Një 51-vjeçar i shumëkërkuar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave.
Bëhe me dije se në pranga ka rënë Robert Gjoni, banues në lagjen Partizan në Gjirokastër. Gjoni rezulton autor i disa vjedhjeve të banesave në qytet dhe për këtë ishte shpallur në kërkim policor.
Më herët 51-vjeçari është dënuar për kultivim kanabisi dhe vjedhje banesash. Materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.
