Vijnë në Shqipëri 8190 doza të tjera vaksinash. Pfizer ka dërguar të tjera doza në vendin tonë.
Vaksinat u pritën nga kryeministri Edi Rama në Aeroportin e Rinasit.
Rama tha se pret një marrëveshje me një vend mik për të marrë 360.000 vaksina AstraZeneca.
“Marrim një tjetër sasi të vaksinës Pfizer dhe siç e kemi thënë, brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë prej 41 mijë e disa qindra doza, ndërkohë që vazhdojmë përpjekjen për të finalizuar marrëveshjen e rëndësishme me një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca dhe jemi në komunikim intensive me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve.
Ky objektiv është shumë ambicioz për faktin se siç ju e shihni, lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë dhe sasitë mbeten shumë të vogla. Ne nuk hymë te ata që dorëzohen dhe kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira. Vazhdojmë furnizimin me Pfizer, vazhdojmë vaksinimin, jemi në përfundim të vaksinimit të të gjithë të moshuarve në shtëpitë e kujdesit për ta dhe personelit, dhe kemi filluar me vaksinimin e kategorisë plus 80 vjeç.
Sot që flasim 70% e vaksinave janë në duart e 10 shteteve. Sot mbetet akoma shifra e 140 shteteve që nuk kanë asnjë dozë”, tha Rama.
