Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk është në rregull nga trutë”, Metës nuk i del e keqja me Ramën: Do i kërkoj parlamentit të ardhshëm ligj të kontrollohen psiqikisht të gjithë drejtuesit

16:31 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta ne Berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar pasditen e sotme nga Vlora se do t’i kërkojë parlamentit të ardhshëm një ligj që të kontrollohen të gjithë drejtuesit psiqikisht a janë në rregull, duke nisur nga Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit etj.

“Përmbysje demokratike, prandaj flasim për referendum, sepse nuk jemi në një situatë normale, jemi në një situatë tërësisht anormale. Në vend që kryeministri të distancohej dhe të thoshte mos shpifte për presidentin ai bën të kundërtën, thotë Presidenti nuk është në rregull nga trutë.
Unë do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm që do të dalë pas referendumi që të miratojë edhe një ligj, por të jetë e domosdoshme dhe në Kushtetutë, të kemi një nen të kontrollohen të gjithë psiqikisht janë në rregull nga trutë para se të marrin detyrën, që Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministrat, drejtuesit e të gjithë institucioneve”, tha Meta.

I pyetur se cilët janë oligarkët, ai tha: “Janë të identifikuar oligarkët, por më i identifikuar është kryeoligarku”.
Sa i përket zgjedhjeve dhe çeljes së negociatave, si dhe deklaratës së ministres së Jashtme, Meta u përgjigj me ironi, se entuziazmi është i vonuar pasi negociatat janë hapur 3 herë sipas qeverisë.

“Është një entuziazëm i vonuar sepse sipas qeverisë janë hapur 3 herë negociatat dhe është ngritur tre herë shampanja dhe është bërë festa. Negociatat do të çelen falë referendumit të 25 prillit dhe ky referendum është një referendum për të ardhmen europiane të Shqipërisë ose për alternativat lindore që i janë ofruar, por që sigurisht që i takojnë të kaluarës. E ardhmja e Shqipërisë është në Europë, e ardhmja e Vlorës është në Europë. Ishte kënaqësi që erdhëm më në fund ditën në Vlorë se erdhëm duke ardhur natën dhe fshehurazi”, përfundoi Meta.

Ilir Meta Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.