Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apeloi për më shumë kujdes për respektimin e masave anti-COVID-19. Manastirliu la të hapur mundësinë e ashpërsimit të masave nëse shifrat vijojnë në këto ritme.
“Kemi një vlerësim dinamik të situatës, ku një ekip ekspertësh jemi në komunikime për të vlerësuar situatën. Epidemia vlerësohet nga incidenca javore. Masat e fundit kanë të bëjnë me uljen e orës policore dhe alternimin e mësimit online. Pritet të ketë impakt, por nuk është i menjëhershëm, po shihet mbi baza 14 ditore. Do të kemi rivlerësim të masave. Nuk duam të shkojmë në masa shtrënguese, është gjynah që të relaksojmë sjelljen e të mos kemi përgjegjësinë individuale. Bota dhe vendet europiane kanë dy muaj që janë. Vende si Gjermani dhe Italia, pas muajsh mbyllje, po shohin hapje të kujdesshme”, tha Manastirliu.