Author: tirana

Tea dhe Bearti mund të jenë fejuar! Dy të rinjtë që e zyrtarizuar lidhjen e tyre të dashurisë me një skandal të madh pas “Përputhen” mund të jenë më shumë se të dashur. Të dashuruarit e kanë bërë lidhjen e tyre familjare ku Bearti ka takuar gjyshërit e Teas ndërkohë kjo e fundit ka kaluar pushimet pranë familjes së Beartit duke i bërë gjërat mes tyre serioze. Dyshimet për një fejesë të mundshme vjen pasi Tea jo vetëm që po jeton tashmë me partnerin, por mban edhe një unazë në gishtin e saj të dorës së majtë, e cila duket…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi të martën në tërësi ankimin e ish-gjyqtarit Alaudin Malaj duke i dhënë fund epopesë të njeriut të njohur si një nga gjyqtarët më të pasur në vend, sipas deklarimit të tij të pasurisë. Malaj doli nga sistemi i drejtësisë në korrik të vitit të kaluar kur dorëzoi një letër dorëheqjeje nga posti. Për shkak të dorëheqjes, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli në shtator pranimin e dorëheqjes dhe ndalimin e Malajt nga emërimi në sistemin e drejtësisë për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare. Malaj u shpreh i pakënaqur ndaj këtij vendimi dhe u ankua në KPA, ku ngriti mes…

Read More

Guvernatorë të shumtë në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar që flamujt të valëviten në gjysmë shtizë për të nderuar 500,000 viktimat që kanë vdekur nga Covid-19. Ai ndjek fjalimin e Presidentit të SHBA Joe Biden në një ceremoni ku u ndezën qirinj për shënuar momentin historik. Guvernatorët e Alabama, Arizona, Colorado, Connecticut, Haëaii, Kentucky, Nebraska, Oregon dhe Ëashington po nderojnë jetët e humbura.

Read More

Duke qenë se situata e pandemisë COVID-19 në të gjithë botën është ende problematike, UEFA ka vendosur të anulojë Kampionatin Europian 2021 të moshave U-19 për femra dhe meshkuj. Këtë lajm e ka bërë publike vetë UEFA, me anë të një komunikate zyrtare. Në njoftim shkruhet se vendimi u mor nga Komuniteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe se zhvillimi i këtij kompeticioni është shumë i vështirë. Të gjitha federatat anëtare të qeverisë më të madhe europiane të futbollit e kanë mirëpritur këtë vendim.

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se kanë nisur punimet për projektin e ndërtimit të rrugës “Mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”. Për këtë arsye, do të reduktohen korsitë ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut. ARRSH njofton se do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg. ‘Është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive. Do të…

Read More

Deputeti Myslim Murrizi ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus për të folur mbi fatin e opozitës parlamentare në zgjedhjet e 25-Prillit. “Unë si nëndrejtor tatimesh në 97  pa u bërë deputete, 11 vjet në qafë të Koshovicës ruaja që të mos vriste Arben Imami Sali Berishën, se mori tankun, Berisha e pa që ky nuk bën gjë, një ta vënë ministër tankesh, 4 vjet. I dha tanket e të gjithë Shqipërisë”, tha Murrizi. 

Read More

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta. Sipas parashikimit të sinoptikanëve, edhe pjesa tjetër e muajit pritet të jetë thuajse njësoj. Temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë celsius në zonat e ulëta. Reshjet e shiut do të jenë të pakta, kryesisht në zonat malore.

Read More

Kryeministri Edi Rama publikon në rrjetet sociale pamjet e Urës së Përfunduar të Vashës, në Rrugën e Arbrit, një nga urat më të mëdha në vend. “Ura e Vashës në Rrugën e Arbërit punë e kryer për së mbari”, shkruan Rama në Facebook. Kjo urë është më e larta në rajon, plot 152 metra, ndërsa aktualisht në Rrugën e Arbrit, janë përfunduar 5 nga 6 tunelet përgjatë 70 kilometra rrugë. Video: 

Read More

Klaudia Pepa është një ndër balerinat më të njohura shqiptare së cilës fama i ka arritur deri në Itali, ku ajo jeton prej disa vitesh dhe zhvillon profesionin e saj. Por i gjithë ky sukses, padyshim ka pas shumë sakrifica dhe lodhje, ku nga përplasjet e vazhdueshme në tokë për hir të koreografisë, balerinës i nxihen këmbët dhe gjunjët i vriten. Këtë na e dëshmoi vetë Klaudia, me anë të një postimi në InstaStory, ku shfaq këmbët e saj të nxira, të cilat vetëm duke i parë të duken mjaft të dhimshme. Mësohet se këto shenja, Klaudia i ka marrë…

Read More

Teksa e gjithë bota po vuan nga koronavirusi dhe pushimet verore edhe këtë vit janë ende në pikëpyetje, media serbe “B92” i ka bërë reklamë turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar si “Greqia e re”. Ajo shkruan se Shqipëria është zgjedhja e duhur për serbët për të kaluar pushimet, njësoj siç bënë edhe verën e kaluar. “Vitin e kaluar, Shqipëria ishte zgjedhja për shumë turistë nga Serbia, sepse për shkak të koronavirusit, destinacionet më të njohura të turistëve serbë, Mali i Zi dhe Greqia, u mbyllën për pothuajse tërë sezonin. Ne kontrolluam se çfarë na pret këtë verë dhe nëse…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar të moshuarit mbi 80 vjeç bashkë me disa personalitete. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha thotë se përparësia kryesore në këtë proces duhet të jetë tek mjekët dhe infermierët, ndërsa shton se edhe me marrjen e dozës si kryeministër, Rama ka treguar se ka shpëtuar veten. Berisha akuzon kryeministrin se ka përdorur 3-4 emra të artit për të vaksinuar një duzinë me persona të lidhur me komunizmin dhe të afërm me qeverinë. SHKRIMI I PLOTË I BERISHËS: Përparësi absolute për vaksinim duhet…

Read More

Një 33-vjeçare, nënë e katër fëmijëve është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës jo vetëm sepse ka braktisur të miturit, duke i lënë në mëshirë të fatit, por edhe sepse familja e saj nuk di asgjë për adresën se ku ndodhet. Një burim i Gazetës Si pranë Drejtorisë Vendore shpjegoi se largimi i shtetases I. M nga kryeqyteti u denoncua nga mamaja e saj, një 64-vjeçare që kërkon ndihmën e policisë për t’i kthyer të bijën në banesë. Bëhet me dije se e moshuara rrëfeu në komisariat se vajza pretendon që ka njohur një të panjohur në platformën tik…

Read More