Agjencia Amerikane e Hapësirës së fundmi ka publikuar një video mahnitëse të regjistruar nga roveri i saj Perseverance në momentin e zbritjes në Mars. Këmbëngulja e cila u dërgua para disa ditësh në Mars ishte e mbushur me kamera që do të ndihmonin në kapjen e momenteve të ndryshme, shtatë prej të cilave kanë qenë të fokusuara për të filmuar momentin e uljes së Perseverance në planet. Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërkohë ato kërkojnë që të përmirësojnë akoma më shumë teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq. Anija kozmike më…
Author: tirana
Të gjithë kemi mënyrën tonë të të ulurit dhe të qenit rehat, por vetëm sepse ndihemi rehat nuk do të thotë se është mirë për ne. Për shembull e ulura me këmbë të kryqëzuara mund të ketë shumë efekt negativ tek ne dhe duhet patjetër që ta heqim këtë ves tonin. Është e rëndësishme të mësoni të qëndroni ulur drejt gjatë gjithë kohës, jo vetëm që është e mirë për të gjithë trupin tuaj, por gjithashtu rrit vetëbesimin tuaj. Më poshtë janë listuar 5 arsyet pse duhet të shmangni kryqëzimin e këmbëve. 1. Mund të provokojë paralizë nervore Kur uleni…
Dëshmitë e pacientëve dhe të familjarëve të tyre të mbledhura nga shoqata “Together for Live” tregojnë se me mijëra familje po humbasin kursimet apo po hyjnë në borxhe për të përballuar mungesën e të ardhurave dhe koston e kujdesit shëndetësor nga sëmundja COVID-19. Nga Nensi Bogdani Mijëra familje shqiptare po vuajnë jo vetëm nga sëmundja COVID-19, e cila ka sakatuar ekonominë dhe ka shkaktuar deri më sot së paku 1681 të vdekur, por edhe nga shpenzimet e konsiderueshme të lidhura me blerjen e pajimeve farmaceutike apo për kryerjen e analizave, të cilat në përgjithësi kryhen në sektorin privat. Shoqata “Together…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apeloi për më shumë kujdes për respektimin e masave anti-COVID-19. Manastirliu la të hapur mundësinë e ashpërsimit të masave nëse shifrat vijojnë në këto ritme. “Kemi një vlerësim dinamik të situatës, ku një ekip ekspertësh jemi në komunikime për të vlerësuar situatën. Epidemia vlerësohet nga incidenca javore. Masat e fundit kanë të bëjnë me uljen e orës policore dhe alternimin e mësimit online. Pritet të ketë impakt, por nuk është i menjëhershëm, po shihet mbi baza 14 ditore. Do të kemi rivlerësim të masave. Nuk duam të shkojmë në masa shtrënguese, është gjynah që të…
Një video e rëndë është publikuar në rrjete sociale, ku shihet një betoniere e cila aksidentohet në një kantier ndërtimi. Siç shihet edhe në pamje që janë siguruar nga kamerat e sigurisë, betonierja futet në kantier dhe punonjësi që është duke ecur aty pranë shpëton mrekullisht. Fatmirësisht edhe shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë ka shpëtuar.
Ish-kryetarja e parlamentit dhe kryetare e “Lëvizjes për ndryshim”, Jozefina Topalli komentoi emrat e politikanëve shqiptar që do të kishin një pozicion të caktuar në skuadrën e saj të volejbollit. Kur e pyeti se cili ka qenë zhytësi më i mirë, Topalli u shpreh kështu: “Gjatë 30 viteve besoj se zhytësit kryesorë kanë qenë Berisha dhe Rama. Ilir Meta ka qenë bllokues, bllokon herë pas here. Ndërsa ata që janë bërë kryeministra kanë bërë “pikë”, se si i kanë bërë e dinë ata, por kanë bërë pikë. “ Nga ana tjetër Gjoni e pyeti edhe për politikanin shqiptar që nuk…
Nga Denis Dyrnjaja “Reforma në Drejtësi”, “Rindërtimi” dhe “Pandemia” janë 3 gurët e rëndë elektoralë që PS mund t’i sigurojnë mandatin e tretë. Ndërkohë që ditët rendin me shpejtësi drejt 25 Prillit kur pritet përballja e madhe elektorale, opozita ka përqëndruar betejën e saj në denoncime ndaj sjelljes dhe punëve të qeverisë, duke i mëshuar kryesisht abuzimit me pushtetin, klienteliznit dhe prepotencës në vendimmarrje. Por përtej retorikës politike të ditës, gjithashtu edhe dyshimeve të arsyeshme të opozitës, në zgjedhje shkohet me një bilanc. Dhe këtë bilanc PS e ka mbështetur mbi të gjitha mbi 3 aspekte madhorë: që janë procesi…
Alfred Peza / Nuk ke sesi mos i gëzohesh dedikimit me autograf, të librit “Kohë për rrëfim” nga Ismail Kadare, shoqëruar me datën dhe shënimin e vendodhjes së saktë të rezidencës së tij: Qerret. Nënqesh kur lexon të sqaruar në kllapa, edhe domethënien e këtij toponini, sipas mënyrës së tij unike: Metropoli i qerreve! Më shumë sesa vendi i qerreve ku qeveritë tona kapin lepujt e tyre, prania e tij, e bën të duket sikur jemi në “kryeqytetin e letërsisë”! Pasi ke lexuar më parë dialogun me Alain Bosquet, beson se nuk ka mbetur ndonjë gjë e re, për tu…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sonte një bashkëbisedim me gazetarët, përpara se të mbërrinte një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer. Pyetjes lidhur me gjobat që kanë marrë politikanët pasi kanë organizuar takime me mbi 10 persona, Rama tha se fajin të parët e kanë ata që u hapin politikanëve dyert e lokalit, pasi në fund të ditës ata gjobiten, madje mund t’ju mbyllet edhe biznesi. Sipas Ramës, është fatkeqësi që i pari që jep shembull negativ është Presidenti Ilir Meta. Pyetje: Ju e keni cilësuar si kriminale mbledhjen e politikanëve në ambiente të mbyllura, janë vënë gjoba, mirëpo takimet vijojnë. A mendoni…
Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës qëi bëri kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve. Megjithëse doli ‘e përputhur’ me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin. Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij. Në rrjete sociale nuk…
Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur nga “Pfizer” 8190 vaksina të tjera. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është shprehur se do të vijohet me personelin shëndetësor dhe të moshuarit. E ndërsa zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha mbrëmë se personat mbi 80-vjeç që do të vaksinohen po përzgjidhen nga mjeku i familjes, Fico shpjegoi arsyet e këtij vendimi. “E rëndësishme është për të shkuar përpara me këtë proces. Me 8 mijë dozat e para dhe ato që pritet të vijnë të vijojmë planin e vaksinimit që ka dy grupet e para; personeli shëndetësor dhe paralelisht, kemi filluar…
Vijnë në Shqipëri 8190 doza të tjera vaksinash. Pfizer ka dërguar të tjera doza në vendin tonë. Vaksinat u pritën nga kryeministri Edi Rama në Aeroportin e Rinasit. Rama tha se pret një marrëveshje me një vend mik për të marrë 360.000 vaksina AstraZeneca. “Marrim një tjetër sasi të vaksinës Pfizer dhe siç e kemi thënë, brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë prej 41 mijë e disa qindra doza, ndërkohë që vazhdojmë përpjekjen për të finalizuar marrëveshjen e rëndësishme me një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca dhe jemi në komunikim…