Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Autor për disa vjedhje biçikletash, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

11:10 / September 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1666958560xbicikletat 498
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se 27-vjeçari F.Gj ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar kanabis, një biçikletë e dyshuar e vjedhur, dhe një automjet.

Pesë persona të tjerë janë arrestuar për dhunë, kundërshtimi dhe dhunimi i punonjësit të policisë si dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin F. Gj., 27 vjeç, banues në Kurbin, si autor i dyshuar për disa vjedhje biçikletash, të kryera në vende të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit të banesës së 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një biçikletë e dyshuar e vjedhur, dhe një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– M. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të futet me forcë në automjetin që drejtonte bashkëshortja e tij, si dhe i ka dëmtuar asaj xhamin e automjetit;

– J. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me përforcues grushti shtetasin V. G., si dhe e ka kanosur atë për të mos kallëzuar në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj kushuririt të tij.

Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin F. Z., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës Policie, pas vendosjes së një mase administrative.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin G. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arrestim Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.