Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat është shprehur edhe për marrëveshjen e LSI-së me kryedemokratin Lulzim Basha. I pyetur nëse skema e ndjekur nga Kryemadhi e Basha mund t’i maksimalizojë votat, Meta tha se dy forcat politike le të dalin si të duan. “Kjo nuk çështje e presidentit. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të dalë e për të votuar.” Po ashtu, kreu i shtetit tha se Presidenca do të hapë një portal që të jetë për ankesat e qytetarëve në periudhën e votimeve. “Do hapet një portal në Presidencë për qytetarët që kanë probleme. Presione,…
Author: tirana
Sot është një ditë e veçantë në familjen e moderatores, Bora Zemani. Ka qenë vetë ajo që e ka zbuluar përmes një foto të publikuar në Instastory, duke treguar se i vëllai ka ditëlindjen. Bora e ka uruar përmes disa fjalëve shumë të ndjera, duke mos lënë pas edhe humorin. “Zemra ime, shpirti im, gjaku im! Jam e lumtur që të kam në jetën time, që jam rritur me ty (edhe pse të kam nxirë jetën). Të dua dhe sa më shumë rritemi, të dua edhe më shumë”, ka shkruar moderatorja.
Ekzistojnë disa njerëz të cilët bëjnë gjithçka për të tjerët. Ata janë shumë bujar dhe ndodhen gjithmonë aty për t’i ndihmuar dhe mbështetur të tjerët në mënyrë të pakushtëzuar. Këto cilësi që ata kanë, varet shumë dhe nga shenja e zodiakut. Peshqit Ata që i përkasin kësaj shenje njihen si persona me zemër të madhe, aq sa nuk bëjnë dallime mes miqve të ngushtë apo individëve të panjohur. Ata janë gjithmonë të gatshëm t’ju vijnë në ndihmë të gjithëve nëse ekziston një mënyrë. Motivimi për të bërë vepra të mira bën që Peshqit të ndihmojnë edhe ata që nuk e…
Gazetari Telnis Kuqi akuzon drejtuesin e televizionit lokal për ngacmim seksual ndaj minoreneve që kanë punuar aty. “Një nga ish-koleget e mia më tregoi rrëfimin e saj por nuk e publikova se thashë nuk kam prova. Pasi një vajzë tjetër më tregoi dhe më pas më dërgoi videon vendosa ta publikoj. Nëna e vajzës në fillim nuk e besonte që është vajza e saj. Tani ajo është në komisariat duke dorëzuar videon e plotë dhe duke denoncuar personin.Videoja është më e gjatë, duken fytyrat shumë qartë, është rreth 34 sekonda“, tregon Telnis Kuqi për “Shqipëria live”.Vetë Aristotel Petro pranon se…
Një minator ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në minierë në zonën D në qytetin e Bulqizës. Fiqiri Karaj është 46-vjeçari që gjeti vdekjen ndërsa po punonte në një galeri private. 46- vjeçari, baba i tre vajzave punonte në një minierë private ku gjatë punës një masiv mineral kromi është shkëputur nga tavani i galerisë duke e zënë poshtë dhe lënë të vdekur. Ndërkohë viktima aktualisht është në morgun e spitalit të Bulqizës për ekspertizë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia e Durrësit ka arrestuar I. Kasa alias Mitralozi, pasi ky shtetas është dënuar në Itali me 23 vite burg, për veprën penale të trafikut të narkotikëve. Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Islam Kasa alias Mitralozi, 53 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e…
Sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe Basha me Kryemadhin kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera. Një skenar ky që sipas tyre synon të maksimizojë votën për partitë e tyre. ,PD dhe LSI do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë. LSI pretendon të nxjerrë deputetë në këto qarqe prandaj edhe ka zgjedhur që të dalë e vetme duke patur edhe mbështetjen e PDS-së së…
Artan Hoxha nga studio e ABC këtë të mërkurë ka deklaruar se SPAK duhet të hetojë dhe të merret me abuzimet në radhët e bluzave të bardha duke filluar nga vetëvrasjet. Gazetari ka përmenduar rastin e vetëvrasjes së 28 vjeçarit nga Durrësi në gusht të 2020 ku është shprehur se si ka mundësi që pas lajmit të vetëvrasjes është publikuar një letër e lënë nga ai. Ndër të tjera Hoxha ka deklaruar se Xhino Koça kishte shkruar një mesazh në celular por nuk ja kishte dërguar atë askujt, dhe mesazhi ka dalë para se celulari të sekuestrohej nga policia. Mesazhi…
Aktorja e njohur Ema Andrea ka folur për DË lidhur me akuzat që janë ngritur për regjisorin serb Miroslav Aleksic. Andrea ka rrëfyer se dhe gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale e se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim. “Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të…
Avokati i Arsen Stojkut, Artan Gjuzi, duke folur sot për vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali është shprehur se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në qeli. Sipas avokatit mbrojtës, procesi është paragjykuar sepse më përpara janë dënuar përkrahësit e dyshuar të autorit, Myslim Rama me 4 vjet e gjysmë dhe me dy vite Denis Brahimi, ndërkohë që nuk është dënuar ende autori i dyshuar, raporton gazetari i ABC, Simon Shkreli. Artan Gjuzi shprehet po ashtu se klienti i tij, Arsen Stojku po mbahet padrejtësisht në qeli pasi, shton ai, nuk ka asnjë provë nga ana e prokurorisë lidhur…
Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”. Sipas policisë pas ndalimit të dy shtetasve të përfshirë në veprimtaritë kriminale në prostitucion këtë të mërkurë është bërë i mundur edhe arrestimi i një personi të tretë shtetasit F. Xh., 26 vjeç. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka treguar se si ajo ishte ndër të parat kur u infektua me COVID-19 në Amerikë në shkurt të vitit të kaluar, kur virusi sapo kishte filluar të përhapej. “Ka qenë një periudhë e frikshme, që unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e Dua Amerikën shumë dhe thoja: Si ka mundësi qe njerëzit të vdesin ne Amerike kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollarë për çdo pacient që ishte me COVID-19 dhe i vinin ventilatorin…