Author: tirana

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Hima”, ku janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Princeshë Elia Zaharia Zogu ka uruar një javë të bukur e të mbarë për të gjithë, me një foto shumë speciale. Aktorja ka publikuar në rrjete sociale një fotografi ku duket se mban në krahë princeshë Geraldinën e vogël. Elia shihet se ka veshur një bluzë të njejtë me kostumin e vajzës, ndërsa krahas fotos shkruan: “Javë sa më e bukur nga ne të dy shoqet që vishemi njësoj” Princ Leka dhe Elia Zahariau bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit te kaluar. Ata zgjodhën ta pagëzonin me emrin Geraldinë, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Read More

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar arsyen se pse nuk flet me moderatorin Ardit Gjebrean. Teksa ishte e ftuar në “NIN”, me Alaudin Hamitin, ajo tha se ka debatuar me moderatorin e njohur, pasi ajo është shprehur se nuk i pëlqen mënyra e votimit te “Kënga Magjike”. Albëria tha se Arditit i ka ngelur hatri nga deklarata e saj dhe që atëherë nuk flasin më. “Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike” se unë e thashë që nuk më pëlqen votimi, atij i ka ngelur hatri. Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kini kujdes të mos prishni asnjë marrëdhënie, dashuri apo miqësi, për shkak të disa problemeve që keni në punë. Shmangni bërjen e njerëzve të ndihen keq, vendosni kufijtë midis jetës profesionale dhe asaj personale. Demi Nesër do të jetë ditë perfekte për dashurinë dhe për të dalë në një takim pasi jeni në një fazë shërimi. Në punë kjo është koha e duhur për të bërë projekte të rëndësishme, për të vepruar, yjet janë në…

Read More

Skënder Brataj shprehet se do të ishte pro marrjes së një vendimi për kufizim të shërbimeve në lokale dhe restorante, duke i lënë vetëm në shërbime shpërndarje, ose siç quhet ndryshe delivery. Në emisionin Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja, Brataj theksoi se “personalisht mendoj se këto ambiente ndikojnë në përhapjen e virusit Covid. Në Itali kamë qenë këto gjashtë muaj dhe lokalet dhe restorantet kanë pasur shërbime delivery. Shqiptarët janë mësuar me mënyra të tjera, por duhet të përshtaten me situatat tjera”. Sa i përket nëse do të ketë një orar tjetër mbylljeje, Brataj shtoi se ka pasur vende…

Read More

Kreu i PDIU-së, Fatmir Mediu ka zhvilluar sërish një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha për koalicionet. Vetëm tre ditë më parë Mediu tha se kishte rënë dakord me Bashën për të garuar në një koalicion. Takimi vjen 48 orë para afatit final për koalicionet. Si duket nuk kanë rënë dakord akoma për pozicionin që do të kenë në listat e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike. Deri më tani Lulzim Basha ka rënë dakord me Agron Dukën, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin. Të mërkurën e 24 shkurtit, Lulzim Basha do të duhet të dorëzojë në Komisionin Qendror të…

Read More

Një punonjës i policisë së shtetit mësohet se ka humbur jetën nga Covid gjatë ditës së sotme. Shkëlqim Qamili mësohet se humbi jetën pas një beteje të gjatë me këtë sëmundje. Lajmin për humbjen e kanë dhënë kolegët e tij. ‘Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Drejtuesit Shkëlqim Qamili. Shkëlqimi pas një lufte të egër me virusin pandemik Covid 19 u nda sot para kohe nga jeta, duke lënë pas familjen, miqt por kishte ende shumë për ti dhënë Policisë së Shtetit dhe vendit, i cili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim,…

Read More

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat me gazetarët në Vlorë, foli ndër të tjera edhe për humbjen e jetës së vëllait të ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli, Rifat Lalo. Meta u shpreh se dy vajza humbën babanë në spital, kurse shtoi se Rama në vend se të kërkojë hetim në rolin e kryeministrit, nuk la vajzat as të qajnë. “Dy vajza humbën babanë në spital. Në vend që kryeministri të kërkojë hetim, nuk i la as të qajnë babanë. Vendos gjoba 50 milionë lekë, a është normale. Ndërsa, ne e dimë shumë mirë sesi i shkelin rregullat e…

Read More

I riu që shihni në foto është 18-vjeçari i cili humbi jetën nga covid 19.Qamil Seiti nga Mamurrasi, ka humbur jetën në Spitalin Covid 2 , pasi ishte infektuar me covid. Siç duket dhe nga fotot i riu punonte në kuzhinë. 18-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën. Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Mësohet se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar pasditen e sotme nga Vlora se do t’i kërkojë parlamentit të ardhshëm një ligj që të kontrollohen të gjithë drejtuesit psiqikisht a janë në rregull, duke nisur nga Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit etj. “Përmbysje demokratike, prandaj flasim për referendum, sepse nuk jemi në një situatë normale, jemi në një situatë tërësisht anormale. Në vend që kryeministri të distancohej dhe të thoshte mos shpifte për presidentin ai bën të kundërtën, thotë Presidenti nuk është në rregull nga trutë.Unë do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm që do të dalë pas referendumi që të miratojë…

Read More

Ish-kapiteni i Tiranës është ndarë sot nga jeta. Është ndarë sot nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe ekipeve kombëtare Seit Hysen, ose siç njihej ndryshe nga komuniteti Tit Hyseni. Ai spikati me lojën e tij në vitet 70-80 kur edhe mbajti shiritin e kapitenit te bardheblutë. Më tej pas përfundimit të karrirës Hyseni u bë trajner, teksa drejtori ekipet zinxhirë të Tiranës. Fatkeqësisht Hyseni nuk e fitoi dot betejën me COVID-19, duke u bërë një tjetër ish-sportist që humb betejën nga pandemia. Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllimet edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka: “Futbolli shqiptar ka…

Read More