Është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive. Mësohet se fillimisht do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg. Faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut.
Author: tirana
Videoja nga momenti i tmerrshëm ku gruaja xheloze nga Brazili qëlloi për vdekje 26-vjeçaren sepse ishte ulur pranë burrit të saj, po bën “xhiron” e botës. Sipas mediave të huaja, në video dallohet një tryezë prej 7 personash, në të cilën është ulur edhe burri i 31-vjeçare, Dayane Rafaella de Silva Rodrigues, pranë viktimës Djaiane Batista Barro.
Drejtori i Juventus, Fabio Paratiçi ka folur mbi gjendjen e Paulo Dibalës, teksa problemi në gju nuk po e lejon argjentinasin të rikthehet në fushë. Paratiçi thekson se gjendja e sulmuesit njëherë duket e mirë, më pas ka përkeqësime, ndërsa shton se Morata do të rikthehet të ndihmojë skuadrën për fazën finale të sezonit. “Dibala ka ende disa probleme, një ditë është mirë, një ditë më keq. Të mërkurën dukej sikur ishte gati, por më pas ndjeu sërish dhimbje. Për rinovimin kemi folur, do të flasim sërish dhe do të shkojmë përpara. Po luajmë shumë, një në tre ditë. Po…
Mes ish-konkurrentes së “Përputhen”, Shqipes dhe një prej djemve aktual në program, Elvisit kanë nisur thumbat e kunjat në rrjete sociale. Elvisi ishte i vetmi që i doli në mbrojtje Sindit pas skandalit me Julin dhe për këtë debatoi me Arjan Konomin gjatë “Përputhen Prime”. Tani sherri ka vazhduar edhe në rrjete sociale, ku në Instagram Shqipen e kanë pyetur: “ǒmendim ke për Elvisin që tha çdokush më mirë se ti?” “Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani! Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për…
Aktori dhe moderatori i njohur, Salsano Rrapi preferon që jetën private ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Ai është baba i 2 vajzave, Marg dhe Ama. Ai preferon që 2 vajzat e tij të vogla të mos i publikojë në rrjetet sociale. Mirëpo Salsano ka bërë një përjashtim mbrëmjen e djeshme. A ka publikuar një video ku shihet se vajzat kanë marrë bojërat dhe kanë nisur ta pikturojnë. “Para xhirimeve të filmit: Babai indian. Make up artist: Maram”, ka shkruar Salsano. Arsyen pse Salsano përpiqet ta mbajë larg vëmendjes mediatike familjen e tij dhe sidomos dy vajzat e tij, ai e…
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar në emisionin Pressing deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt për bashkim kombëtar me Shqipërinë. Gjatë fushatës, Kurti dhe Haradinaj e kanë përmendur bashkimin e Kosovës me Shqipëri. Kurti ka thënë se në rast në një referendumi, ai do të binte dakord. Po ashtu, dhe Haradinaj e ka përmendur një fakt të till. Në lidhje me këtë çështje, Kosnett ka thënë se vizoni për amerikanë nuk është krijimi i Shqipërisë së Madhe apo Serbisë së Madhe. “Ça kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i…
Analisti i njohur Andi Bushati, ka thënë sot në emisionin “open” se është për mbyllje totale, si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në vend. Gazetari Hila i kujtoi kryetaren e LSI që i bënte thirrje popullit të mos mbante maskë, dhe Bushati tha: Le ta fusnin në burg. Bushati: Unë jam për mbyllje totale. Hila: Si mbyllje totale? Bushati: Po mo për mbyllje totale. Hila: Po ti kishe kryetaren e LSI, i thoshte popullit dilni dhe mos mbani maska. Bushati: Ta fusin në burg, i kanë të gjitha kushtet. Hila: I thoshte dilni se s’ka virus dhe vetë…
Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi e konsideron ish-kryeministrin Sali Berisha një figurë me peshë brenda Partisë Demokratike. Ai theksoi se Berisha vijon të ketë shumë ndikim në PD, duke e cilësuar edhe mbështetësin kryesor të udhëheqësit të kësaj partie, Lulzim Basha. “Sali Berisha vazhdon të mbetet një figurë me shumë rrezatim brenda PD-së. Besoj se ka shumë ndikim, pavarsisht rrëfimit të tij që thotë se i qëndron larg vendim marrjes së PD-së. Pra Sali Berisha është një njeri që është themeluesi i PD-së dhe mbështetësi kryesor i Lulzim Bashës. Në ka një njeri që mundohet ta mbajë në këmbë…
Astrit Patozi do të kandidojë në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Këtë ai e konfirmoi në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus. “I bie që unë të kandidoj në Tiranë sepse nga Tirana kam orgjinën. Këtu kam lindur, pra në qarkun e Tiranës. Këtu kam ushtruar gjithë aktivitetin publik dhe politik gjatë 30 viteve. Por sigurisht kjo nuk është një gjë e mbyllur sepse kjo është një çështje që në do ta diskutojmë bashkë me të tjerët”, tha Patozi. I pyetur nëse do ta shfrytëzojë mundësinë për të garuar në 4 qarqe, kreu i BD-së e përjashtoi.…
Qeveria italiane ka zgjatur ndalimin për udhëtimet jo të domosdoshme në mes të 20 rajoneve të këtij shteti deri më 27 mars, teksa autoritetet synojnë të luftojnë përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit. Zyrtarët kanë thënë po ashtu se Ministria e Shëndetësisë do të rrisë përpjekjet për vaksinim, duke u kërkuar rajoneve që të përdorin të gjitha dozat që kanë, në vend të ruajtjes së tyre për dhënie si dozë të dytë. Ndalimi për udhëtime brenda Italisë është vendosur pak para Festës së Krishtlindjes dhe pritej të skadonte më 25 shkurt, mirëpo zyrtarët frikësohen se lehtësimi i masave të…
Bashkëshortja e Aleksandër Muratajt, i cili është i dënuar për një nga grabitjet e blindave me euro të ndodhur në Rinas në vitin 2017, Eda Lleshi ka kërcënuar se do të vetëflijohet ditën e mërkurë në Gjykatën e Krimeve të Rënda nëse drejtësia nuk reagon. “Unë të mërkurën nëse nuk vihet drejtësia, do të shkoj deri në vetëflijim me benzinë me vajzën”. Në një intervistë për gazetaren Liarda Kondakçiu të Abcnews.al, ajo u shpreh se shkak për këtë është bërë zvarritja e seancave gjyqësore në Gjykatën e Apelit. “Unë kërkoj drejtësi se kam 2 vjet që rri në Apel dhe…
Shqiptari i dyshuar për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë ka mohuar akuzën. I arrestuari rreth 40-vjeç, sipas medieve në Reikjavik ka deklaruar në dëshminë e tij para hetuesve se nuk është i përfshirë në ngjarjen e së shtunës së kaluar. “Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen” ka deklaruar ai, shkruajnë mediat islandeze. Por kush e vrau shqiptarin? Sipas medieve, ekzistojnë dy pista. “E para mund të jetë një vrasje e urdhëruar, e dyta nëse mund të ketë pasur ndonjë armiqësi mes dy personave” thuhet në artikull. Autoritetet islandeze vijojnë hetimet, ndërsa një provë kyçe pritet që të jetë edhe…