Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Autorët e masakrës së Pukës futen në grevë urie

09:43 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre vëllezërit, Sokol, Bardhok dhe Anton Permarkaj, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Burrelit për vrasje, kanë nisur një grevë urie. Ata prej tre ditësh nuk kanë pranuar as ushqim e as ujë dhe grevën e tyre e kanë vijuar edhe ditën e sotme.

Vëllezërit Permarkaj kanë patur një përplasje me drejtuesit e burgut dhe pretendojnë se u janë mohuar të drejtat dhe u është bërë fshehje e dokumentave. Sipas tyre për këtë çështje kanë njoftur Drejtorinë e Burgjeve si dhe Ministrinë e Drejtësisë por pretendojnë se nuk janë përfillur.

Anton, Bardhok dhe Sokol Permarkaj, akuzohen si autorë të masakrës që ndodhi  më 29 qershor të vitit 2012, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz në Pukë.  Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vrarë nga breshëria e plumbave Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).

Motivet e këtij krimi ishte një konflikt për pronësinë. Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.Dy vëllezërit Permarkaj, Antoni dhe Sokli janë dënuar me burgim të përjetshëm  ndërsa Vëllai tjetër, Bardhoku u dënua me 22 vjet. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje është dënuar edhe kushëriri i tyre Fran Përmarja me 24 vjet heqje lirie.

puke tiranannews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.