Në një takim me banorët e Gërdecit, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtuesja politike e PS-së për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, e vuri theksin tek ngjarja tronditëse e ndodhur në këtë zonë në mars të vitit 2008. Shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve, ku humbën jetën gra, burra e fëmijë ishte dëshmia se si përfundon një vend kur qeveriset nga të marrët tha Spiropali, duke shtuar se “Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se ata që po duan të vijnë në pushtet, vetëm lëkurën kanë ndërruar, po janë të njëjtët. Është ish qeveria…

Read More