Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec.
Mësohet se 12-vjeçari u dërgua në Spital dhe ndodhet tashmë jashtë rrezikun për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
